-
Ministri Hoxha takohet me Nancy VanHorn: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
4 Qershor 2025, 16:44 -
Ministri Hoxha pret ambasadorin e Spanjës: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme.
3 Qershor 2025, 16:27 -
Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditim ndërkombëtar, Van Horn: Standard global, Policia shqiptare partnere e SHBA! Proda: Sukses me ndihmën e partnerëve
Ceremoni te Akademia e Sigurisë/ Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditimin ndërkombëtar, që cilësohet edhe si një hap historik drejt standardeve të reja të arsimit policor në Shqipëri. Flasin Kathryn Hammond, e dërguar nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA, Nancy van Horn, kryepolici Ilir Proda, përfaqësues nga MB dhe të ftuar të tjerë. Ky vlerësim rreshton Akademinë mes 4 më të nderuarave
22 Maj 2025, 15:37 -
-
Zgjedhjet/ Qeveria lejon edhe në Shqipëri votimin me dokumente identifikimi të skaduara, zgjat afatin e vlefshmërisë deri më 31 maj
Shqiptarëve brenda kufijve që u skandojnë dokumentat e identifikimit deri më 11 maj, do të mund të votojnë. Qeveria vendosi të lejojë edhe brenda vendit votimin me ID të skaduara, pas vendimit në shkurt për votuesit nga jashtë me postë. Vendimi sipas ministrit të Brendshëm argumentohet pasi shumë qytetarëve me të drejtë vote, u ka skaduar afati i vlefshmërisë së kartave identifikuese.
7 Maj 2025, 14:21 -
Zgjedhjet e 11 majit/ 152.175 votues pa dokument biometrik! 114 642 do votojnë për herë të parë brenda dhe jashtë vendit
Ministria e Brendshme ka njoftuar KQZ se në total janë 152.175 votues pa kartë apo pasaportë biometrike, që rrezikojnë të digjen dhe mos të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
24 Prill 2025, 10:13 -
Siguria në Shkolla/ Qeveria miraton vendimin, 1 oficer sigurie për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 në ato me më shumë (VKM)
Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer sigurie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie. Do paguhen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, 3 ministri linje për zbatimin e tij
17 Prill 2025, 18:51 -
VKM/ Qeveria miraton ligjin për pagesën e orëve shtesë dhe lejeve të pakryera të Policisë! Lehtësirat për efektivet shtatzëna! Ja sa leje jepet për martesë e vdekje
Këshillii Ministrave miratoi sot vendimin pas propozimit të Ministrisë së brendshme, për zgjidhjen e problematikave me lejet vjetore të pakryera, kohëzgjatjen e tyre, orët shtesë të pa shpërblyera, kushtet e policeve shtatzëna dhe rastet e gëzimeve apo fatkeqësive. Do ketë edhe leje 2-6 muaj pa të drejtë page. Shqiptarja.com zbardh VKM e plotë
17 Prill 2025, 18:32 -
Berisha ‘nxjerr shpatën’ kundër Drejtësisë, lajmëron rikthimin e ‘sheikut’ Gjoni, Llallës e Ndojës: Shkarkimi i tyre hakmarrje! Sulmon kreun e SHISH: E lidhur me Vuçiç, më 13 maj ia mbath (VIDEO)
Kreu i PD-së shpalli programin për Rendin dhe Sigurinë duke lajmëruar rikthimin e policëve të shkarkuar nga ish-ministri Saimir Tahiri, që e cilësoi 'delinkuent', por edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga reforma në drejtësi. Ai tha se ndaj tyre pati hakmarrje, sepse u përballën me regjimin e Ramës. Lajmëron edhe shkarkimin e zyrtarëve aktualë, që i akuzon si të lidhur me krimin në biseda telefonike: Do arrestojmë dhe ministrat!
9 Prill 2025, 12:42 -
Vijon digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët: Kuponi për kartën e identitetit tashmë mund të sigurohet edhe online në ‘IdentiTek’
Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.
8 Prill 2025, 16:01 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Mbi 3.7 milionë votues brenda e jashtë vendit, mbi 114 mijë për herë të parë
Mbi 3,7 mln shqiptarë brenda e jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit, sipas Ministrisë së Brendshme. Afro 115 mijë persona do të votojnë për herë të parë, ndërsa 1081 shtetas u përjashtuan për shkak të dekriminalizimit.
2 Prill 2025, 15:50 -
Borxhet/ Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura! Ministria e Infrastrukturës bën investime, por nuk paguan
Detyrimet e prapambetura u ulën me rreth 500 milionë lekë gjatë vitit të shkuar, por përsëri vijon problemi i investimeve të papaguara dhe i largimeve të padrejta nga puna. Sipas ë dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024, detyrimet e institucioneve qendrore e vendore ishin 7.3 miliardë lekë.
24 Mars 2025, 19:39 -
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
Pasi falenderoi ambasadorët dhe të pranishmit në prezantimin e raportit të GRECO në luftën kundër korrupsionit, ministri i brendshëm, Ervin Hoxha ndau disa nga arritjet që po çojnë në përmbushjen e standardeve të Këshillit të Evropës dhe drejt integrimit vendin.Ministri theksoi p&eum
21 Mars 2025, 13:09 -
Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, për çështjen në të cilën SPAK pretendon se ka abuzuar me detyrën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në lidhje me tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve. 13 akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë dhe 3 për falsifikim
20 Mars 2025, 15:23 -
Armëmbajtja pa leje në Shqipëri, mes ligjit të rëndë dhe një amnistie potenciale! Eksperti: Duhet një aksion! Qytetarët i ‘shkëmbejnë’ vetëm me siguri
Dorëzimi i një arme të vjetër të ’97-ës vullnetarisht do të thotë të ndiqesh penalisht. Kriminalisti Artan Rexhepi thotë se duhet sërish amnisti, dhe që qytetarët të joshen, shteti t’ua blej armët, ndërsa ligjin e sheh të ashpër. Vitin e kaluar, të dhënat thonë se janë mbi 1300 raste të armëve pa leje dhe 41 të tjera të trafikimit.
9 Mars 2025, 15:26 -
Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, nga leja vjetore te shpërblimet dhe detyrat! Përveç shoqërimit, efektivit i shtohet e drejta e ndalimit
Shtohen kompetencat e Policisë së Shtetit. Rregullorja e re, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë, si dhe risitë e pranimit të donacioneve dhe lejimin e mësimdhënies.
8 Mars 2025, 20:36 -
Jo vetëm gjyqtarët e prokurorët, do merren në mbrojtje dhe policët e kërcënuar nga krimi! Ja vendimi i Qeverisë (VIDEO)
Kryeministria firmosi sot një vendim që parashikon procedurën për të marrë në mbrojtje punonjësit e policisë, familjarët dhe pronën, kur gjatë ushtrimit të detyrës kërcënohen nga krimi i organizuar.
6 Mars 2025, 13:06 -
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ SPAK: Policia nuk mori masa, shkelje flagrante e ligjit e cënim serioz i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë
Edhe SPAK i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit duke shprehur shqetësimin mbi mungesën e reagimit në garantimin e sigurisë dhe rendit publik, përpara dhe gjat&eum
14 Shkurt 2025, 12:16 -
I pari me militantë në SPAK, Berisha ‘ultimatum’ Ramës: Mos guxo të protestosh atje, padi për Prodën e Hoxhën! Protestat e mia, konferenca shtypi
Për mungesën e policisë në grumbullimin e protestuesve, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm kërkoi urgjent opozita, e cila letrat e GJKKO dhe SPAK i konsideroi si tregues të një grushti shteti nga ana e policisë. Vetë kreu i PD paralajmëroi padi për Hoxhën dhe kryepolicin Proda.
14 Shkurt 2025, 12:07 -
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
Të paprecedentë dhe të rrezikshëm e kanë konsideruar GJKKO dhe SPAK rolin e Policisë së Shtetit gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua më 12 Shkurt për masat e sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliajt dhe 7 të tjerëve. Sipas prokurorisë dhe gjykatës për shkak se policia nuk mori masa u rrezikua jeta e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkuan masa urgjente për përgjegjësit. Shkresa për dijeni edhe KLGJ dhe delegacionit të BE.
14 Shkurt 2025, 11:01
