-
Zgjedhjet/ PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 22:00! Shkak eventi i ‘Giro D’Italia’ që do zhvillohet në qytet dhe pengesat që mund të sjellë (SHKRESA)
Për këtë shkak të garës së rëndësishme të çiklizmit që po zhvillohet edhe në Shqipëri në një nga etapat e saj, mësohet se dega e PS-së në Vlorë i ka kërkuar KQZ-së edhe zgjatjen e orarit të votimit në qytet nesër, deri në 22:00, nga 19:00 që parashikon Kodi Elektoral
10 Maj 2025, 10:51 -
Gongu ra! Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore! Nesër 3,7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit! Për herë të parë vendos edhe diaspora
Të dielën e 11 majit, mbi 3.7 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Sot është edhe afati i fundit i dërgimit të tyre nga vendi fqinj
10 Maj 2025, 07:25 -
-
Topalli: Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ! Ky është krim elektoral, manipulim i hapur nga pushteti në Tiranë
Ditën e sotme Topalli deklaron se ka ndodhur edhe ajo që për të ‘nuk imagjinohej’, sipas saj janë dorëzuar dorazi në KQZ zarfet e votimeve në Greqi dhe sipas saj ky është manipulim dhe krim elektoral.
9 Maj 2025, 13:20 -
Zgjedhjet/ Mbërrijnë vetëm 6 mijë vota nga diaspora, ‘digjen’ rreth 18 mijë vota, dje afati i fundit për të tërhequr zarfin! Vetëm Greqia ka kohë edhe sot
18 mijë shqiptarë të diasporës nuk e morën dot fletën e votimit, dhe këto zarfe po kthehen pas tashmë në Shqipëri. Shpërndarja e fletëve po vijon edhe për pak orë sot vetëm në Greqi, por apeli për të nxituar është kudo në diasporë, për 50 mijë votues që e kanë marrë pakon, por akoma nuk e kanë dorëzuar.
9 Maj 2025, 12:03 -
Zgjedhjet/ Policia e Shtetit me plan masash: Mbi 5 mijë punonjës policie do angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore
Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike. Mbi 5 mijë punonjës policie do angazhohen për ruajtjen e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.
9 Maj 2025, 09:47 -
PD kërkon veçimin e votave që kanë ardhur nga Greqia: Të hetohen përpara numërimit
Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të veçojë në kuti të posaçme të gjitha zarfet e votimit të ardhura nga Greqia, përfshirë edhe ato që mund të mbërrijnë deri më 1 maj 2025.
8 Maj 2025, 18:06 -
PD denoncon manipulime me votat e diasporës në Greqi, Topalli KQZ-së: Çfarë po ndodh me 70 mijë votues? Kuti me fletëvotimi të plotësuara, ODIHR të monitorojë
Partia Demokratike denoncoi sot nëpërmjet një konference për shtyp të dhënë nga drejtuesja politike e diasporës Jozefina Topalli, njëkohësisht kandidate në listën e sigurt për deputete, e shoqëruar edhe nga përfaqësuesi ligjor Franc Nuri
8 Maj 2025, 14:33 -
Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë urgjente kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje! 1920 vota janë me defekte, 198 zarfe erdhën me rrugë të pavarura
Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, problematikat me votën e diasporës mbeten prezente, sidomos çështja e zarfave në Greqi. 1920 vota të ardhura deri më tani janë me “defekte”. Për këtë shifër KQZ ka informuar edhe PD-në, e cila i ka bërë kërkesë zyrtare për çështjen
8 Maj 2025, 12:03 -
Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve të votimit! Për emigrantët në Greqi ka kohë edhe nesër
Mbërrijnë edhe 12 mijë vota të tjera nga diaspora. 56 mijë fletë votimi, që zgjedhësit i kanë marrë, nuk i kanë kthyer ende. Përveç Greqisë, pakot me zarfet zgjedhore nëpër botë që nuk do të shpërndahen dot deri sot në darkë, do të kthehen në Shqipëri.
8 Maj 2025, 10:15 -
Diaspora/ 20 mijë zarfe ende në postë, nëse nuk tërhiqen ‘digjen’! 68 mijë emigrantë ende s’kanë dorëzuar zarfin në pikat postare! Greqia sjell 6 mijë vota
20 mijë zarfe me vota janë ende në zyrat postare në diasporë, e nëse nuk tërhiqen nga emigrantët në botë deri nesër, do të kthehen pas në KQZ. 10 mijë prej tyre janë vetëm në Greqi, por në këtë shtet ka një përjashtim, pasi në disa qytete mund të votohet deri të shtunën. Me kohën në limite, PS bën thirrje për votim, ndërsa PD kërkon audit të DHL-së për problemet në Greqi dhe Itali.
7 Maj 2025, 15:48 -
-
PD shkresë në KQZ, kërkon audit për votën e diasporës në Greqi e Itali: Të dërgohet edhe një mision i OSBE-ODIHR! SPAK të nisë hetim për blerje votash e përfshirje të PS
Partia Demokratike ka kërkuar audit për votën e diasporës në Greqi dhe Itali. Në një shkresë drejtuar KQZ, PD rendit problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, ndërsa kërkon edhe hetim nga SPAK për blerje votash.
7 Maj 2025, 09:21 -
Diaspora/ Emigrantët që nuk morën zarfet, nuk votojnë dot në Shqipëri më 11 maj! Të regjistruarit nga KQZ, jo më emrin në listë
Asnjë emigrant që u regjistrua për të votuar përmes postës, nuk mund të vijë të votojë në Shqipëri të dielën, edhe nëse fleta e votimit nuk i shkoi kurrë në adresë nga KQZ. Ata nuk e kanë më emrin në listën e zgjedhësve brenda vendit. Por ata që nuk aplikuan në KQZ për votim nga jashtë, mund ta ushtrojnë këtë të drejtë më 11 maj.
6 Maj 2025, 16:09 -
Diaspora/ Edhe sot nuk mbërriti asnjë votë në Shqipëri! Vijojnë problemet në Greqi, sot afati i fundit për të dorëzuar zarfin për ata që jetojnë në ishujt grekë
Për shqiptarët që jetojnë në ishujt e Greqisë, sot është dita e fundit për të marrë e dorëzuar fletët e votimit. Të tjerët kanë kohë deri të premten dhe KQZ ju bën thirrje të telefonojnë DHL-në për të kuptuar ku e kanë zarfin e tyre. Celibashi thotë se procesi është duke shkuar shumë mirë.
6 Maj 2025, 12:12 -
Diaspora/ Avioni sot nuk solli asnjë votë! Greqia ende me probleme, 10 mijë zarfe pa shpërndarë! Ja shanset e fundit për të votuar
Po ngushtohen afatet për diasporën, gjysma e së cilës ende nuk i ka kthyer votat në Shqipëri. Problem ngelet Greqia. Për shqiptarët që jetojnë nëpër ishujt e saj, afati për të votuar skadon nesër, ndërsa për Greqinë jo ishullore, shansi i fundit është deri të premten.
5 Maj 2025, 15:52 -
KQZ i përgjigjet ankesës së PD: Asnjë votues nuk ka marrë dy zarfe apo të ketë votuar dy herë! Mos publikoni të dhënat personale të punonjësve tanë
KQZ sqaron se ka pasur vetëm raste të prodhimit të shumëfishtë të zarfeve “B” për një zgjedhës, për shkak të një defekti teknik në shtypshkronjë nga ana e kompanisë kontraktuese, por jo përdorim të dyfishtë të tyre.
5 Maj 2025, 15:47 -
Dumani, Çela dhe Proda takohen me Ilirjan Celibashin në KQZ, vizitojnë Qendrën Operacionale Kundër Krimeve Zgjedhore
Një temë me rëndësi të veçantë ishte adresimi i shkeljeve të mundshme të ligjit zgjedhor dhe trajtimi i tyre nga organet përkatëse të drejtësisë. Gjatë takimit u prezantuan të dhëna mbi numrin e kallëzimeve të bëra deri tani në lidhje me veprime apo mosveprime që bien ndesh me Kodin Zgjedhor.
5 Maj 2025, 15:21 -
Vota e diasporës, Jozefina Topalli: Të verifikohen shkeljet ligjore në Greqi! Ivi Kaso: SPAK të nis hetimin, të bashkëpunojë edhe me partnerët
Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e PD, Jozefina Topalli në një konferencë nga selia blu tha se KQZ dhe SPAK duhet të hetojnë verifikimet ligjore që po ndodhin me votat e emigrantëve në Greqi.
5 Maj 2025, 13:14 -