Zyrtari i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatiten për luftë me Rusinë

Zyrtari i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatiten për luftë me Rusinë

Rob Bauer

Një zyrtar kryesor i NATO-s, Rob Bauer, ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.

Admirali holandez Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, deklaroi se ndërsa forcat e armatosura janë tashmë të përgatitura për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

“Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne forcat e NATO-s po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol të rëndësishëm", tha Bauer.

Admirali Bauer tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur duke bërë thirrje që popullsia e saj të përgatitej për luftë në fillim të këtij muaji, raporton The Independent.

“Aty fillon. Kuptimi se jo çdo gjë është e planifikuar dhe jo gjithçka do të jetë e keqe në 20 vitet e ardhshme”, tha Bauer.

Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, pasi aleanca praktikon zmbrapsjen e një pushtimi nga forcat ruse.

Rreth 90 mijë trupa janë vendosur të bashkohen me stërvitjen Steadfast Defender që do të zgjasë deri në maj, duke përfshirë 20 mijë trupa nga Britania e Madhe.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik