-
Mbyllet edicioni i 24 i 'Tirana International Film Festival'! 'Mimoza Llastica' rikthehet pas 53 vitesh, filmi për Marilyn Monroe i përzgjedhuri për çmimet 'Oscar'
“Mimoza Llastica” u kthye në ekranin e madh pas më shumë se pesë dekadash në një format të ri, në një mbrëmje ku nostalgjia u ndërthur me çmime dhe vlerësime të filmave nga e gjithë bota.
28 Shtator, 13:22 -
Sytë blu që 'marrin mësysh', filmi grek për supersticionin dhe frikën nga të qenit ndryshe vjen në Tiranë
Një histori e vendosur në malet e Epirit, vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë është shfaqur në Tiranë si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Tirana International Film Festival. Filmi i regjisorit grek Thanasis Neofotistos, “Djaloshi me Sytë e Kaltër” ka në qendër të tij historinë e Petros, një djalë pesëmbëdhjetëvjeçar, sytë e kaltër të të cilit shihen nga fshatarët si burim mallkimi dhe fati të zi.
26 Shtator, 11:56 -
“The bow and the brush”, dokumentari i Papavramit në Tiranë! Violinisti virtuoz, një udhëtim artistik me murgun budist
Notat e Bach-ut përmes violinës së Tedi Papavramit, dhe peneli i mjeshtrit japonez të kaligrafisë murgut Kanshô Miyashita që lëviz sipas ritmit të melodisë, janë elementët mbi të cilin është ndërtuar i gjithë filmi dokumentar “Harku dhe Peneli” (The Boë and the Brush) në premierën e tij botërore në “Tirana International Film Festival”.
23 Shtator, 14:02 -
Filmi për Nënë Terezën çel Festivalin Ndërkombëtar, TIFF! “Italia që ëndërronim” me imazhe nga Neorealizmi te Fellini
“Mother”, filmi për Nënë Terezën i motrave maqedonase Mitevska ka çelur mbrëmjen e së hënës edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Paralelisht me shfaqjen e filmave, në kinema “Millenium” do të qëndrojë e çelur gjatë festivalit edhe ekspozita “Italia që ëndërronim”, që sjell një udhëtim përmes imazheve të kinemasë italiane të shekullit XX, nga Neorealizmi te Fellini.
22 Shtator, 11:58 -
Nesër nis ‘Tirana International Film Festival’, mbi 200 filma
Më shumë se 200 filma nga 71 vende të botës do të shfaqen këtë vit në “Tirana International Film Festival”, që nis nesër në Tiranë, duke sjellë një program të pasur, mes tyre fituesin e çmimit “Luani i Artë” në Festivalin e Venecias.
20 Shtator 2025, 11:40 -
Tiranë/ Nis edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, mbyllet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut
Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni XXI i TIFF – Tirana International Film Festival ndërsa në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
24 Shtator 2023, 11:23