Zinedin Zidan dhe Real Madrid kanë ndërprerë për herë të dytë bashkpunimin sot. Trajneri francez ka kërkuar largimin nga klubi pas një sezoni poshtë pritshmërive, pasi ‘galaktikët’ e mbyllën sezonin pa asnjë trofe, diçka e cila nuk ndodhte që prej vitit 2010. Largimi i tij nuk ishte befasi, pasi diçka të tillë e kishtë paralajmëruar vetë francezi më herët.
Mediat në Spanjë shkruajnë se zëvendësuesit e trajnerit më të suksesshëm në historinë e Real Madrid mund të jenë legjenda Raul dhe Masimiliano Allegri. Gjithsesi së fundi shumë kuota ka marrë edhe Antonio Conte, i cili vetëm një ditë më parë u largua nga Interi pas një sezoni ku fitoi Seria A.
Lajme të bujshme përsa u përket trajnerëve vijnë edhe nga Italia. Edhe pse shihej si zëvendësuesi i Conte-s te Inter, Allegri mund të zyrtarizohet shumë shpejt si trajneri i ri i Juventusit. Ky do të ishte një rikthim për bardhezinjtë, që nga ana tjetër pritet të shkarkojnë shumë shpejt Pirlo-n, që bëri një sezon zhgënjyes.
Për ta bindur të rikthehet pas dy vitesh Juventus i ka ofruar Allegrit një kontratë më të majme se 7 milionë euro në sezon, aq sa ç’ishte kur u largua. Për më tepër strategu italian thuhet se ka gjetur marrëveshjen për tre sezone të ardhshme.
Ndërkohë lëvizje ka edhe te Interi, që çdo sekond që kalon humbet pistën Allegri. Momentalisht zikaltërit kampionë të Seria A po mendojnë për Sarri-n që sezonin e fundit ishte pushim pas shkarkimit nga Juventus. Edhe Inter, ashtu si Juventus, po mendon një kontratë 3-vjeçare me trajnerin e ri.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.5%
-
Të gabuar
55.2%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1646
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Derbi i shqiptarëve shkon për Asllanin, Inter eliminon Atalantën në Kupën e Italisë
31 Janar, 22:59
-
Dy ‘El Clasico’ brenda 1 muaji, shorti i Kupës së Spanjës vë përballë Realin me Barcelonën
30 Janar, 13:56
-
Në Angli e konsiderojnë mbrojtësin e gafave, Inter kërkon Maguirre për të zëvendësuar Skriniar
30 Janar, 13:20
-
VIDEO/ Atletico Madrid i falet një goli në transfertë kundër Osasunës, Valencia rrezikon qëndrimin në La Liga! Real Madrid del huq
29 Janar, 18:27
-
Milan Skriniar ia bën të qartë Interit: Po, kam firmosur me PSG-në
29 Janar, 16:07
-
Merkato/ Chelsea blen me ritme të frikshme, tjetër rekord! Tottenham shpenzon 45 mln për një anësor, Paris SG presion Interit për Skriniar
29 Janar, 12:14
-
VIDEO/ Inter përmbys ndeshjen me Lautaron, luan edhe Asllani! Barazojnë Empoli dhe Torino, Atalanta fiton me Gjimshitin në fushë
28 Janar, 22:47
-
Firminho do të largohet nga Liverpool, pritet të transferohet tek skuadra italiane
27 Janar, 21:55
-
‘Mjekët e Juventusit më zbuluan tumorin’, Emre Can: Do iu jem gjithmonë mirënjohës, s’ka rëndësi sa para ke
27 Janar, 15:25
-
Raporti i FIFA-s: Dhjetë transferimet më të shtrenjta të vitit 2022 në merkato
26 Janar, 17:06
-
Derbi i Madridit, tifozët e Atletico-s bëjnë gjestin e shëmtuar kundër Vinicius
26 Janar, 16:30
-
Kupa e Mbretit ndez Madridin, sonte Real-Atletico! Statistikat parashikojnë shtesë, ndeshja speciale për Vinicius
26 Janar, 11:37