-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen e koncesionit të Sterilizimit ku të pandehur janë ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj e 6 të tjerë.
23 Janar, 11:55 -
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
Pas 9 muajve gjykim paraprake, GJKKO vendosi sot kalimin e dosjes së koncesionit të sterilizimit për të kaluar në gjykim themeli. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministri Klodian Rjepaj do të gjykohen për akuza më të rënda se ajo që SPAK kishte dërguar në GJKKO. Në bankën e të akuzuarve dhe biznesmeni Rrapaj dhe 6 të tjerë.
23 Janar, 11:08 -
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
30 Mars 2024, 10:15 -
FOTO/ U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, ish-zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj mbeten në burg! Rjepaj shfaqet i qeshur në gjykatë
Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesat e ish-zv.ministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për lirim nga qelia pas arrestimit për koncesionin e sterilizimit. Gjykata refuzoi duke lënë në fuqi masat e vendosura në qershor ndërsa ish-drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë, tha pas vendimit se është krenar për sterilizimin
18 Gusht 2023, 09:32