-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Kukës, KAS rrëzon ankimin e PD: S'keni prova
KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe rivotim në qarkun e Kukësit, duke vlerësuar se mungojnë provat për manipulime. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit mbetet i pandryshuar. PD me 2 mandate dhe PS me 1 mandat.
5 Qershor, 10:21 -
Zgjedhjet ‘mollë sherri’ në Kuvend, PD: I vodhët me bandat! PS: Pengje të Berishës, u turrët të bënit pis Shqipërinë! Noka bllokon foltoren, përjashtohet
PD akuzoi sërish mazhorancën se i vodhi zgjedhjet e 11 majit, teksa socialistët i kujtuan se në ‘apel’ i mungojnë 300 mijë vota. PS i quajti të turpshme deklaratat e Berishës në Bruksel që bëjnë pis Shqipërinë. Deputeti Sula humbjen e shikoi te Berisha, të cilit i bëri apel të largohet e të shpëtojë PD-në. Spiropali përjashton Nokën nga seanca.
5 Qershor, 07:46 -
‘Treni bullgar’ nuk u gjet as në magazinat e KQZ në Vaqarr! Hapen 233 kuti për 11 qarqet, 99 mijë fletët e papërdorura ishin atje
KQZ hapi 233 kuti materialesh zgjedhore nga 11 qarqe, për të parë nëse aty ndodheshin apo jo 99 mijë fletët e votimit që nuk u përdorën më 11 maj dhe që komisionerët nuk i kishin shënuar në procesverbale. Verifikimi vërtetoi se shqetësimi i PD për nuk qëndronte pasi të gjitha fletët u gjetën në kuti. Vetë PD e neglizhoi monitorimin e këtij procesi.
5 Qershor, 07:28 -
Ervis Iljazaj: Ligji absurd që nuk lejon kandidatët për deputetë të ankimojnë rezultatin
Me pak fjalë, sjellja e kandidatëve për deputetë është e kushtëzuar nga partia politike. Nëse ajo e lejon mund ta ankimosh rezultatin, në të kundërt nuk mund të gjesh të drejtën tënde si kandidat për deputet. Në këtë mënyrë që është hartuar ky ligj është duke na sjellë reminishencat e mandatit imperativ, i cili është hequr që nga koha e Revolucionit Francez në vitin 1789
4 Qershor, 23:05 -
KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme, marrin pjesë dhe dy kandidatët e PD, Kalaja dhe Kuçana
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike, në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet. Të enjten në orën 09:50 do shprehet për Kukësin, KAS i kërkon PD-së të sjellë provat që pretendon për dy qarqet Fier dhe Durrës. Aulon Kalasë iu pranua ankimimi, por duhet të japë prova, s'ka ende vendim për rinumërim
4 Qershor, 20:47 -
Berisha nxiu Shqipërinë në PPE, Petro Koçi në Report Tv: Flet si zëdhënës i Putinit, qëndrim racist kundër shqiptarëve
Qëndrim racist ndaj shqiptarëve i ka cilësuar deputeti i PS Petro Koçi deklaratat e kreut të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë. Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë dhe do të vijoj të jetë mbështetëse e reformës në drejtësi.
4 Qershor, 19:24 -
Ylli Pata: Rikthimi në pikën zero, ç’punë keni me Berishën?
E pikërisht për këtë fjalën, realisht e kanë vetë demokratët, në mënyrën, mjedisin por edhe retorikën e tyre. Pasi në realitet ata flasin, vetëm se kanë braktisur selinë blu, siç duket bosh ajo që më 12 maj. Si një shenjë rebelimi bërtitëse për një ndryshim, pasi nuk ka asnjë logjikë të vazhdohet kështu
4 Qershor, 19:17 -
Lulzim Basha i vë çelësin zyrave të 'Euroatlantikëve'? Reagon ish-kryedemokrati: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon
Në reagim theksohet se Euroatlantikët janë në fazë analize dhe riorganizimi, duke deklaruar se nuk është hequr dorë nga kauza kundër kapjes së demokracisë dhe zgjedhjeve nëpërmjet pazarit politik Rama-Berisha.
4 Qershor, 18:20 -
Blushi për Report Tv: Në zgjedhjet lokale do garojmë me siglën tonë, në Kavajë na u vodhën votat e kandidatëve! Nuk i djegim më mandatet
Tedi Blushi në ‘Studio Live’ flet për vijimësinë e koalicionit me PD, pse do kandidojnë me siglën e PL në zgjedhjet lokale, kush ua vodhi votat në Kavajë dhe pse pretendojnë farsën elektorale. Dështimi i PL për të bërë Ilir Metën deputet, autokritika për rezultatin e dobët, përgjigja për akuzat e Kryemadhit mbi pasurinë dhe gjendjen shëndetësore të kryetarit Meta në qeli
4 Qershor, 18:00 -
Endri Kajsiu: Doktor kundër Doktorit, por PD nuk është poliklinikë
Dikush që e di historinë e partive të djathta në ish-vendet e Europës Lindore dhe fatin e tyre politik më mirë se Berisha, duhet t’u shpjegojë këtyre entuziastëve në PD që të mos bien nesër në dëshpërim, por të rrinë me këmbë në tokë, se partitë e djathta në përgjithësi në të gjithë botën demokratike – kanë pasur gjithmonë një ose disa “pronarë moralë”, emra me të cilët lidhet lavdia apo edhe rënia e atyre formacioneve politike.
4 Qershor, 17:56 -
Një tjetër aleat akuzon kandidatët e Berishës se i kanë vjedhur votat, Elton Roshi kërkon rinumërim
Një tjetër aleat i Sali Berishës ngre dyshime mbi vjedhje të votave preferenciale. Elton Roshi, kandidat i Agrarëve në aleancën me Partinë Demokratike kërkon rinumërim të votave të tij.
4 Qershor, 17:24 -
PD i rrëzoi në KAS për rinumërimin e votave preferenciale/ Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues, por ende pa garanci për rinumërimin që kërkojnë
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme ankesat e kandidatëve të PD-së, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalaja, të cilët kërkojnë rinumërimin e votave në Tiranë dhe Durrës, pasi më parë ishin refuzuar nga partia e tyre. Megjithatë, pranimi si ankues nuk garanton ende rinumërimin, pasi çështja mbetet për shqyrtim të mëtejshëm nga KAS.
4 Qershor, 17:22 -
Pasi akuzoi PD-në se i vodhi votat Metës në Kavajë, Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave dhe damkos qeverinë e Ramës!
Tedi Blushi përdor raportin e PE për të rrëzuar zgjedhjet. Por fajtorin tani në PL kanë nisur ta kërkojnë jo vetëm te Qeveria e Edi Ramës, por edhe tek aleati i tyre i ngushtë, Partia Demokratike dhe Sali Berisha, duke ngritur dyshime të forta se në Kavajë u devijua vota brenda koalicionit në destinacione të tjera
4 Qershor, 15:25 -
Berisha nga Brukseli hedh sërish 'baltë' mbi Shqipërinë dhe lajmëron protesta: Raporti i PE ‘damkosi’ Ramën
Nga Brukseli, ku ndodhet për “misionin” lidhur me atë që e quan si “farsë elektorale”, Berisha vijoi akuzat ndaj qeverisë Rama. Sipas kreut të PD, raporti i Komisionit të Jashtëm të PE ‘damkosi’ qeverinë.
4 Qershor, 15:14 -
Hapja e 4 kutive në Vlorë rrëzon alibinë, gjenden fletët e votimit të papërdorura! PD nuk bindet, nesër në Vaqarr do verifikohen 233 kutitë e tjera
Pretendimi i Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në 11 maj, u rrëzua sot në KQZ. Pasi u hapën 4 kuti të Vlorës, fletët u gjendën brenda. Komisionerët gabimisht kishin shkruar zero fletë të papërdorura në procesverbal. Mirëpo, PD përdori dy anëtarët e saj në KAS për ta zgjeruar hetimin, në 233 qendra votimi, hetim i cili do të bëhet në magazinat e KQZ.
4 Qershor, 12:06 -
PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: 'Të humbura' si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës
Presidenti i PL, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 130 mijë fletë votimi ''të humbura'' si 130 milion eurot e ''avulluara'' të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
3 Qershor, 21:42 -
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ivi Kaso: Farsë elektorale, shkeljet i janë dërguar edhe ODIHR-it! S’ka bashkëpunim me PS
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se procesi zgjedhor i 11 majit nuk ka qenë i rregullt dhe i ka cilësuar zgjedhjet si një ‘farsë elektorale’. Kaso mohoi zërat për një bashkëpunim mes PS dhe PD.
3 Qershor, 20:23 -
'Jam e shokuar', Evi Kokalari 'shpërthen' ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Ramën
Evi Kokalari ka kritikuar ashpër Sali Berishën, duke thënë se deklaratat e tij në Europë dëmtojnë dinjitetin e Shqipërisë dhe jo Edi Ramën. Ajo tha se i vjen turp nga qëndrimet e tij dhe se shqiptarët e ndëshkuan më 11 Maj për këtë sjellje.
3 Qershor, 18:57 -
Jakin Marena: Rezolutat e ‘Internacionaleve’ të Berishës, si ‘Marksistë-Leninistët’ e Enverit
Berisha ka deklaruar se është misionar tashmë në PD e misioni i tij në tokë përfundon vetëm atëherë kur ta marrë i Plotfuqishmi në gjirin e vet. Pra përjetësisht. Pasi Berisha ka paralajmëruar se do të jetë kryetar i PD, dhe askush nuk duhet të pretendojë për të marrë drejtimin e kësaj partie.
3 Qershor, 18:23
