-
6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s, Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve! Nuk më trembin aspak këto kontrata e as strategët
Braçe tha se ishte i habitur nga shuma e harxhuar për këtë lobim dhe se i vinte për të qeshur kur kujtonte se ai po e zhvillon fushatën e tij pa kamera dhe duke lëvizur në këmbë.
29 Prill 2025, 12:24 -
Vlorë, Gjiknuri me banorët e ish-fushës së aviacionit: PS dhe Rama janë e vetmja alternativë, kemi investuar 1.2 mln dollarë në këtë qark
Banorët shprehen mbështetje ndaj Gjiknurit, duke pohuar faktin se, kur Gjiknuri ishte drejtues politik në Vlorë, veçanërisht për këtë zonë ka dhënë kontribut, duke lobuar për implementimin e projekteve apo investimeve infrastrukturore.
29 Prill 2025, 12:22 -
-
Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati për dorëzimin! Do flasim vetëm pasi të vijë
Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë. Deri tani kanë ardhur mbi 70 mijë vota në KQZ nga Diaspora, 30 mijë zarfa nuk janë dorëzuar ende nga kompania postare. Celibashi: Ka edhe gati dy javë kohë, kompania do paguhet vetëm pas punës! Gjuha e fushatës? Të them se nuk më dëgjojnë...?!
29 Prill 2025, 12:04 -
Berisha kërkoi të mbyllnin gojën për kontratën 6 mln dollarë, Bujar Leskaj thyen urdhrin dhe ‘rebelohet’ në mes të natës: Do izolohet Edi Rama si kukull e Sorosit
Bujar Leskaj e ka thyer këtë urdhër dhe ka bërë një shënim të gjatë në mes të natës, e jo për të shprehur shqetësimin për një shumë kaq marramendëse, por për të sulmuar qeverinë e Ramës
29 Prill 2025, 11:13 -
‘O Gazo, o balerin’, kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Na vjen Rama sot, ti punë dhe takime hiç! Edhe bababufi më ndjek me ëndje! Është i hidhur, s’ta fal kurrë që...
Kandidatja socialiste në Fier vijon ironinë ndaj Bardhit, të cilin i thotë se ka ngelur me pak demokratë. Sipas saj, bababufi nuk harron asnjë fjalë që Bardhi ka thënë ndaj tij, dhe se ai ka ‘ngrënë’ burra në PD, dhe jo më ‘balerinë’ si ai që ndryshojnë qëndrimet sa herë që iu leverdis.
29 Prill 2025, 10:53 -
Bardhi nga Roskoveci: 'Made in Albania', prioriteti ynë! Do bëjmë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë dhe për të kthyer të rinjtë në vend
Sipas tij, PD, me ardhjen në pushtet, do ta nisë punën me subvencionet dhe lehtësimet tatimore. Ai thotë gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë dhe kthyer të rinjtë në vend.
29 Prill 2025, 10:27 -
-
Balla nga Athina thirrje shqiptarëve të Greqisë: Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit dhe dorëzojeni për t'i dhënë fitoren PS
Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë.
29 Prill 2025, 09:18 -
Zgjedhjet/ Arlind Qori: Nuk bashkojmë votat me partitë e vjetra, Berisha dhe Rama s'mund të ofrojnë më asgjë, mbështesim SPAK! Nuk jemi parti komuniste
‘Lëvizja Bashkë nuk do të bashkojë votat me asnjë parti të vjetër’, kështu është shprehur drejtuesi i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Arlind Qori deklaroi se klasa politike që ka qeverisur vendin nuk ka më çfarë t’i ofrojë popullit shqiptar.
28 Prill 2025, 23:06 -
Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, Andi Mustafaj: E ligjshme, për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare! Para SPAK-ut kishte prokurorë që luftonin krimin
Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj teksa ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA, tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.
28 Prill 2025, 22:11 -
-
-
-
-
-
Beqiri për ‘Studio Live’: Berisha urdhëroi vrasjen e njeriut që sulmoi me presh Tritan Shehun në Lushnjë më 1997! Dosja në Prokurori, po hetohet
Avokati Idajet Beqiri, teksa shpjegonte procedurat ligjore dhe hapat që ndiqen për heqjen non gratas për rastin e Sali Berishës, nënvizoi se para se të heqë këtë ‘njollë’, kreu i PD-së duhet të pastrohet nga dosjet penale që ka në Shqipëri dhe nuk janë të pakëta.
28 Prill 2025, 18:25 -
Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty (VIDEO)
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.Fjalën e tij Rama e nisi me një shaka drejtuar një djali që ndodhej në shoqërinë e nj&
28 Prill 2025, 18:10 -
-
'Mos i rri asaj mbi qafë'/ Rama me batuta në takim me të rinjtë: Çfarë po të thoshte ky që s’të linte të më dëgjoje kur flisja për BE-në?Djali: Nuk ta themi dot
Ai i mori dy të rinjtë në podium, ku mes batutash i pyeti pse nuk po e dëgjonin fjalimin e tij për Bashkimin Evropian. Më pas, Rama ftoi edhe një vajzë tjetër, e cila ndodhej bashkë me dy të rinjtë në sallë, dhe e pyeti për çfarë po flisnin.
28 Prill 2025, 17:56
