-
Nga Vlora e Mallakastra në protestën kundër resortit të Ulajt në Rrjoll, banorët: Po na grabit tokat, s’na e ka bërë as serbi, as turku (VIDEO)
Banorëve të Rrjollit, që po protestojnë prej ditësh për të kundërshtuar ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt në tokat e tyre, u janë bashkuar edhe qytetarë nga Vlora e Mallakastra.
22 Shkurt, 13:15 -
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Arrestohet Prek Molla pas përplasjeve me policinë dhe punonjësit e kompanisë së ndërtimit! Në kërkim 5 të tjerë
Policia njofton se ka arrestuar Prek Mollën, banor i fshati Baks-Rrjoll në Velipojë, pasi së bashku me 5 të tjerë kanë goditur një punonjës të firmës “Gener 2”, e cila po kryen punimet për ndërtimin e resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj, si dhe kanë kërcënuar një punonjëse policie.
22 Shkurt, 11:54 -
Banorët 20 ditë qëndresë kundër resortit të Bashkim Ulajt, zhvillohet në Rrjoll ‘Udha e Kryqit’! Dom Marjani: Kisha Katolike zyrtare është përkrah jush
Në të njëjtën hapësirë ku prej ditësh dëgjohet zëri i protestës, sot u dëgjuan lutjet dhe hapat e “Udhës së Kryqit”. Banorët ecën me kryqin në krah, duke kujtuar sakrificën e Jezu Krishtit, por edhe duke lutur për familjen, jetën dhe të ardhmen e tyre.
21 Shkurt, 15:51 -
Banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt, profesori shkodran: Turp për deputetët e Shkodrës, nuk ka parti kur vjen puna për mbrojtjen e qytetarit
Çështja ka marrë përmasa të mëdha, por jo aq sa të ngrejë nga Tirana deputetët e Shkodrës për tu takuar me qytetarët e zonës apo dhe për t’i dalë krah në një moment që çdo institucion apo zyrtar shteti refuzon t’i përgjigjet.
19 Shkurt, 14:23 -
Qëndresa e Rrjollit, banorët ‘pritë’ punëtorëve të Bashkim Ulajt! Policia ndalon 6 protestues, mes tyre dhe një grua: Nuk tërhiqemi
Në Rrjoll, banorët kanë kthyer kantierin e resortit të Bashkim Ulajt në një shesh-betejë, ku çdo ditë përplasen me policinë. Sot, në komisariat përfunduan 6 protestues, mes tyre edhe një grua. Banorët kërkojnë pezullimin e punimeve deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në gjykatë.
18 Shkurt, 11:03 -
Rrjolli 13 ditë protestë: Presim sigurimin e padisë në gjykatë, të pezullohen punimet për resortin! Banorët: S’kemi mbështetje nga Berisha, Ulajn e ka të familjes
Banorët e Rrjollit vijuan protestën në ditën e 13-të, ku kërkuan pezullimin e punimeve të resortit që po bën biznesmeni Bashkim Ulaj. Ata presin që pas dy ditësh, të shqyrtohet kërkesa për “sigurim padie” në Apelin Administrativ.
17 Shkurt, 15:12 -
Kundër resortit të Bashkim Ulajt, djaloshi lë nënën e sëmurë në Angli: Nuk e lëshoj tokën e gjyshit pa vdekur (VIDEO)
Një i mitur iu bashkua protestës së banorëve të Rrjollit dhe tha se kishte ardhur nga Anglia, ndonëse e ka sëmurë të ëmën. Ai deklaroi se nuk do e lëshojë tokën e të parëve dhe nëse është e nevojshme, do e mbrojë me jetë.
16 Shkurt, 18:06 -
Tensione në protestën e banorëve të Rrjollit, bllokojnë punimet për ndërtimin e resortit të Bashkim Ulajt: Të vijë të na japë hakun (VIDEO)
Banorët e Rrjollit në Shkodër iu rikthyen protestave këtë të shtunë pas heshtjes së gjatë të institucioneve. Ata kërkojnë t’u njihet e drejta e pronësisë, pasi toka ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin turistik, u grabit përmes dokumenteve false nga një ish-zyrtar i Kadastrës, i cili më pas ia ka shitur investitorit.
14 Shkurt, 10:34 -
Organizatat mjedisore kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll/ PPNEA: Nuk mund të betonizohen peizazhet e mbrojtura
Përmes një deklarate publike, PPNEA ka shprehur kundërshtinë për këtë projekt, që ndodhet brenda peizazhit të mbrojtur Bunë–Velipojë. PPNEA thotë se Lumi i Bunës – Velipojë është Zonë e Mbrojtur me ligj dhe njëkohësisht Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare (Ramsar).
13 Shkurt, 13:39 -
-
Protestat kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit takohen me Benet Becin: Na tha që s'ka kompetenca, do i drejtohemi ambasadës së SHBA
Banorët thanë se kryebashkiaku Beci u ka treguar se nuk ka asnjë kompetencë për atë zonë dhe se u ka kërkuar banorëve të bëjnë një kërkesë me shkrim për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për lejen e ndërtimit të lëshuar për Bashkim Ulajn.
10 Shkurt, 12:24 -
Protesta kundër Ulajt, eksperti për Report TV: Resorti në peizazhin e mbrojtur Velipojë-Bunë, pasojat për mjedisin shkatërrimtare
Zona ku po ndërtohet resorti bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Velipojë-Bunë, mes dy habitateve mjedisore: Lagunës së Vilunit dhe Monumentit Natyror të Ranës së Hedhun.
9 Shkurt, 14:59 -
Resorti i Bashkim Ulajt në Velipojë/ Nga prokuroria në Bashki, banorët e Rrjollit kërkojnë drejtësi për pronat: Si e ka marrë lejen e ndërtimit? Po na lënë pa tokë
Banorët e Rrjollit nga Prokuroria, janë zhvendosur përpara bashkisë për të protestuar. Ata kërkojnë një reagim zyrtar nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për dhënien e lejes së ndërtimit Bashkim Ulajt.Banorët kërkojnë që bashkia t’i dalë krah ndërsa k
9 Shkurt, 11:01 -
‘S’na ndal asgjë, duam drejtësi!’, banorët protestojnë para Prokurorisë dhe Bashkisë Shkodër kundër resortit të Ulajt! U bashkohen edhe emigrantë
Protesta vijon për të shtatën ditë radhazi. Banorët kanë depozituar një kërkesë zyrtare drejtuar Prokurorisë, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës në zonën e Rrjollit.
9 Shkurt, 10:23 -
-
-
