Zyrtari kosovar, Mahmut Bakalli
jepte informata për Shqipërinë

Zyrtari kosovar, Mahmut Bakalli<br />jepte informata për Shqipërinë
Në një nga kabllogramet, të tetorit 1975, ambasada amerikane në Beograd flet për një informacion mbi situatën politike të krijuar në Shqipëri pas spastrimeve masive në administratë dhe parti.

Sipas këtij dokumenti, vetë ambasadori kishte kontaktuar në telefon me kryetarin e Lidhjes Komuniste të Kosovës së asaj kohe, Mahmut Bakalli, i cili duket se ishte një njohës shumë i mirë - nga brenda - i zhvillimeve shqiptare, ndërkohë që tregohej mjaft i gatshëm të vinte në dijeni diplomatin amerikan për gjithshka që ai i kërkonte.Duke vënë theksin në pamundësinë që sovjetikët të rivendosnin kontrollin e tyre mbi shqiptarët, që, me sa duket, ishte shqetësimi kryesor i SHBA.  

31 tetor 1975
Konfidencial
Ambasada Beograd


Gjatë një bisede telefonike më datë 23 tetor me kryetarin e Lidhjes Komuniste të Kosovës, Mahmut Bakalli, ambasadori e pyeti atë lidhur me ndryshimet në Shqipëri, për të cilat është folur. Bakalli tha se kishte patur ndryshime politike të jashtëzakonshme në front të gjerë.

Lëvizjet kishin nisur në qarqet intelektuale me parrulla kundër tendencave liberalo-borgjeze, me të cilat nënkuptohen ndikime nga Jugosllavia apo Greqia. Megjithatë, më vonë shqiptarët kanë arritur në konkluzionin se rreziku real vinte nga tendencat pro-sovjetike dhe shkërkimet tani kanë kaluar në sferën qeveritare dhe ekonomike.

Bakalli tha se nuk e dinte se ku do të çonin këto ndryshime, por mendonte se masat e marrë nga partia nuk e kishin prekur fuqinë ushtarake të vendit, madje, sipas tij, ndryshimet e mëparshme kishin sjellë pasoja pozitive politike.

Shefi i ri i Shtabit ishte vetëm 41 vjeç dhe kishte sjellë gjallëri. Sovjetikët mund të kishin shpresuar të përfitonin nga trazirat në forcat e armatosura shqiptare, por ushtria doli më e fortë nga to.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në qarqet intelektuale, vijoi Bakalli. Ndryshimet e shumta në Universitet sollën zëvendësimin e burokratëve me personel më të kualifikuar dhe më të aftë. Ai ishte i mendimit se nuk ndryshonte rrënjësisht sistemi shqiptar në vetvete, por duhet të rigjallërohej.

Lidhur me gjendjen e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare, Bakalli tha se ato nuk ishin të këqia, por kufiri i përbashkët ishte më i mbylluri nga gjithë vendet fqinjë, ndonëse shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe sportive ishin shtuar pesë vitet e fundit.
   
I pyetur pse Shqipëria refuzonte të lidhte marrëdhënie diplomatike me SHBA dhe BRSS, ai tha se e kuptonte se çfarë mendimi kishin shqiptarët për Bashkimin Sovjetik dhe nuk i kritikonte. Ata mendojnë se sovjetikët kanë pretendime.

Sipas Bakallit, shqiptarët mund të hapeshin ndaj Gjermanisë Federale, ndërkohë që ekonomia nuk po ecte siç duhet, prandaj këshilla e tij ishte: rrini e prisni!

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim