Dy kandidatë për primaret e PD në Fier, Mahmutaj futet në garë: Zotohem se do respektoj rezultatin e zgjedhjeve

Dy kandidatë për primaret e PD në Fier, Mahmutaj futet në garë: Zotohem se do respektoj rezultatin e zgjedhjeve

Artur Mahmutaj në deklaratë

Ditën e sotme, Artur Mahmutaj ka shpallur kandidaturën e tij sa i takon primareve që PD do të mbajë për të përzgjedhur kandidatin që do garojë për bashkinë e Fierit.

Mahmutaj tha se ishte për të ardhur keq që në vitin 2022, situata ishte e ngjashme me atë të vitit 1991, ndërsa shtoi se do të respektonte rezultatin e zgjedhjeve për primaret.

“Organizimi i primareve nga PD është risi  e bukur. Gara e hapur për këdo që ka dëshire e guxim të garojë është tregues që jemi në rrugëen e duhur dhe garantojnë pikërisht demokracinë e brendshme në PD.

Personalisht zotohem se do të pranoj dhe respektoj rezultatin e zgjedhjeve që do dalin nga këto primare brenda PD-së, jam besimplotë se kushdo qoftë kandidati që do të ballafaqohet në betejën e vitit 2023, gëzon respektin dhe mbështetjen e bazës dhe bashkëqytetarëve të Fierit”-tha Mahmutaj gjatë deklaratës së tij.

Kujtojmë se dje, ka qenë, Edvar Kodheli i pari që ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit, duke deklaruar se ishte gara ajo që do të përzgjidhte më të mirin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Kandidatura e parë për ‘primaret’ e PD në Kurbin, Lindita Toma: Do të punoj për t’i thënë ‘jo’ propagandës

 

Në kuadër të kandidaturave për ‘Primaret’, së fundmi, Lindita Toma ka shpallur kandidaturën sa i takon zgjedhjeve që do të nxjerrin kandidatin për bashkinë e Kurbinit.

Toma tha se vendimin e kishte marrë pas komunikimit me qytetarë të zoonës dhe renditi disa prej arsyeve që e kishin shtyrë të shpallte kandidaturën.

“Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike Kandidaturën time në procesin e PRIMAREVE, inovacion i sjellë për herë të parë nga Partia Demokratike e Shqipërisë.  Si një qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiej përgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve Kurbinas pa interesa personalë.

Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.Do te punoj për të kthyer Bashkinë KURBIN përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas, do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin, do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët”- u shpreh Toma në deklaratë.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin