-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
Operacioni "Granturismo 2023” i nisur që në qershorin e kaluar, ka prangosur 10 persona, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Dy të arrestuarit me precedentë, rezidentë edhe në Angli. Më herët ishte kapur edhe një tjetër shqiptar me mbi 50 doza kokainë
21 Dhjetor 2024, 21:46 -
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
Hetimet dhe zbërthimi i mesazheve në telefon zbulojnë strategjinë e shqiptarit të arrestuar ditë më parë në Varese. Si kërkoi të ‘mashtronte’ oficerët, qarkullonte me një mjet 'Golf', me targa zvicerane. Arma e gjahut dhe 460 fishekë në dhomën e gjumit, pas garderobës, i gjenden dhe 60 doza kokaine
21 Dhjetor 2024, 19:42 -
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
Policia tha se 36-vjeçari po tentonte të rikthehej në Itali me dokumente false, duke udhëtuar me linjën hekurudhore nga Brener, për shkak të bllokimit nga moti i keq. Gjurmët e gishtrinjve konfirmuan identitetin, me shumë precedentë penalë për drogë dhe zhvatje. U dënua vitin e kaluar
20 Dhjetor 2024, 15:55 -
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
Ndjekje e rrezikshme në rrugët e qytetit të Lugo, 3 të dyshuarit për vjedhje në seri braktisën mjetin në varreza dhe hynë arave me të mbjella. 42-vjeçari ngeci në kanal, u përlesh me karabinierët. I zbulohen në makinë sende të vjedhura, materiale për bastisje, valutë dhe gurë të çmuar. Gjermania e kishte dënuar për 17 bastisje
15 Dhjetor 2024, 16:37 -
-
Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar
Policia ka nisur prej 11 dhjetorit një operacion për pastrimin e zonës së Maceratës nga shitësit dhe trafikantët e drogës. Shqiptari me inicialet Q.F., ishte një prej të ndaluarve së fundmi. Negocion dënimin me 15 muaj burg në dënim me kusht dhe dëbim të menjëhershëm nga vendi
15 Dhjetor 2024, 15:57 -
-
Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht
Më 6 dhjetor i riu u arresrua për një vjedhje që kishte kryer tre ditë më parë. U zbulua se kishte hyrë ilegalisht nga kufiri detar në zonën e Barit në nëntorin e vitit të kaluar. Gjykata vendosi dëbimin dhe ndalimin e lëvizjes në zonën Shengen gjatë 5 viteve të ardhshme
12 Dhjetor 2024, 17:45 -
-
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptari me precedentë arrestohet për herë të dytë në pak muaj! I dyshuar dhe për tentativë vrasjeje të një efektivi
I kishte shpëtuar ndjekjes policore pas vjedhjes më 31 Maj 2024, ku u kapën 3 miqtë e tij. U arrestua në Tetor për një episod kriminal, por pas lirimit gjurmët dhe provat e reja zbuluan se edhe ai ishte pjesë e vjedhjes së shtatë muajve më parë
11 Dhjetor 2024, 21:43 -
Greqi/ Atentat 25-vjeçarit shqiptar të sapoliruar nga burgu, plagoset në bark! Autori e ndoqi me motor në rrugët e Selanikut (EMRI)
Ngjarja ndodhi në zonën e Selanikut dhe i plagosur nga sulmi mbeti një 25-vjeçar, që sipas burimeve policore dhe mediave të vendit fqinj, është me origjinë nga Elbasani. Person me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu, i dënuar për vjedhje më 2021
11 Dhjetor 2024, 20:20 -
Asti/ Shqiptari dhe italiani kapen me 20 kg drogë, hodhën 18 mijë euro që të hutonin policët! U gjenden telefon antipërgjim dhe kasafortë me gjurmë gishti
Operacioni në "Piazza Roma" dhe rrethinat e qytetit, të kthyera në sheshe të shitjes së drogës. I pari u kap shqiptari dhe më pas italiani. Sekuestrohet kokainë e cilësisë së lartë dhe marijuanë, njëri hodhi çantën me valutë për të shpëtuar
10 Dhjetor 2024, 20:45 -
Vrau gruan me çekiç dhe e fsheu një javë në papafingo, mbetet në burg 39-vjeçari shqiptar! Qan dhe shpreh pendesë: Më kapi paniku kur mësova se vdiq
Gjatë kërkimit të faljes për krimin në familje, Kastriot Cenko shfaqet i prekur dhe penduar. Rrëfen detajet e krimit dhe pse gënjeu fëmijët e mitur. Dyshonte për tradhtinë bashkëshortore të 32-vjeçares
10 Dhjetor 2024, 17:20 -
Romë/ Ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur italiane në autobus, arrestohet 37-vjeçari shqiptar!
Pothuajse çdo ditë, në të njëjtën ndalesë dhe orë, i dyshuari hipte në autobusin e linjës urbane në Casalotti, të mbushur me nxënës dhe studentë. Vajza i tregoi nënës dhe më pas denoncuan. Agjentët civilë e ndoqën dhe kapën shqiptarin në flagrancë teksa po përsëriste aktin
8 Dhjetor 2024, 10:19 -
Itali/ Shiste kokainë afër bizneseve, arrestohet 33-vjeçari shqiptar! Operacion në 33 bashki kundër ‘skifterëve’ dhe shpërndarësve të drogës
Operacioni në rajonin e Ascoli, 16 patrulla në terren, 215 persona të kontrolluar dhe 5 të arrestuar. Shqiptari u kap në zonën e bizneseve në Riviera
5 Dhjetor 2024, 15:04 -
Itali/ Tentoi të vriste shqiptarin me 6 goditje thike pas sherrit në lokal, kapet në arrati 32-vjeçari maroken
I arrestuari është një shtetas maroken, 32-vjeçar, i bllokuar nga oficerët në fshatin Caprara, në komunën Campegine të Reggio Emilia dhe u dërgua në burg në “Via Burla”. Ngjarja ka ndodhur më 18 Tetor të këtij viti, në ambientet e një lokali
4 Dhjetor 2024, 18:06 -
Itali/ Ndjekje si në filma, banda e ‘skifterëve’ braktis makinën dhe arratiset! Kapet nëpër fusha një nga shqiptarët, ‘viktimë’ e vjedhjes edhe pastiçieri i njohur
Grupi po bënte ‘namin’ në banesat e rajonit në Cassino, qytetarët pikasën hajdutët. Policët në ndjekje kapën më të ngadaltin e grupit, që u izolua në paraburgim. Të tjerët lanë mjetin “Opel” dhe humbën gjurmët
4 Dhjetor 2024, 16:25 -
Greqi/ Gjendet i vdekur në burg 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti
Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Sw bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38 vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.
2 Dhjetor 2024, 20:52 -
Itali/ I dënuar me 2,4 vite burgim për vjedhje dhe përplasje me Policinë në Milano, shqiptari arrestohet pasi vuan dënimin në Zvicër
Ndaj 31-vjeçarit kishte urdhër ndalimi nga Prokuroria e Peruxhias, pasi figuronte në arrati prej vitit të kaluar dhe duhet të vuante dënimin e dhënë për dy akuza. Ishte arrestuar dhe dënuar ndërkohë me 11 muaj burg në Zvicër
1 Dhjetor 2024, 22:54 -
Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019
Ngjarja në vendin fqinj, teksa shqiptari po vuante izolimin prej gjashtë vitesh në Burgun “Agios Stefanos”, i ngrihet akuzë e re. Nuk u kthye brenda afatit 6 ditor, ishte dënuar edhe me 50 mijë euro gjobë nga Apeli i Janinës
28 Nëntor 2024, 17:55