Zyrtarizohen miqësoret e nëntorit
Shqipëri-Gjeorgji në “Qemal Stafa”

Zyrtarizohen miqësoret e nëntorit<br />Shqipëri-Gjeorgji në “Qemal Stafa”
Kosova dhe Gjeorgjia janë miqësoret e muajit nëntor për Kombëtaren e futbollit.Në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së sekretari I përgjithshëm Ilir Shulku sqaroi se sfida festime me Kosovën do të luhet më 13 nëntor në Prishtinë ashtu siç ishte bërë me dije që dje nga Federata Kosovare.

Porn ë muajin nëntor Kombëtarja do ti japë lamtumirën edhe stadiumit “Qemal Stafa” dhe këtë do e bëjë në një ndeshje miqësore që do të luhet më 16 nëntor ndaj Gjeorgjisë.Në janar do të nisë shembja e impiantit kombëtar për ti hapur rrugë fillimit të punimeve për “Arenën Kombëtare” dhe nuk kishte se sit ë mos zhvillohej një ndeshje lamtumirë në stadiumin ku lidhen thuajse të gjitha kujtimet e futbollit shqiptar.

Ilir Shulku shpjegoi se Federata ka qënë në negociata me kundërshtarë “Big” edhe nga ata që luajnë në Europian por nuk mundi të finalizonte për arsye të ndryshme.

Pramiqësoret e nëntorit për kuqezinjtë janë Kosovë-Shqipëri më 13 nëntor dhe tre ditë më vonë Shqipëri-Gjeorgji në “Qemal Stafa”.Pjesë e axhendës së miqësoreve të nëntorit është edhe një mbrëmje gala që do organizohet nga Federata për kualifikimin në Europian.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna