-
Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon bashkëpunim me SPAK, Prokurorinë dhe Policinë për të luftuar krimet zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke kërkuar bashkëpunim të drejtpërdrejtë me institucionet ligjzbatuese për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.
17 Nëntor, 15:39 -
Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile zhvilluan sot një takim për përgatitjen e listave, duke marrë parasysh ndarjen e re administrativo-territoriale. Në qendër të diskutimeve ishte përgatitja e të dhënave të zgjedhësve sipas bashkive të reja.
13 Nëntor, 12:57 -
Reforma zgjedhore/ Pas takimit me Celibashin, BE apel partive: Koha është e kufizuar, rregullat të jenë të qarta para zgjedhjeve të 9 majit
Ambasadorja e Bashkimit Evropian Sofia Moreira de Sousa i kërkoi politikës të ecë para me Reformën Zgjedhore. Pas një takimi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashin, de Sousa tha se votuesit, partitë politike dhe administrata zgjedhore duhet t’i kenë të qarta rregullat shumë përpara ditës së zgjedhjeve.
12 Nëntor, 14:04 -
KQZ pranon firmat banorëve të Poliçanit për referendum! Banorët kundër shkrirjes së bashkisë së me Beratin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar firmat për mbajtjen e një referendumi në Poliçan, banorët e së cilit janë kundër shkrirjes së bashkisë së tyre. Tanimë, grupi nismëtar do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të vendos për mbajtjen ose jo të referendumit.
11 Nëntor, 18:37 -
‘Vendoret’/ 2,5 miliardë lekë për zgjedhjet e 9 majit, Celibashi: Votimi elektronik nuk zgjerohet, s’ka konsensus mes PD e PS
2,5 miliardë lekë do të jetë fondi i dedikuar për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Ilirjan Celibashi tha në Komisionin për Nismat Qytetare se ky fond është i mjaftueshëm për përgatitjet për procesin zgjedhor. Edhe zgjerimi i votimit elektronik duket i largët, pasi politika nuk ka arritur konsensus.
11 Nëntor, 13:54 -
Ambasadorja e BE: Reforma zgjedhore sa më shpejt! Celibashi: Të adresojë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe financimin e fushatave zgjedhore
Ilirjan Celibashi priti në KQZ ambasadoren e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, me të cilën diskutoi për reformën zgjedhore, rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut të OSBE-së dhe përmirësimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.
11 Nëntor, 13:42 -
Deputeti i PS për Report Tv: S’është domosdoshmëri që ndryshimet ligjore për Reformën Zgjedhore të ecin bashkarisht për zgjedhjet lokale e parlamentare
Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Elezi, është shprehur se nuk është domosdoshmëri që ndryshimet e reformës, përsa i përket zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare, të ecin bashkarisht.Komentet Elezi i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se PS kërkon përmes p&
9 Nëntor, 22:50 -
Reforma zgjedhore/ Ish-kreu i KQZ: Duhet ngritur Komision për Ndryshimet Kushtetuese! Propozoj Parlament me 2 dhoma dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, tha se nëse PD e PS bien dakord që në zgjedhje të shkohet me sistem proporcional të pastër, atëherë sipas tij, nevojiten ndryshime Kushtetuese. Kume theksoi se për këto ndryshime nevojitet ngritja e një Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese.
9 Nëntor, 21:46 -
Celibashi: Pretendimet e PD-së për sigurinë e votimit elektronik nuk qëndrojnë, mazhoranca të gjejë konsensus me opozitën (VIDEO)
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se pretendimet e PD-së për sigurinë e votimit elektronik nuk qëndrojnë, por qëndrimi i partisë kryesore të opozitës nuk mund të injorohet. Ai kërkoi që mazhoranca të komunikojë me demokratët dhe partitë e tjera për të arritur konsensus për shtr
3 Nëntor, 13:06 -
Vendoret 2027/ Celibashi: Nuk dimë ende si do zgjidhen këshillat bashkiakë dhe përfaqësohen qytetet! Ndryshimet në Kod duheshin bërë me ‘Territorialen’ (VIDEO)
Me reformën territoriale të miratuar vetëm pak javë më parë, Kuvendi do të duhej të kishte ndryshuar edhe Kodin Zgjedhor, amendime që duhen bërë urgjent ndryshe vendoret e 9 majit 2027 rrezikohen seriozisht. Alarmin e ngre Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, i cili thotë se në Kod aktualisht nuk ekzistojnë dispozitat që rregullojnë se si do të zgjidhen anëtarët e Këshillave Bashkiake me përfaqësimin që do të kenë qytetet.
3 Nëntor, 11:36 -
Shkelje me financat e fushatës së 11 majit/ Me kërkesë të kryekomisionerit Celibashi, KAS gjobit 13 parti me 7.5 milionë lekë në total (VIDEO)
Sipas kërkesës së kryekomisionerit Celibashi, të miratuar sot nga KAS, shkeljet përfshinin mosdorëzimin e raporteve financiare, raportimin jashtë afatit, shpenzime pa dokumentacion mbështetës dhe mospërputhje në deklarimin e të ardhurave e shpenzimeve.
2 Nëntor, 13:03 -
Shkelje me financat e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjobitjen e 13 partive me 7.5 milionë lekë në total
Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka dorëzuar raportin financiar jashtë afatit ligjor. Raportim me vonesë është konstatuar edhe për Aleancën Demokracia e Re, Aleancën Konservatore për Shqipërinë dhe Partinë Kristian Demokrate, për të cilat dokumenti përmend edhe probleme teknike të sistemit PERF.
30 Tetor, 11:08 -
-
Vendoret 2027/ PD kundër votimit elektronik, Berisha: Teknologjia manipulohet! PS: Të zgjerohet (VIDEO)
Në zgjedhjet vendore të 2027-ës, KQZ kërkon të zgjerojë votimin dhe numërimin elektronik në më shumë bashki, por dy forcat kryesore politike ndahen në qëndrime. Sali Berisha tha sot se PD nuk e pranon teknologjinë në asnjë bashki, pasi sipas tij, procesi manipulohet. Ndërsa mazhoranca është gati të dorëzojë në KQZ një listë me bashki të tjera për proces elektronik, si garanci shtesë për votën.
12 Tetor, 12:37 -
Gati 8 muaj nga zgjedhjet vendore, KQZ letër partive: Të bëjmë votim elektronik në 3 ose 4 bashki të mëdha
KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike, teksa në një shkresë të firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, KQZ u kërkon partive politike të shprehin qëndrimin e tyre.
2 Tetor, 14:30 -
-
-
-
Mentor Kikia: Përse duhet referendum për një çështje 'të mbyllur'?
Edhe vetë kryeministri Rama ka deklaruar se ndryshimet do të bëhen dhe se ligji do të përafrohet 100% me standardet e Bashkimit Europian dhe me asistencën e ekspertëve të tij. Atëherë, çfarë vlere ka një referendum për një ligj që, kur të vijë koha për t’u mbajtur, do të jetë ndryshuar tashmë?
20 Gusht, 19:25 -
Nisma për anullimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, KQZ i jep formularin tip grupit që kërkon referendum
Nisma për referendumin u depozitua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit gusht nga një grup prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile, mes tyre aktivistë të mjedisit, gazetarë dhe përfaqësues të organizatave mjedisore.
20 Gusht, 12:31