-
Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë sot për mediet, e cilësoi “fyese rritjen me 4% të pensioneve”, që në fakt ishte indeksimi i tyre. Kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të lira: Shqipëria e boshatisur dhe e telendisur e Ramës!
24 Tetor 2024, 15:40 -
FSK mbyll trajnimin dy-vjeçar nga Gjermania, Proda: Policia shqiptare partnere e besueshme dhe e barabartë! Hauto: Mbështetja me teknologji dhe ekspertizë do vazhdojë
24 Tetor 2024, 15:27Gjatë fjalës së tij, kryepolici Proda shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë Gjermane, Policisë Federale dhe Ambasadës Gjermane në Tiranë, “për bashkëpunimin e shkëlqyer, prej dekadash me Policinë e Shtetit, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen me shumë vlerë të konkretizuar nëpërmjet pajisjeve logjistike, trajnimeve, hetimeve dhe operacioneve policore të përbashkëta”
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor 2024, 14:04Leonard Duka, i akuzuar si porositësi i vrasjes së ish policit Santiago Malko ka dëshmuar në seancën e sotme. Ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Malkos. Gjithashtu Duka ka mohuar që të ketë pasur ndonjë konflikt për Vis Martinajn, ndërsa është përplasur edhe me prokurorin Behar Dibra.
-
Tiranë/ Shpërndante video me përmbajtje pornografike me të mitur, në pranga 28-vjeçari! I hidhte në rrjetet sociale, fëmijët të moshës 9-10 vjeç
24 Tetor 2024, 12:09I dyshuari është vendosur në pranga nga Krimi Kibernetik, menjëherë pasi u diktua shkelja dhe abuzimi në fjalë. Gjenden 2 prej videove, ku në një rast janë dy fëmijë në raport intim dhe në tjetrin një i rritur me një të mitur. hetime dhe për persona të tjerë të përfshirë
-
-
Tiranë/ Plaçkitën kasafortën e marketit me 1,5 mln lekë, arrestohen 2 ‘skifterët’! Me precedentë, u gjenden të groposura armë e 8 mln lekë (EMRAT+VIDEO)
24 Tetor 2024, 11:21Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan sot (24 Tetor) operacionin e koduar "Kasaforta". Të arrestuarit akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Si u gjet një pjesë e parave e groposur dhe çfarë i tradhtoi. Pamjet e kameras së sigurisë dhe kallëzimi i pronarit të marketit te "Rruga e Dibrës"
-
-
-
-
-
-
-
-
Hapet Kolegji i Europës, Von der Leyen: Era e ndryshimeve po fryn! S'duhet të rrimë duarkryq para ndërhyrjeve ruse! Mogherini: Studentët tani ndjehen qytetarë të Tiranës!
23 Tetor 2024, 17:17Tek Piramida e Tiranës u mbajt ceremonia e çeljes së Kampusit të Kolegjit të Tiranës me pjesëmarrjen e presidentes së Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen, e cila përuroi Kolegjin së bashku me kryeministrin Rama dhe rektoren Federika Mogherini.
-
Vendimet e Komitetit Ezekutiv, miratohet ndërtimi i stadiumit të Besës dhe disa fushave në Elbasan e Rrogozhinë
23 Tetor 2024, 17:02Në ‘Shtëpinë e Futbollit’, Tiranë, do ndërtohet gjithashtu një fushë e re.
-
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
23 Tetor 2024, 16:37Trupa e shkallës së dytë të Vettingut vlerëson të ligjshëm vendimin e shkallës së parë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 28 prill të vitit 2022 shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla. Përjashtim nga sistemi i drejtësisë për 15 vite
-
Bashkia e Tiranës hedh shortin publik për shpërndarjen e apartamenteve dhe hapësirave të bizneseve te ‘5 maji’
23 Tetor 2024, 15:1431 familje dhe biznese të zonës së "5 Majit" morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit ditën e sotme.
-
Siguronte viza turistike false për shtetas të huaj, ndalohet futbollisti, 2 në hetim
23 Tetor 2024, 14:25Futbollisti i klubit të futbollit Këlcyra, Yvan Zouzou, 21 vjeç, nga Bregu i Fildishtë, u arrestua nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Tiranë pas u siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, kundrejt parave, me qëllim hyrjen në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Evropian.
-
Me pankarta në duar, pensionistët protestojnë para Kryeministrisë: Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë lekë
23 Tetor 2024, 10:19Një grup pensionistësh po protestojnë para kryeministrisë për pensionet e ulëta
-
Meta në seancë, protesta simbolike para GJKKO! Një artizan me bidonë bosh: Politikanët pasuri marramendëse, shqiptarët ujë me fasha orare (VIDEO)
23 Tetor 2024, 10:07Me moton për t’i dhënë fund problematikës së ujit me fasha orare, një artizan me origjinë nga Laçi zgjodhi që të protestojë para Gjykatës së Posaçme, ndërsa mbahej seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.