-
SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme vendosen në KQZ për të gjurmuar krimet zgjedhore, në ‘punë’ edhe oficerët e BKH! PAMJE nga zyra
SPAK është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme, të tre institucionet kanë hapur një zyrë të përbashkët për gjurmimin e krimeve zgjedhore në kohë reale.
15 Prill 2025, 16:16 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Koordinator sigurie pranë çdo qendre votimi, për të shmangur intimidimin e votuesve
Pranë çdo qendre votimi për të shmangur intimidimin e votuesve do të vendosen koordinator sigurie. Urdhri u miratua sot nga Komisioneri Celibashi: “Për rendin dhe sigurinë në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, si dhe përreth tyre, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
15 Prill 2025, 15:55 -
Zgjedhjet/ Emigranti nga Dibra në Gjermani i pari që mori fletën e votimit, në total mbërrijnë tek 15 shqiptarë! Shpërndahen 75 mijë pako zgjedhore anembanë botës
Mbi 75 mijë fletë votimi u janë dërguar deri tani emigrantëve nga 4 qarqe të vendit. Zarfet janë dërguar në 6 shtete, ku për nga numri kryeson Italia. Shpërndarja duhet të përfundojë deri më 25 prill.
15 Prill 2025, 10:21 -
PD u ankua për problematika në procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për diasporën, reagon KQZ
Ndërsa fletët e para të votimit për zgjedhësit në diasporë janë nisur një ditë më parë drejt tyre, Partia Demokratike u ankua në lidhje me disa probleme me përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor
15 Prill 2025, 09:17 -
PD pretendon problematika në procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për diasporën, por tërhiqet pas sqarimit të KSHZ! Kërkon procesverbal për parregullsitë
Ndërsa fletët e para të votimit për zgjedhësit në diasporë janë nisur sot drejt tyre, Partia Demokratike është ankuar te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor dhe ka kërkuar pezullimin e procesit.
14 Prill 2025, 18:27 -
Zgjedhjet/ Socialdemokratëve të Tom Doshit i ‘firojnë’ 2 kandidatë për deputetë në Lezhë, dorëhiqen Stojani e Trokthi! Shkon në 17 numri i të tërhequrve
Dy nga kandidatët më të fundit të tërhequr janë ata të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, për qarkun e Lezhës. Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy kandidatët e listës së hapur të partisë së Doshit kanë dorëzuar në KQZ dorëheqjet e tyre
14 Prill 2025, 18:04 -
Manual për diasporën/ Si të votoni kur ju vjen zarfi: Fleta ‘blindohet’ në 3 zarfe, s’duhet asnjë shënim! Telefononi korrierin që t’ju marrë votën nga banesa (KUJDES AFATET)
Është çështje ore që votuesit e parë në diasporë të kenë në dorë zarfin zgjedhor. Report TV ju sjell një material shpjegues se si duhet të veproni, që fleta juaj e votimit të mos dalë e pavlefshme. Duhet të keni kujdes që të mos bëni shënime as mbi zarfet e votimit.
14 Prill 2025, 16:47 -
Nisen zarfet e para për diasporën, video e ‘thasëve’ me fletët e votimit
Këto janë pamjet nga përgatitjet e fundit të zarfeve me fletët e votimit që u nisën sot për diasporën.Bëhet fjalë për 25 500 fletë votimi që u takojnë votuesve të regjistruar në qarkun Berat e Dibër.Zarfet e Beratit dhe Dibrës janë nisur kryesisht në Itali e Greqi
14 Prill 2025, 14:01 -
11 Maji/ ‘Fluturojnë’ fletët e para të votimit për diasporën në Greqi e Itali, votues të qarkut Berat e Dibër! Problem 17 zgjedhës në Rusi e Iran, nuk shkon posta
Votuesit e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët në diasporë që do të marrin fletët e votimit duke u bërë kështu votuesit e hershëm pa pritur 11 majin. Në KQZ po punohet për paketimin e zarfeve për emigrantët, dhe deri më tani janë përgatitur pakot për 35 mijë zgjedhës, nga 245 mijë që është totali.
14 Prill 2025, 10:19 -
Votat e diasporës/ Paketohen 10 mijë sete, nesër bëhet dërgesa! Votuesit e parë për 11 majin që nga e marta
Në Parkun Olimpik është duke u punuar në mënyrë intensive për përgatitjen e zarfeve me fletë votimi për diasporën. Afro 10 mijë personave ju është bërë gati seti zgjedhor, dhe dërgesa e parë do të jetë nesër.
13 Prill 2025, 14:42 -
Paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë, përfundon vulosja dhe vendosja e tyre në zarfin A për 5 qarqe
Deri tani ka përfunduar vulosja e fletës se votimit dhe vendosja ne zarfin A për qarqet: Kukës, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Lezhë. Kryekomsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një dalje për mediet shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit.
12 Prill 2025, 15:35 -
PD për KQZ-në, Vangjeli: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje
Në këtë kuadër, vetëm 35 kandidatë janë raportuar si të pezulluar apo dorëhequr, duke ngritur shqetësime të mëdha nga ana e PD-së për ligjshmërinë e kandidimit të pjesës tjetër të listës.
12 Prill 2025, 15:05 -
Posterat, KQZ ultimatum partive: 24 orë afat, hiqini ose identifikohuni! Miratohet ngritja e qendrave të votimit në 11 burgje
KSHZ u la kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të .... (vijon me emrin e subjektit zgjedhor), materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore:
11 Prill 2025, 18:55 -
Zgjedhjet/ Delegacioni i OSBE/ODIHR takime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK! Çela informon Zannier: E njohëm me masat e marra për krimin elektoral, do mbështesim dhe Misionin
Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zannier, ishte në krye të delegacionit OSBE/ODHIR në takimin që ka zhvilluar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, me kreun e saj Olsian Çela. Më pas ata zhvilluan takim edhe në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, me të njëjtën tematikë
11 Prill 2025, 12:49 -
-
Nesër nis fushata/ OSBE: Thelbësore hetimi i akuzave për krime zgjedhore! Çela: Përfaqësuesë të Prokurorisë dhe SPAK pranë KQZ-së
Në një takim me organet e drejtësisë dhe sigurisë, përgjegjëse për hetimin e krimeve zgjedhore, OSBE u kujtoi atyre rëndësinë e detyrës vetëm 1 ditë para nisjes së fushatës. Ambasadori Tarran tha se roli i institucioneve ligjzbatuese është ky për të garantuar integritetin e procesit.
10 Prill 2025, 12:14 -
Nis paketimi i fletëve të votimit për zgjedhësit në diasporë! Celibashi: Postieri 3 herë në adresën e emigranti, lë shënim! Zarfet qëndrojnë në postë deri më 4 maj
KQZ nisi sot vulosjen e zarfeve me fletë votimi për në diasporë dhe pakot e para do të dërgohen të hënën. Ilirjan Celibashi tregon se postieri do të shkojë deri në 3 herë në adresë dhe votuesi ka të drejtë ta tërheqë pakon edhe në zyrën postare. Por zarfi zgjedhor nuk do të rrijë në pritje përtej datës 4 maj.
10 Prill 2025, 10:19 -
Nesër nis paketimi i zarfeve të votimit për diasporën, shpërndarja nis për 5 ditë! Gjykata e Tiranës miraton formularin e ankimit për emigrantët që nuk gjejnë emrin në lista
Brenda një jave, emigrantët e parë do të kenë në duar zarfet zgjedhore, dhe do të kenë mundësi të votojnë përpara se ne në Shqipëri të shkojmë tek qendra e votimit më 11 maj. Vota në diasporë bëhet përmes postës, ndaj emigrantët duhet të dinë si të takohen me postierin për ta marrë zarfin, dhe si ta dërgojnë votën në atdhe. Gjykata e Tiranës miraton edhe formularin e ankimit për ata emigrantë që nuk gjejnë emrin në lista. Afat për ankimin deri më datë 11 prill.
9 Prill 2025, 12:41 -
A duhet të lejohen të votojnë të burgosurit? ‘Rrogozhina’ hap debat në KQZ, PD: Të mos votojë Veliaj
PD kërkon që të mos votojnë të burgosurit të cilët janë vendosur në qeli jashtë qarkut ku ata janë banorë. Opozita solli sot në KQZ rastin e Erion Veliajt, duke kundërshtuar faktin se ai rezulton votues në qarkun Durrës. KQZ nuk ka miratuar dot një akt të qartë, se cilët të burgosur do të kenë të drejtën e votës më 11 maj.
8 Prill 2025, 18:44 -
Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve: S’ka shkelje të ligjit, u miratua përpara fashës! Demokratët: Jemi të disavantazhuar, efekt elektoral
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi sot Partinë Demokratike, në lidhje me ankesën e bërë ndaj qeverisë dhe mazhorancës, për bonusin e pensionistëve. Demokratët kërkonin që bonusi të ndalohej, pasi ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 maj. PD akuza edhe për posterat elektoralë të Admir Kadelit në Lezhë. PS: Do i heqim, na jepni 72 orë kohë!
8 Prill 2025, 15:44