
Gjithsej 32 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës.
“Ne e çmojmë kujtimin e të vdekurve", tha Oleksandr Korniyenk duke nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën.
"Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj”, tha ai.
Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox Neës.
Ata ishin Pierre Zakrzeëski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshynova , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox Neës si fiksuese, sipas Reporterëve pa Kufij.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lavrov: Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve të dërguara në Kiev, aq më shumë do të përparojmë! Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin











