-
‘Zarfi nuk i lihet në dorë zgjedhësit’, Celibashi ‘rrëzon’ kritikat e PS dhe PD për votën e diasporës: Problemet janë pak! Publikimi i votës, vepër penale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këmbëngul se shpërndarja e votave në diasporë po kryhet shumë mirë, pavarësisht disa rasteve të denoncuara kur zarfi zgjedhor nuk i është lënë në dorë votuesit. Problemet kryesore janë të fokusuara në Greqi.
24 Prill 2025, 12:42 -
Zgjedhjet e 11 majit/ 152.175 votues pa dokument biometrik! 114 642 do votojnë për herë të parë brenda dhe jashtë vendit
Ministria e Brendshme ka njoftuar KQZ se në total janë 152.175 votues pa kartë apo pasaportë biometrike, që rrezikojnë të digjen dhe mos të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
24 Prill 2025, 10:13 -
PD kërkon sqarime nga KQZ: 137 qytetarë figurojnë njëkohësisht në listat e zgjedhësve brenda vendit dhe atyre jashtë vendit
Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Shtetëror me një shkresë ku kërkon sqarim lidhur me pretendimet se në regjistrat e votuesve, ekzistojnë të paktën 137 qytetarë të cilët figurojnë në të dy listat e zgjedhësve: atë të votuesve me banim jashtë vendit dhe në atë të të votuesve në territorin e Republikës së Shqipërisë.
23 Prill 2025, 18:21 -
Vota e diasporës, Balla paralajmëron kompaninë postare: Të respektojë kontratën me KQZ! Nuk do të tolerohet asnjë sorollatje për bashkëatdhetarët
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ndodhet në Selanik, ku pa nga afër në zyrat e postës DHL procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit.
23 Prill 2025, 17:39 -
KQZ nis procedurë administrative ndaj ministrit Hoxha, akuzohet se përdori automjetin shtetëror në fushatë! Nën ‘hetim’ edhe kandidatja socialiste e Fierit
Denoncimi në KQZ është bërë nga Qendra Qëndresa Qytetare, e cila thotë se shkelja është shënuar më 14 Prill, ku ministri është paraqitur në Njësinë Administrative nr.1, ku edhe është drejtues politik.
23 Prill 2025, 10:24 -
Zarfet me vota poshtë derës dhe jo personalisht, problem me shpërndarjen në diasporë! PD ankohet, KQZ: Po flasim me kompaninë
Shpërndarja e fletëve të votimit në diasporë po shoqërohet me probleme. Edhe pse nuk dihet sa masiv është fenomeni, në KQZ janë depozituar raste ku zarfi nuk i është lënë në dorë zgjedhësit. PD denoncon disa raste, për të cilat Celibashi tha se po flet me kompaninë.
22 Prill 2025, 16:21 -
Arjana Kalaja ‘blen’ vota publikisht: Kush më mbështet, shpërblehet me 1 mijë, 500 dhe 200 euro! (VIDEO)
Arjana Kalaja, kandidate e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, premton shpërblime financiare për votuesit. Thotë se çmimet do ndahen më 10 maj, një ditë para zgjedhjeve. Nuk ka deklaruar burimet e fondit dhe sipas procedurës së KQZ dhe Task-Forcës duhet të verifikohet
19 Prill 2025, 19:54 -
-
PD ankohet pranë KQZ për procesin e përgatitjes dhe dërgimit të votës së diasporës: Kompania postare lë zarfet poshtë derës pa u siguruar marrja fizike nga vetë zgjedhësi
Partia Demokratike është ankuar sërish pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me problematikat, sipas saj, në procesin e përgatitjes dhe dërgimit të votave te zgjedhësit në diasporë,
19 Prill 2025, 10:24 -
-
Videomanual/ Si votohet në këto zgjedhje? Vetëm një parti, ose vetëm një kandidat! Mënyra 2: Votoni edhe partinë edhe një kandidat të këtij subjekti
Për diasporën që ka filluar të votojë dhe për ata që do të votojë më 11 maj, duhet të kenë kujdes të mos prodhojnë fletë të pavlefshme. Duhet të zgjedhin vetëm një kandidat nga lista e një partie, dhe nuk mund të votojnë një parti A dhe një kandidat nga kolona e një partie tjetër, B.
18 Prill 2025, 16:41 -
Zgjedhjet/ Votat e para nga diaspora, zarfet erdhën nga Amerika, Norvegjia, Anguila dhe Turqia! KQZ po punon të dorëzojë edhe 50 mijë të fundit
Deri më tani janë dërguar rret 190 mijë të tilla dhe janë duke u punuar 50 mijë të fundit, kryesisht të qarqeve Shkodër dhe Vlorë. Afro 45 mijë votues tashmë i kanë marrë zarfet, dhe mbi 700 vota të para kanë ardhur në Tiranë
18 Prill 2025, 13:54 -
Shefi i ODIHR viziton qendrën ku mblidhen votat e diasporës/ Zannier: Procesi i rregullt! Celibashi: Partitë të shmangin deklaratat që dëmtojnë integritetin
Nga qendra ku po mblidhen votat e diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. I pranishëm ishte edhe kryekomisioneri Celibashi, i cili iu bëri thirrje partive politike që të shmangin deklaratat politike që mund të cenojnë integritetin e procesit të votës nga jashtë.
18 Prill 2025, 12:04 -
PD nuk i ‘ndahet‘ Bashës, ankesë në KQZ! Kërkon mbylljen e zyrës elektorale pranë një QV në Tiranë
Partia Demokratike ka paraqitur një tjetër ankesë në KQZ ndaj Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën duke kërkuar heqjen e posterave, banderolave dhe flamujve të këtij subjekti, të vendosura në një ambient 30 metra pranë qendrave të votimit të gjimnazi “Partizani“ në Tiranë.
18 Prill 2025, 10:52 -
SHËNIM/ Sa paguhet LaCivita nga Sali Berisha? Si paguhet? Me çfarë parash paguhet? Dhe si shpjegohet që as SPAK, as KQZ dhe as Task Forca nuk hetojnë?
Konsulenti i Presidentit të vendit më të fortë dhe më të pasur në botë, vjen dhe i bën fushatën një lideri ballkanas të vendit më të varfër në Europë. Sa është fatura? Kush e paguan? Si e paguajnë? A do të hetojnë institucionet shqiptare?
17 Prill 2025, 15:39 -
Ekskluzive/ Zgjedhjet, Gjermania: Jo fushatë tek ne, pa na marrë leje! Ministria e Jashtme njofton KQZ: Lajmëroni 10 ditë para
Nëse partitë politike apo kandidatët e 11 majit do të duan të zhvillojnë takime elektorale me shqiptarët në Gjermani, do të duhet që më herët të njoftojnë autoritetet vendase dhe të marrin leje prej tyre.
17 Prill 2025, 12:13 -
Zgjedhjet/ Mbërrijnë votat e para në Tiranë, 735 emigrantë kanë votuar për 2 ditë! Reagon Celibashi: Deri tani 100 mijë zgjedhës kanë marrë zarfin
Këto janë 735 votat e para të 11 majit. Kompania postare i dorëzoi KQZ-së dërgesën e parë nga diaspora. Zarfi i parë i hapur i takonte qarkut Berat dhe erdhi nga Gjermania. Ndërsa vota e dytë u hodh në kutinë e Dibrës dhe vinte nga Franca.
17 Prill 2025, 11:18 -
‘Vota juaj për të vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE!’ Balla VIDEO-mesazh dhe udhëzime diasporës për zgjedhjet: Ja hapat që duhet të ndiqni, afati dhe koha e kthimit të zarfit
Emigrantët do njoftohen me e-mail ose SMS. Zarfi i kthimit duhet të dorëzohet brenda 3 ditëve nga marrja e dokumentacionit. Në rast mospërgjigjeje, posta do të tentojë dorëzimin edhe dy herë të tjera, ndërsa pas datës 1 Maj 2025, zarfi do të kthehet në KQZ, duke pamundësuar votimin. Brenda zarfit të dërguar nga KQZ ndodhen fleta e votimit, udhëzuesi, zarfet A dhe B, si dhe lista e kontakteve të DHL në vendet përkatës
16 Prill 2025, 11:30 -
Shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Nuk e përfundojmë dot nesër, shpresojmë ta mbyllim brenda kësaj jave
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët tha se procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për diasporën shqiptare nuk mund të mbyllet nesër më datë 17, për shkak të ngarkesës. Celibashi tha se shpreson që shpërndarja të mbyllet maksimumi brenda kësaj
16 Prill 2025, 11:15 -
Zgjedhjet/ 111 shqiptarë të diasporës votojnë për 11 majin! Posta i njofton me e-mail ose mesazh kur do u shkojë zarfi! Celibashi: Jo foto votës, rrezikon deri në 5 vite burg
Diaspora ka nisur të votojë, duke shënuar zyrtarisht të parat vota të hershme në historinë e Shqipërisë. 100 mijë zarfe i janë dorëzuar postës për shpërndarje ndërsa të tjerat janë duke u përgatitur. Posta po i njofton zgjedhësit me SMS ose email se kur parashikon t’jua dorëzojë fletën e votimit.
16 Prill 2025, 10:58