'Zyrtarë të lartë janë sulur kundër anëtarëve të KQZ'/ Skënderi: Historia ka për t’ju dënuar

'Zyrtarë të lartë janë sulur kundër anëtarëve të KQZ'/ Skënderi: Historia ka për t’ju dënuar

Një nga anëtarët e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Bledar Skënderi thotë se zyrtarë të lartë të partive të opozitës, analistë e opinionistë i kanë sulmuar me fjalor denigrues e shantazhues, 4 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. 

Ky sulm sipas Skënderit vjen pasi KQZ nuk ra dakord me vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve. 

“Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ”– shkruan Skënderi 

Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga shumica, që injoruan dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke vijuar normalisht punën edhe në mbledhjen e sotme, u morën në mbrojtje nga Garda e Republikës. Garda i ka ofruar mbrojtje edhe kryetarit të KQZ, Klement Zguri i cili, edhe pse nuk e ka kërkuar e ka pranuar.

Reagimi i plotë i Skënderit: 

“Për të papunët që puna po i lidh me ne!  Pas zhdekretimit që Presidenti i Republikës i bëri dekretit të tij për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe qëndrimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (shumicës së anëtarëve) për vazhdimin e proçesit për zgjedhjet vendore të 30 Qeshorit, një sulm frontal dhe i paparë ndonjëherë ka filluar. 

Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ. 

Nuk po merrem me ligjin, as me argumentat ligjore apo kushtetues, sepse janë lexuar dhe përmendur aq shumë këto ditë, sa edhe shqiptari më i thjeshtë ka marë disa leksione ligjore! 

Këtu, shkurtimisht, do doja t’iu jepja një përgjigje gjithë ushtrisë së anatemuesve!  Jam në këtë detyrë, anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, konform një procedure ligjore. 

Jam prind i dy fëmijëve, bashkëshort, bir i dy prindërve për të cilët jam krenar, vëlla i dy qytetarëve të denjë të këtij vendi! Kjo është familja ime e vogël!  Familja ime e madhe është Shqipëria! Ligji është Bilba ime, e unë ushtar i Atdheut!  Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme! 

Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se nuk kam përfituar asnjë gjë nga asnjë lloj pushteti!  Kudo ku kam qenë kam kryer detyrën time me profesionalizëm dhe përkushtim! 

Kjo është një betejë e stisur, gjasme në emër të demokracisë, por në të vërtetë është luftë për karrigen e pushtetit! 

Dhe për të gjithë ata që duan t’i venë flakën Shqipërisë, për ambicjet e tyre personale për pushtet kam vetëm një përgjigje: Historia ka për t’ju dënuar! Unë nuk do të shkruaj asnjë gërmë në ato faqe të errëta!”- shkruan Skënderi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 15/06/2019 16:03

    Shoku degjo shokun tat ktu, fajlet e Mark Markut, Fitim Fshatar Zekthit

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/06/2019 15:36

    Hallall plako

    Përgjigju
  • tini: 15/06/2019 15:15

    Mos u merakos se cthone pseudo servilo analistet dhe te tjere .Kryesirja eshte mbrojtja dhe zbatimi i ligjit .Eshte situate e tille dhe shume shpejt shteti do i japi ate pergjigje qe kerkojne .E me keyesirja eshte nje zhvillin i pa cenuar i zgjedhjeve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër