-
Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Meta: Zgjedhjet e 11 majit jetike, izolimi i orkestruar nga qeveria më ka pamundësuar takimet me zgjedhësit
Kreu i PL Ilir Meta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se këto zgjedhje janë jetike për vendin. Meta nuk lë edhe pa përmendur burgosjen e tij, të cilën e quan të orkestruar nga qeveria. Ai tha se burgosja, i ka pamundësuar edhe takimet me zgjedhësit.
7 Prill 2025, 17:32 -
Bardhi akuzon Ramën se i ka vjedhur programin PD-së: Mashtrues në fushatë, nuk di dhe nuk do sepse vjedh! (VIDEO)
Kreu politik për qarkun e Fierit për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, akuzon kryeministrin dhe kreun e PS-së për vjedhjen e programit elektoral të Partisë Demokratike. E shoqëron akuzën me një video-postim në Faceboo
7 Prill 2025, 16:47 -
‘Jepi krahë fatit europian të Shqipërisë, voto 5!’ Rama ‘lexon dorën’ me simbiologji, me ‘yjet e fatit’ të rreshtuara për BE-në dhe trekëndëshin e artë: Mendje, llogjikë, dëshirë
Teksa pas numrit ‘5’ ka vendosur edhe një zemër, në pëllëmbën e dorës së bardhë një flutur kuqezi që simbolizon Shqipërinë. Përshkruan me gjuhën e simbiologjisë dhe kozmologjisë planetet me kuptimin e tyre, me Diellin si qendra e jetës, por edhe filozofitë e saj; Mendja, Dëshira dhe Llogjika, një ‘trekëndësh i artë’, që sipas kryeministrit të çon te numri ‘5’ për 11 majin
7 Prill 2025, 16:12 -
-
Xhixho në Report Tv: Marrim 12 mandate, edhe djali në mbështetje të Metës për 11 majin! Program si i Bashës? S’flasim për personazhe që janë bërë meme
Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së që pas arrestimit të Metës më 21 tetor 2024, flet në 'Sot, Live në Shqipëri' për projeksionet e partisë për zgjedhjet e 11 majit, pse Meta zgjodhi listën e hapur, përfshirjen e djalit të tij në fushatë elektorale de aleanca me PD. Pasi shpjegon programin, ironizon edhe Lulzim Bashën
7 Prill 2025, 15:25 -
Pyetje-Përgjigje/ Shpjegim për diasporën, si të merrni zarfin me fletën e votimit dhe t’ia dorëzoni postës
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe jeni regjistruar për të votuar më 11 maj, më poshtë gjeni disa pyetje dhe përgjigje që iu ndihmojnë mbi hapat që duhet të ndiqni për të marrë dhe dorëzuar fletën e votimit përmes postës.
7 Prill 2025, 14:20 -
Skënder Minxhozi: E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!
Jemi në fushatë dhe gjithçka lejohet. Ose më saktë pothuajse gjithçka lejohet! Sepse kur në mesin garës ti i thua tjetrit i korruptuar e kriminel, ndërsa ke mbi vete hetime e procedime penale konkrete nga i njëjti institucion (Spak e GJKKO), atëhere fuqia e goditjes mpaket dhe fjala e humbet forcën goditëse
7 Prill 2025, 13:47 -
-
Zgjedhjet/ Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Zannier: S’kam qëndrim për Metën, jemi pas shtetit të së drejtës e zbatimit të ligjit! Blushi: U arrestua qëllimisht
Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim informues sot në zyrat e Partisë së Lirisë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Të pranishëm ishin drejtuesit e PL-së, në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me tre akuza të ngritura nga SPAK
7 Prill 2025, 12:11 -
Berisha, Mediu dhe Harxhi deklaruan rikthimin e 'magjistarit madhështor' Chris LaCivita në Shqipëri, por ‘sherifi’ nuk po duket asgjëkundi...!
Në fillim kreu i Selisë Blu deklaroi se LaCivita do kthehej fuqishëm nga SHBA-të për fushatën, apo se nuk kishte nevojë të ishte gjithë kohën prezent në Tiranë. Më tej Fatmir Mediu me një video-postim nga Amerika lajmëronte rikthimin e “madhështorit”. Të premten ishte ish-zv/ministrja e PD Harxhi, që tha se do vinte të shtunën, por sot është e hënë...
7 Prill 2025, 11:48 -
Fletët e votimit për diasporën vijnë nga Sllovenia, paketimi për 5 ditë! Shpërndarja në 85 shtete të botës deri më 17 prill! Ja si të votoni
Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës, janë gati. KQZ do të shpenzojë 5 ditë për t’i paketuar dhe pritet t'u mbërrijnë emigrantëve mes 20-25 prillit. Posta do të jetë e shpejtë dhe gjithçka e paguar nga shteti, por korrieri ja dorëzon zarfin zgjedhor vetëm votuesit personalisht dhe jo të afërmve të tij.
7 Prill 2025, 09:25 -
'Çfarë e lidh doktor Pazarin me Elvis Roshin?', Basha: Vota për të është për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan të godasin SPAK
Basha u ndal te kandidimi i kushërirrit të Elvis Roshit, ndërsa ky i fundit ka nisur dhe fushatën për kandidatët e Berishës. Sipas tij, një pjesë e demokratëve që i shkojnë nga pas, nuk e dinë se të votosh për listën e hapur të Berishës, do çojnë në parlament Elvis Roshin dhe Ilir Metën.
6 Prill 2025, 20:13 -
'Doktor, nuk luftohet krimi duke bërë pazare me të', Alesia Balliu reagon pasi Berisha prezantoi kandidatët në Elbasan: Një emër nga fisi Çapja është në listën e sigurt të PD
Përmes një postimi në rrjetet sociale, me tone kritike dhe ironi, Alesia Balliu e cilëson situatën aktuale si një ‘tragji-komedi’, ndërsa ka akuzuar Berishën për përdorimin e dyfishtë të standardeve në raport me krimin.
6 Prill 2025, 19:34 -
‘Berisha, kolaterali politik më i madh i Edi Ramës’, Lapardhaja: Voton Saliun në Tiranë e Elbasan, të futet Meta në Parlament
Gazetari Namir Lapardhaja ka reaguar ndaj takimit të fundit të Berishës në Elbasan, duke u shprehur se ai është “kolaterali më i madh politik i Edi Ramës”.
6 Prill 2025, 17:54 -
'Blof pas blofi doktor', Ardit Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër, në Vlorë PD nuk merr më shumë se 3 mandate
Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi një dokument ku KQZ i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra.
6 Prill 2025, 17:18 -
Kreshnik Spahiu: Ku ndryshon opozita me 'këmisha të bardha' e vitit 2005 nga listat e zeza 2025?
20 vjet më pas, Berisha i ka larguar dhe shpallur armiq 100% të tyre. Këmishat e bardha sot i ka ndërruar me këmisha të “zeza”. Sot në krye të listave dhe fushatës kanë njerëz të proçeduar dhe akuzuar nga drejtësia: Sali Berisha, Ilir Meta, Fredi Beleri, Fatmir Mediu janë subjekte të SPAK dhe nuk ngjallin asnjë frymë për ndryshim.
6 Prill 2025, 16:25 -
Rama ndan videon e QSUT në 2013, ironizon Berishën me fjalët e tij: Flet vetë, gjykojeni vetë...
Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me ironitë e tij ndaj Sali Berishës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa pamje nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë dhe kushtet tmerrësisht të këqija.
6 Prill 2025, 13:23 -
'S’ka BE me qeveri që ka një këmbë në burg', Basha prezanton ekipin dhe platformën kundër korrupsionit në Degën 5: Shqipëria 2030 e Ramës, u kthye në 313
Basha foli për programin elektoral dhe angazhimet e forcës politike që drejton për zgjedhjet e 11 majit, ku theksin e vuri tek problemi më i madh i vendit siç është korrupsioni, që sipas tij koha e retokikës ka kaluar, duhen veprime konkrete.
6 Prill 2025, 10:12 -
Zgjedhjet/ Bardhi nga Cakrani: Nuk mund të vazhdohet më kështu pas 12 vitesh, këtë s’e thonë vetëm demokratët
Prezantimi i kandidatit Gentian Koçi në Cakran nxori në pah dy problemet më të mëdha për qarkun e Fierit në këto 12 vjet: mungesën e financimeve në bujqësi dhe në zhdukjen e investimeve në infrastrukturë. Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Gazment Bardhi vuri në dukje domosdoshmërinë për ndryshim
6 Prill 2025, 10:11 -
I përmendi emrin në Shkodër, kandidati i Bashës i përgjigjet Berishës! Kokaj: Një burrë i vërtetë s’i baltos ata që përndjek regjimi! Të hapa derën në ditët e tua më të errëta
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër, Anton Kokaj, i është përgjigjur Sali Berishës për komentet që ka bërë në lidhje me familjen e tij, të bëra sot nga Malësia e Madhe. Kreu i PD-së u shpreh se “nëse i ka mbetur një miligram gjak demokrati, ta braktiste ‘Lul Bravën’ dhe të kthehej në parti”
5 Prill 2025, 22:51
