Zyrtarja e OKB-së: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e shoqërisë

Zyrtarja e OKB-së: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e shoqërisë

Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.

Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha për Radion Evropa e Lirë, Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.

Gjatë vizitës në Beograd, Nderitu tha se i takon elitave politike të shteteve që kanë përjetuar gjenocid që të vlerësojnë me saktësi të kaluarën dhe të pranojnë fajin, në mënyrë që të lejojnë brezat e rinj të shikojnë drejt së ardhmes.

“Përderisa ka një grup njerëzish me ndikim që mohojnë se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë ose që gjenocidi ka ndodhur në Ruanda ose e mohojnë Holokaustin, vazhdon të jetë shumë e vështirë për shoqërinë që të lëvizë përpara”, tha ajo.

“Ata, gjeneratat e reja, duhet të shikojnë nga e ardhmja dhe të mendojnë në mënyrë pozitive për të ardhmen”, tha Nderitu.

Duke iu referuar muralit të komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, Ndaritu tha se një mural i tij nuk do të duhej të bëhej fare.

Mlladiç, 79 vjeç, kishte udhëhequr forcat serbe të Bosnjës në luftën në Bosnje në vitet 1992-95. Ai është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për vrasjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin lindor të Srebrenicës.

Mlladiç është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Më 2017 ai kishte apeluar dënimin, por tribunali me seli në Hagë, në qershor të këtij viti, hodhi poshtë ankesën e tij.

Por, shumë persona në Serbi ende e shohin Mlladiçin si hero të luftës, dhe një mural me portretin e tij, që u shfaq një muaj më parë në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, ka nxitur tensionet ndërmjet mbështetësve të tij dhe personave që e kundërshtojnë atë.

Që atëherë, murali është ngjyrosur disa herë, por shpejt është kthyer në gjendjen origjinale.

“Mendoj se murali i dha vëmendje Serbisë, por për arsye të gabuara”, tha Nderitu.

“Pse dikush do të dëshironte ta kishte atë mural? Ne duhet të shkojmë përtej dhe të pyesim pse njerëzit duan të identifikohen me Ratko Mlladiqin, aq shumë sa janë në gjendje ta mbrojnë muralin dedikuar atij”, tha ajo.

Zyrtarja e OKB-së dhe se problem thelbësor vazhdon të jetë vullneti i politikanëve për të toleruar mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

“Është e nevojshme që të merremi me narrativë të tillë nga e kaluara, të luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit. Problemi kryesor është pikërisht ky: mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës”, tha Nderitu për Radion Evropa e Lirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite