-
Basha i përgjigjet Berishës dhe Ramës: Jeni bashkë me pazaret tuaja, nga ‘Mali i Tiranës’ te ato të betonit! Njëri me buf floriri dhe tjetri të bardhë! Fërkoje dhe për pak Rame... (VIDEO)
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët dhe programin elektoral, gjatë takimit që pati me qytetarë dhe strukturat në Degën 9 në kryeqytet. U përgjigjet Ramës dhe Berishës, që e ironizuan dhe sulmuan sot, njëri nga Malësia e Madhe e tjetri nga Tirana
5 Prill 2025, 22:19 -
Zgjedhjet/ Gazment Bardhi akuzon zv/kryeministren nga Fieri: Belinda Balluku na fiku dritat gjatë takimit në Divjakë! (VIDEO)
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, denoncoi sot zv/kryeministren Belinda Balluku, se ka urdhëruar ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë një takimi elektoral me strukturat
5 Prill 2025, 21:29 -
Zgjedhjet/ Rama nga shtabi elektoral i PS në Njësinë 14: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve! 'Ngacmon' dhe Bashën: Po Luli a ka ndonjë votë këtu? Ka frikë nga bufi, ma ka lënë mua (VIDEO)
Kryetari i PS, Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, takohen me shtabin elektoral të Njësisë Nr.14 në Tiranë. Premton heqjen e taksës për parkimet private dhe informohet për 'tharjen e kënetës'. Ironizon Bashën nëse ka ndonjë deputet në atë zonë
5 Prill 2025, 21:07 -
Ylli Pata: Rishfaqja e fantazmave sindikale që riktheu Berishën e Parë
Sali Berisha, si për të treguar se jo vetëm që nuk ka harruar, por mban mend gjithçka nga bëmat e tij në drejtimin e Shqipërisë, risolli sot një fantazmë. Madje jo vetëm e solli, por e nxori përpara kamerave dhe firmosi një tip marrëveshje. E cila kishte sipër vulën e PD-së
5 Prill 2025, 20:16 -
I ati kandidon nga burgu për deputet, djali i Ilir Metës do drejtojë fushatën e Tiranës? Kryemadhi: Bravo Besar, je rritur dhe tregove burrëri!
Ilir Meta dha sot mesazh nga qelia për prezantimin e kandidatëve, vetë në listë të hapur. Në takim u vu re edhe prezenca e djalit të kreut të PL-së, Besar Metaj. Teksa mbante një pankartë-poster të të atit në dorë, ai dukej i angazhuar në fushatë. A do jetë drejtues i fushatës?
5 Prill 2025, 19:28 -
‘Deri në Surrel shkoi Salmonela, e zuri dhe Ramën!’ Berisha i frikësuar nga Basha: U bëj thirrje mbështetësve të 'Lul Bravës' që të na bashkohen! Bënte gili-vili me... (VIDEO)
Kryetari i PD-së prezanton kandidatët në Malësinë e Madhe dhe thotë se PS në Shkodër ka “deputetët e Dobraçit”, duke iu referuar grupit të Bajrave. Sulmon Bashën se shkatërroi opozitën në favor të Ramës, duke bërë ‘gili-vili’ dhe kjo e detyroi të rikthehej. Berisha: Pasaportë europiane me salmonelë e pesticide!
5 Prill 2025, 18:45 -
Berisha i shqetësuar pse shqiptarët s’po hanë mish: Dikur dyqanet rrinin plot, tani vetëm në festa! Deklaron faljen e gjobave dhe legalizime që s’i bëri dot më 2005-2013 (VIDEO)
Kreu i PD-së përsëriti programin dhe premtimet e zakonshme, që nuk arriti t’i mbante gjatë qeverisjes së tij 2005-2013, si ulja e çmimit të energjisë dhe blerja e saj me 6 lekë, apo deri te falja e gjobave të energjisë dhe ujit dhe rritja e pensioneve
5 Prill 2025, 17:04 -
-
Tabaku vizitë në fasoneri: Do ulim taksën për biznesin me 10 %! Pres mbështetje masive të puntoreve gra
Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit.
5 Prill 2025, 12:46 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Meta audio mesazh nga qelia: Fushatë me letra, 50-100 copë në ditë shokëve! 'Shqipëria Madhështore' merr 20 mandate në Tiranë
Ilir Meta thotë se do të bëjë fushatë përmes letrave nga burgu 313. Në prezantimin e kandidatëve të Partisë së Lirisë, përmes një audio-mesazhi nga burgu Meta tha se do t’u shkruaj letra shokëve për ta mbështetur e për t’i dhënë votën më 11 maj.
5 Prill 2025, 12:08 -
'Njoh tët ëmë dhe tët atë që kur ishin të dashuruar...', Rama batuta nga Lapraka, 'ngacmon' dhe Bashën: E nisëm me flokë të zeza! Po Luli ka ndonjë votë këtu, e tremb bufi (VIDEO)
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, morën sot në mbrëmje (4 prill) takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.11 në kryeqytet. Premton investime në periferi, në zonat që preken nga Rruga e Arbrit: Do shkojë rruga dhe do rriten çmimet atje
4 Prill 2025, 21:45 -
Ylli Pata: Dora e munguar e 'këshilltarit mizerabël' në fushatën e Berishës
Në pritje të ardhjes së “sherifit” siç po e quajnë këshilltarin amerikan Chris Lacivita, fushata e PD-së duket në një çorganizim të përgjithshëm. Kjo jo vetëm nga gafat që mund të ndodhin nga doktori, si pasojë e aktivitetit të ngjeshur. Se helbete moshë shumë e shtyrë
4 Prill 2025, 21:16 -
Haxhinasto për Report Tv: Meta në burg s'e pengon fushatën tonë, komunikojmë me letra e telefonata! Do e fitojë mandatin, në Elbasan synojmë 7 deputet
Edmond Haxhinasto, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se Partia e Lirisë synon 7 mandate në qarkun e Elbasanit, ku dhe ai vetë është pjesë e listës së mbyllur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit
4 Prill 2025, 20:33 -
Berisha i ‘hedh dorashkën’ Ramës: Hajde të dalim bashkë në debat publik, ke frikë nga hija jote! Edhe pse s'kam qejf ta takoj
Teksa foli para banorëve dhe strukturave të degës së PD te Fusha e Aviacionit, Berisha i bëri thirrje publike kreut të qeverisë që të dalin në debat publik para shqiptarëve me programet e tyre. Njofton kthimin tek situata e para 2013 me ujin e dritat, duke premtuar faljen e kamatave e borxheve
4 Prill 2025, 20:19 -
Idrizi: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia, Kodi i gabuar, mbylli listat! PD për dy vite në luftë civile, revolucion e djegie karrigesh! Pse zgjodha listën e hapur
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shpjegoi në ‘Studio Live’ ditën e sotme, se integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia dhe se dy partitë e mëdha, PD dhe PS, bënë ndryshime të gabuara në Kodin Zgjedhor, duke i mbyllur pothuajse tërësisht listat për deputetë.Li
4 Prill 2025, 19:20 -
Idrizi në Report Tv: Ne nuk jemi antigrekë, por duam të zgjidhim ‘Çështjen Çame’! PD bëri gabim të madh që kandidoi Belerin në Himarë, ai është antishqiptar
'Studio Live'/ Kreu i PDIU shpjegon aleancën e pazakontë me PD, ku ndodhet edhe PBDNJ. Thotë se qëndrimi i tij kundër Vangjel Dules nuk ndryshon, ashtu sikurse kritikon Berishën që kandidoi Belerin për Bashkinë. Deputeti: E respektoj minoritetin, ne i detyruam Parlamentin që t’i kërkonte Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës
4 Prill 2025, 19:00 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Ministrave miraton fondin shtesë prej 150 milionë lekë për të mbështetur partitë politike
Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë lekë për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Sipas vendimit, efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave
4 Prill 2025, 18:42 -
-
Berisha u ‘qan’ hallin pensionistëve dhe u thotë se ‘i kupton më mirë se Rama’!
Sali Berisha mblodhi sot moshën e tretë, pensionistët, duke u qarë hallin dhe shpjeguar atyre se si bashkëmoshatar i kupton më mirë sesa kryeministri Edi Rama, edhe pse gjatë tetë viteve në qeveri (2005-2013) mund të kishte realizuar premtimet për pagesë me standarde europiane
4 Prill 2025, 16:09 -
Basha takime me qytetarët në Degën 1, prezanton programin: Taksë e sheshtë 9%, fund abuzimeve me paratë publike, më shumë mirëqenie për familjet
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete Orjola Pampuri, zhvilloi sot takime me qytetarë, familjarë, të rinj dhe sipërmarrës në zonën e Degës 1 në Tiranë
4 Prill 2025, 10:54
