'Zyrtaruci që kërkon rryshfet', Rama: Platforma e bashkëqeverisjes na bashkon kundër së keqes (VIDEO)

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot bilancin e punëve të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes, ku qytetarë të ndryshëm kanë gjetur përgjigje për problemet e tyre dhe kanë marrë zgjidhje. Rama thotë platforma e bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh duke tejkaluar barrierat e nëpërkëmbjes së qytetarit nga 'zyrtaruci'.

“Bashkëqeverisja nuk është slogan, po një përpjekje e mundimshme dhe e përditshme, për të thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit; barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një rryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel!

Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës;  nështë një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës;  është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit.

Bashkëqeverisja është një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit dhe natyrshëm has shumë skepticizëm nga qytetarët e pengesa nga burokratët.  Por kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej të cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë.  Po do ta ndërtojmë me këmbëngulje të madhe e durim edhe më të e madh”– shkruan Rama, bashkëngjitur videos me të dhënat dhe bilancin e funksionimit të kësaj platforme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/08/2019 14:16

    Zoti Rama,platform qe po alikon qeveria ne zgjidhje te mijera problemeve per qytetaret ,duhet shiqeruar dhe me pezullimin ,bile dhe ndeshkimin e zyrtareve te shtetit. Eshte rruga me e mire per qeverisjen per qytetaret

    Përgjigju
  • ilirjana cakaj: 05/08/2019 14:06

    Rrofte platforma e bashkeqeverisjes kam qe ne vitin 2012 qe prisja pergjigjigje nga sigurimet shoqerore dhe fale bashkeqeverisjes mora pergjigjigje ne vitn 2019 7vjwt ne pritje j

    Përgjigju
    • kristo qose: 05/08/2019 22:45

      me vjen keq qe doli fjala e nje opozitari qe thote ke vene pese cupka atje dhe ato vetem se lexojne vendimin qe eshte mare nga NJ komisjon dhe dergojne pergjigje pa njoftuar ministrin a qeverine per problemet qe dalin dhe tu jepet zgjidhje si per shembull puna ime kam qe ne shtator te 2017 operuare nga zemra me dyzet vjet sigurime dhe jam sorollatur shko komisjon ne korce korca me thote shko ne komisjon ne tirane se ata kane kopetenca me shume ky qenka shteti ligjor korca paska tjeter liq dhe ai komisjoni I tiranes paska tjeter liq dhe ai komisjoni I tiranes punon me dy sandarte mua me dyzet vjet sigurime me thote se eshte neni I pese vjeteve te fundit dhe te mengojne tre muaj kur une e kam paguar tere vitin 2017 dhe dikujt tjetri qe ska as nje dite ne pese vjetet e fundit I jep pensjone e jnvalitit kush e detyrovi kete komisjon te shkele ligjin KORUPSJONI DHE TI DEL E NA THUA DENACJONI KORUPSJONE atje e ke ne undet e tua dhe per ate komisjon spaskemi te drejtete ankoemi ai spyetka as drejtesi as qeveri te beje korupsjonsa te doje qenka vete perendije dhe saper ato cupkat qe lexojne vetem vendimin e komisjonit dhe kethejne pergjigje pa ju thene juve a ministers se eshte ky grup invalitesh qe po e leme pa as nje te ardhur si do jetoje dhe ka nja dy muaj qe ato cupekat me thone shko kerko ndime ekonomike une sjam per ndime ekonomike jam invalid dhe te trajtoem si invalid pensjon invaliti me ate ndimen ekonomike duane te me sjellin e nja dy vjet verdalle dhe te me thone ste takon se me te drejte sme takon sjam ne ate grup jam invalid pa as nje te arhur iqeni ate nenin e pese vjeteve te fundit te zgjidhet dhe puna jone te na jepni pensjone qe nga data qe na takon qe te lajme borxhet qe kemi mare per ushqim e per ilace

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm