-
Maqedonia e Veriut për herë të parë pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Ja çfarë do të ndodhë nga data 23 deri më 30 prill
Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut, me një program gjithëpërfshirës që do të zhvillohet nga data 23 deri më 30 prill, në Tiranë do të sjell një mozaik ngjarjesh që pasqyrojnë shpirtin artistik dhe trashëgiminë e thellë kulturore të këtij vendi ballkanik.
22 Prill, 17:34 -
Polonia nis Javët Kulturore Ndërkombëtare në Tiranë! 22 shtete, për 22 javë të mbushura me 22 kultura unike
Javët Kulturore Ndërkombëtare në Shqipëri rikthehen në sezonin e katërt. Polonia ishte ajo që çeli siparin këtë të hënë, që nisi rrugëtimin kulturor të këtij viti, që do të ketë 22 vende që do shpalosin vlerat e tyre shpirtërore për publikun shqiptar.
15 Prill, 13:35 -
Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare! Sezoni i katërt nis me Poloninë
Me 20 shtete pjesëmarrëse, një numër gjithnjë e më të madh artistësh vendas dhe ndërkombëtarë, dhe një kalendar të pasur me aktivitete nga veriu në jug, Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 do të sjellin një atmosferë të veçantë në çdo cep të Shqipërisë. Të gjitha këto do të shpalosen përmes performancave, ekspozitave, punëtorive, shfaqjeve dhe ngjarjeve.
13 Prill, 18:26 -
Nis Java Kulturore Hungareze, te Piramida ekspozohet një shtatore qelqi e Skënderbeut
U çel këtë të hënë Java Kulturore Hungareze e cila vjen me një sërë aktivitetesh muzikore e artistike. Gjithçka nis me ekspozitën e artistes hungareze Yvette Botz, e cila në mesin e shumë punimeve me xham sjell edhe statujën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 6 Shtator tek Piramida e Tiranës.
2 Shtator 2024, 19:28 -
Nisin sot në sheshin ‘Skënderbej’ Javët Kulturore! Tek ‘Eksperimentali’ rikthehet ‘Amerikani'! Ekspozita e Pllanas ‘Cut me to pieces’ e kuruar nga Ajola Xoxa te ‘NAAN’!
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1 Maj 2024, 10:56 -
“Shqipëria mikpret botën”, nisin nga sot Javët Kulturore me Bashkimin Evropian! 20 shtete dhe organizma me kulturë, kulinari e mesazhe sensibilizuese!
Shënohet sot fillimi i edicionit të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Nën koston e 1 milionë eurove, në vendin tonë 20 shtete e organizma do të sjellin një sërë aktivitetesh të larmishme
16 Maj 2023, 15:33