-
Në prag të ndeshjes finale të UEFA Conference League, mes ekipit italian të Romës dhe ekipit hollandez të Feynord, që do të zhvillohet nesër në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër planin e masave të përgatitur për situatën shëndetësore, në rast se do të nevojitet ndihma e ekipeve mjekësore. Ministrja Manastirliu inspektoi mëngjesin e sotëm Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku foli për gatishmëri të përforcuar të autoambulancave, spitaleve si dhe ekipeve mjekësore.
24 Maj 2022, 10:17 -
Efektivi vrau kolegun brenda komisariatit, një tjetër plagosi qytetarin! Reagon Alibeaj: Policia nuk duhet të jetë strehë e kriminelëve
24 Maj 2022, 10:17Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, thotë se jetët e shqiptarëve janë të pambrojtura. Për Alibeajn, Policia e Shtetit nuk duhet të jetë strehë e elementëve kriminale dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtjes së rendit dhe sigurisë
-
Finalja e Conference League/ Tifozët e Romës nisen për Tiranë, publikojnë foto nga eksodi masiv i 1991! Rama e rishpërndan: Hajdeni, hajdeni (FOTOLAJM)
24 Maj 2022, 09:28Një ditë na ndan nga finalja e madhe e Conference League, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Klubi i Romës ka bërë një postim në Twitter duke shpërndarë një fotografi nga eksodi masiv i vitit 1991.
-
-
Kishin kthyer lokalin në qendër bastesh dhe lojërash fati, në pranga 2 persona, 2 shpallen në kërkim
24 Maj 2022, 09:21Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkohë që një tjetër do hetohet në gjendje të lirë.
-
‘Ulni kokat’, thirrja e policit 25 vjeçar për kolegët brenda komisariatit para se të qëllonte efektivin! Autori: E vrava se shante nga nëna e më thoshte qorr, pinte alkool para pune
24 Maj 2022, 07:23Zbardhet dëshmia e efektivit që vrau kolegun mbrëmë brenda ambienteve të komisariatit nr 3 në Tiranë. Ai ka deklaruar se viktima e tallte prej dia kohësh, vetëm pinte e nuk punonte. Mësohet se autori kurohej me ilaçe antidepresive, ndërsa Report Tv siguron pamjet e momentit kur kolegët përpiqen ta fusin policin e sapoplagosur në makinën e policisë drejt urgjencës për trajtim mjekësor.
-
-
-
Tiranë/ Efektivi i FNSH, në gjendje të dehur plagos me armë zjarri 60-vjeçarin! Arrestohet
23 Maj 2022, 22:45Një efektiv i FNSH ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar. Policia e Tiranës ka arrestuar efektivin Lutfi Gjyli. Mësohet se Gjyli ka plagosur në këmbë 60-vjeçarin Murteza Lika.
-
-
-
Vrasje brenda Komisariatit Nr.3 në Tiranë! Polici 25-vjeçar qëllon për vdekje kolegun e tij: Më tallte prej kohësh! Viktima mbi 20 vite në Policinë e Shtetit
23 Maj 2022, 21:41Pak para se të merrnin turnin, efektivi i policisë vret me armën e shërbimit kolegun e tij brenda ambienteve të Komisariatit Nr.3. Autori, Ludjan Zaimi 25-vjeç ka deklaruar se viktima Çaush Saliasi, e tallte prej kohësh.
-
JA HARTA/ E lirë vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit, hermetizohet Tirana më 25 maj
23 Maj 2022, 14:53Tiranë ‘e hermetizuar’ më 25 maj. Të gjitha rrugët do të jenë të bllokuara në kryeqytet. Sipas hartës së siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta rrugët ku do të lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.
-
Policia e Tiranës aksion kundër shoferëve të papërgjegjshëm, hiqen 113 leje drejtimi dhe procedohen penalisht 32 drejtues mjetesh
23 Maj 2022, 14:4732 shoferë janë proceduar penalisht dhe 113 leje drejtimi janë hequr nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë një aksioni për evidentimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
-
VIDEO/ 'Mirësevini në Tiranë', UEFA publikon pamje të kryeqytetit në prag të finales së Ligës së Konferencës
23 Maj 2022, 13:51Kur duhen vetëm 2 ditë nga finalja e madhe e Conferenca League në Tiranë, UEFA ka publikuar për të gjithë futbolldashësit pamje nga vendi pritës.
-
OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës për sot dhe nesër, shkak bëhen punimet në rrjet
23 Maj 2022, 12:38OSHEE ka njoftuar qytetarët për zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
-
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë, në pranga dhe i vëllai
23 Maj 2022, 12:29Një 40 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
-
-
Babai denoncon zhdukjen e djalit të tij 30-vjeçar, 24 vjeçari dhunon të dashurën! 6 të prangosur në Tiranë
22 Maj 2022, 13:136 persona janë arrestuar 24 orët e fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Kështu është prangosur A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.
-
Rrjedhje gazi në një pikë gazi te kryqëzimi i Misto Mames në Tiranë, policia ndalon qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve
21 Maj 2022, 21:33Në një pikë gazi tek kryqëzimi i ish-Misto Mames në Tiranë, ka pasur rrjedhje gazi. Policia ka ndaluar qarkullimin e makinave dhe të këmbësorëve në një perimetër rreth 200 m në të dy krahët e rrugës për disa minuta
