-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
Ishte kthyer në tmerrin e pronarëve dhe punonjësve të hoteleve në zonën e Atikës. Deri tani janë zbardhur 5 grabitje, sigurohen edhe pamje filmike. I gjenden karta identiteti dhe patentë false, kanabis dhe valutë në euro
24 Mars 2025, 17:46 -
Milano/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni! U gjenden dhe 20 mijë euro cash nga shitja, ‘dhomë sekrete’ për mallin
Agjentët i mbajtën nën vëzhgim derisa të dyshuarit, shqiptari dhe rumuni, morën një çantë bosh për ta mbushur me pako droge nga një person me makinë. Brenda rimorkios së kamionit ishte hapur një shtresë e dyfishtë
24 Mars 2025, 16:26 -
Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira
Karabinierët e Ternit lokalizuan të riun teksa qarkullonte me një makinë “Fiat Punto” që e kishte marrë me qira. Droga ishte fshehur në motorin e veturës, brenda një kutie metalike ëmbëlsirash. Sekuestrohen 20 doza kokainë dhe 5 crack
24 Mars 2025, 16:07 -
Itali/ Shiste për 50 euro çdo gram kokaine, arrestohet 50-vjeçari shqiptar! Dhomën e hotelit e kishte kthyer në bazë droge, dyshohet si anëtar i një organizate trafiku
Shqiptari iu afrua me makinë një gruaje, duke i shitur 5 gramë kokainë për 250 euro. Një tjetër sasi u gjet e fshehur në këpucë dhe sedile. Kontrolli i dhomës së motelit “B&B” zbuloi sasi të tjera kokaine, peshore dhe materiale për paketim. Gruaja përdoruese dëshmoi se e bleu me 50 euro grami, sjelljet e dyshimta i tradhtuan
22 Mars 2025, 15:25 -
Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë
Patrulla e karabinierëve ushtroi një kontroll të rastësishëm, teksa në xhepat e pantallonave iu gjetën 9 doza kokainë, gati për shitje. Kur efektivët iu afruan, 23-vjeçari u shfaq nervoz, duke rritur dyshimet
21 Mars 2025, 08:32 -
Itali/ ‘Zilja e telefonit i binte papushim edhe pas arrestimit!’ Shqiptari kapet duke shitur kokainë dhe marijuanë poshtë shtëpisë, detaji i pazakontë për karabinierët
Karabinierët e Breshias ndiqnin prej ditësh të veshur si civilë 35-vjeçarin. Arrestohet në momentin që i shiti dozën e radhës për 50 euro një përdoruesi, një tjetër e priste. Pas izolimit në kazermë, telefoni ‘u ça’ nga thirrjet e klientëve. I gjenden mbi 120 gramë kokainë e marijuanë, 900 euro cash dhe peshore precize
20 Mars 2025, 13:48 -
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
Karabinierët e lokalizuan 38-vjeçarin, që nga verifikimet rezultoi i skeduar në zonën Shengen. Informacionet shtesë siguruan se kërkohej nga Gjermania për 9 bastisje me vlerë 140 mijë euro, bashkë me bandën e ‘skifterëve’ shqiptar
20 Mars 2025, 09:51 -
Itali/ ‘Zgjuarsia’ s'e shpëton shqiptarin, i papunë, i pastrehë dhe qarkullonte me makinë! Kapet me kokainë të kamufluar në cigare
Karabinierët e Perugia dyshuan tek sjelljet e 28-vjeçarit, që edhe pse i pastrehë dhe i papunë, qarkullonte në qytet me mjet. Në një dhomëz të fshehtë të makinës, ishte futur paketa e cigareve me 16 doza droge brenda dhe valutë cash
19 Mars 2025, 13:46 -
Itali/ Shqiptari i papunë kapet në ‘biznes’ kokaine dhe hashashi, Gjykata i vendos në izolim shtëpiak nga ora 9 e mbrëmjes, deri në 6 të mëngjesit
Ishte i papunë, por qarkullonte me ‘Mercedes’. Dyshimet çuan karabinierët tek zbulimi i rreth 100 gramëve kokainë dhe hashash në xhaketë, makinë dhe banesën që e ndante me shqiptarë të tjerë. Nervozizmi e tradhoi, i sekuestrohen edhe 2370 euro. Masa e pazakontë që vendosi Gjykata
18 Mars 2025, 15:36 -
Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, 25-vjeçari shqiptar ndërron identitet dhe kthehet përsëri
Karabinierët italianë të Farnetos arrestuan një 25-vjeçar shqiptar për mosrespektim të ndalimit të kthimit në territor. U përpoq të shmangej pas identitetit fals, por efektivët e njohën për shkak se ishte i skeduar. U dëbua më 2023 nga Perugia
18 Mars 2025, 13:56 -
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
Një grup kretanësh po festonin mbarimin e beqarisë së shokut të tyre që do martohej, kur dy persona i sulmuan dhe 3 prej tyre u plagosën me armë më 16 dhjetor 2023 në Gazi. Avokati e çon shqiptarin në polici, figuron edhe te dosja e bujshme e 6 organizatave kriminale të drogës dhe kontrollit të lokaleve, me 50 të arrestuar dhe 187 të dyshuar
17 Mars 2025, 16:16 -
Itali/ Trafikonin kokainë dhe hashash të fshehur mes ushqimeve, çmontohet organizata me 14 anëtarë, e drejtonte biznesmeni shqiptar! Sekuestrohen 35 kg drogë e 120 mijë euro cash
Dy vite hetime, të paktën 35 kg drogë e sekuestruar dhe zbërthim i strategjisë së trafikimit të organizatës që ishte kamufluar pas një biznesi që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i njohur edhe si “mjeshtër i logjistikës”, nga ku mori edhe emrin operacioni i policisë italiane në Lombardi
15 Mars 2025, 17:38 -
Itali/ Theu urdhrin e gjykatës dhe kreu vepra të tjera penale, 38-vjeçari shqiptar rikthehet në qeli
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi u kap teksa kishte shkelur urdhrin e gjykatës për disa nga veprat penale për të cilat ishte hetuar dhe gjykuar më parë
15 Mars 2025, 16:43 -
Itali/ Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në makinë dhe banesë! Nervozizmi e tradhtoi, kishte krijuar ‘dhomë’ sekrete për fshehjen e mallit
Fillimisht i riu u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik. Brenda saj u gjetën tre blloqe kokaine, brenda një ndarjeje të fshehtë, strategji që po e përdorin shpesh trafikantët e drogës kohët e fundit, e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit. Në banesë iu gjetën edhe 6 pako të tjera, si dhe euro cash
14 Mars 2025, 13:21 -
Itali/ Shqiptari kapet duke shitur kokainë në qytet, Gjykata e dënon me rreth 2 vite burg me proces të përshpejtuar
Një 35-vjeçar shqiptar u ndalua për kontroll në qendrën historike të Bastia Umbrës, në Perugia. I gjenden 7 doza kokainë dhe 500 euro. Do vuajë 1 vit dhe 8 muaj burgim
14 Mars 2025, 12:42 -
Itali/ Shqiptari arrestohet dy herë brenda gjashtë ditësh për drogë! Aventurë e rrezikshme me makinë për t’u arratisur, rrezikoi dhe nxënësit e shkollës
I dyshuari 27-vjeçar kishte mbërritur në Itali dy javë më parë, por pas ndalimit të parë në Colombo u la i lirë. Patrullat e pikasën sërish, teksa shkëmbeu dy pako hashash me 100 euro. Për të mos u kapur ndërroi marshin dhe rrezikoi gjithçka duke çarë dy postblloqe dhe derisa u kap në një ndjekje si në filma
11 Mars 2025, 16:00 -
Itali/ ‘Çmendet’ 34-vjeçari shqiptar me precedentë, shkakton seri aksidentesh i droguar dhe rreh një nga shoferët! Policia e çon me detyrim në spital për detoksifikim
Fillimisht me makinën BMË shqiptari përplasi disa automjete dhe dhunoi një nga drejtuesit. Veturën e aksidentoi më tej duke goditur një mur. Nuk u mjaftua me kaq, por me mjetin e tij të dytë, 'Audi' vijoi rrugëtimin e çmendur duke goditur makinën e një gruaje, të cilën e kërcënoi. Kundërshton dhe karabinierët, refuzon testin e drogës. Do hetohet në gjendje të lirë
11 Mars 2025, 08:26 -
Itali/ Mbiemri i bashkëshortes italiane s’e shpëton shqiptarin e dënuar me 7 vite burg, drejtonte rrjetin e kokainës! Një nënë e guximshme e denoncoi, i ‘zhytën’ të birin
Nën kërcënimin e grupit kriminal, gruaja kishte shitur gjithçka për të shpëtuar të birin narkoman nga borxhet. Por presionet e vazhdueshme e detyruan të denonconte, shqiptari arriti të shpëtonte dhe të kthehej në vend, ku ndryshoi mbiemrin dhe mori atë të gruas së tij italiane. Por kjo nuk e ka shpëtuar, duhet të vuajë 7 vite burgim për trafik kokaine në Terni
10 Mars 2025, 12:59 -
Drogë me postë, zbulohet strategjia e shqiptarit në Itali! Kapet me 1.2 kg kokainë, ja si shmangte nuhatjen e qenve antidrogë
Karabinierët e Fermos ndaluan 50-vjeçarin shqiptar teksa shiste dozën për 50 euro, më tej i zbuluan sasi të tjera në makinë dhe banesë. Kokainë gjithandej, taktikë për fshehje dhe dërgesa në kutitë postare të përdoruesve, të cilët i kishin dhënë dhe çelësat. Linte drogën dhe merrte paratë! Vlera 100 mijë euro, sekuestrohen edhe rreth 5 mijë euro cash e peshore
10 Mars 2025, 07:45 -
Itali/ Dhunoi dhe përndoqi ish-partneren për dy vjet, nën arrest shqiptari xheloz! Gjykata i vendos 44-vjeçarit byzylyk elektronik, i ndalon edhe rrjetet sociale
Ngjarja ka ndodhur në Frosinone, teksa e dëmtuara rrëfeu në polici se prej vitit 2024 shqiptari sillej në mënyrë agresive, ngacmuese dhe deri në dhunë fizike. Takimin e fundit, kur i ktheu sendet personale, e ndoqi me makinë në rrugë dhe e goditi me grushte në fytyrë dhe trup
10 Mars 2025, 07:27
