-
Meçe për Report Tv: Ata që i dalin kundër Berishës eliminohen, sa të jetë ai, PD nuk fiton! Bala: S’kanë të ardhme me Nokën e Vokshin
Ish-deputeti i PD-së analizoi në ‘Studio Live’ situatën politike të kreut të PD-së dhe opozitës, figurat që mund ta pasojnë, pse konteston zgjedhjet dhe çfarë ndodh me ata që i dalin kundër në parti. Gazetari Anri Bala thotë se Berisha zbulon disa nga emrat që mund të marrin PD-në
3 Qershor, 18:16 -
FOTOLAJM/ Alimehmeti ‘luftë’ për rinumërimin e votave, Berisha shfaqet krah Tabakut në asamblenë e PPE
Ndërsa Ilir Alimehmeti lufton i vetëm në Kolegj Zgjedhor për mandatin që i mori Jorida Tabaku me një diferencë të ngushtë votash, Sali Berisha udhëton në Strasburg krah saj, duke lënë pas një imazh të fortë braktisjeje politike.
3 Qershor, 17:52 -
-
Pasi humbi thellë më 11-maj, Berisha i kërkon ndihmë PPE-ve: Na sillni një mision faktmbledhës në Shqipëri, shteti i lidhur me kartelet e drogës (VIDEO)
Kryetari i PD, Sali Berisha, i shoqëruar nga Tabaku, Vokshi dhe Bylykbashi, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, ku është ankuar përsëri për ‘farsën elektorale’ të 11 majit në Shqipëri. Edhe pse deri tani nuk ka dhënë prova konkrete manipulimi, teksa edhe "treni bullgar" i Peqinit i 'ngeci', pretendon se ka mijëra dokumente si prova, duke kërkuar një mision verifikimi nga partitë simotra.
3 Qershor, 17:15 -
U tërhoq nga gara e 11 Majit/ Dhori për Report Tv: E tronditur nga rezultati i PS-së me 12 mandate në Fier! Berisha duhet të rinovohet
Ilda Dhori deputetja e PD-së ka shprehur zhgënjim për rezultatin e thellë të humbjes së PD-së në Fier, duke akuzuar deformim të votës dhe ndarjen e opozitës për shkak të partive të vogla dhe problemeve brenda lidershipit të demokratëve. Ajo kërkon një lidership të rinovuar në PD, për të qenë më konkurrues dhe për të përmirësuar rezultatet në të ardhmen.
3 Qershor, 16:39 -
-
Ankimet e PD/ Shtyhen Kukësi e Gjirokastra, do hapet një kuti e Beratit për diasporën, PD pretendon votimin nga e njëjta dorë! Do verifikim dhe për fletët e papërdorura
Vijoi sot mbledhja e shtyrë në fundjavë edhe për Gjirokastrën, ku PD pretendon shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit 3 me 1 për PS në zgjedhjet e 11 majit për këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Shtohet provë e re e pretenduar edhe hapja e kutive për fletët e pavlefshme. Bele: Mund të na dali si rasti i Vlorës, ku të gjitha fletët ishin të vulosura. PD pretendime edhe për Kukësin e Beratin se "janë bërë votime në diasporë nga e njëjta dorë", shtyhen përsëri për shqyrtim provash
3 Qershor, 15:48 -
Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021
Listës së opozitarëve që pretendojnë për trafikim të votave të tij drejt kandidatëve të tjerë i është bashkuar një ditë më parë edhe Ilir Meta. Ai ngriti dyshime për parregullsi në procesin e numërimit në bashkinë, ku sipas të dhënave të KQZ, kreu i PL mori vetëm 113 vota.
3 Qershor, 15:45 -
PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, KAS e rrëzon për 43 kuti në Vlorë, por do verifikohen 4 prej tyre!
Por me kërkesë të vetë 2 anëtarëve, do të hapen e do të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën bashki; Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq. Kutitë hapen vetëm për të verifikuar se sa fletë votimi janë të papërdorura, kur në sistem janë deklaruar 0 fletë të tilla nga komisionerët
3 Qershor, 15:21 -
PD kundër kandidatëve të saj në KAS/ Çaka Report Tv: Kërkesat për rinumërim pa mbështetjen e partisë të pavlera! Kalaja zgjidhje të pahijshme që ankimoi me PLL
Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator në KQZ, deklaroi se vetëm subjektet zgjedhore të regjistruara ose kandidatët e pavarur kanë të drejtë të ankimojnë vendimet në KAS dhe Kolegj Zgjedhor. Ai theksoi se ankimet individuale pa mbështetjen zyrtare të partisë janë të pavlefshme.
3 Qershor, 15:00 -
Manjani ironizon kandidatët e PD: Pse mo për të hapur kutitë tuaja e mori vulën Berisha?! Shihni mos i ka mbet ndonjë kopje vule Lulit
Ylli Manjani ka ironizuar situatën brenda PD-së, ku disa kandidatë që nuk fituan mandatin kërkojnë hapjen e kutive, ndërsa partia vetë nuk është dakord. Ai thumbon edhe Flamur Nokën, duke e pyetur me sarkazëm nëse e mori vulën me vete kur firmoste kontrata në SHBA, duke e përmbyllur me etiketimin 'vulëhumbur'.
3 Qershor, 12:43 -
Erion Braçe: Çmendina e natës!
Tani; Për këtë trenin bullgar dhe këtë zyrën e Erion Braçes; E para, nuk kam patur kurrë nevojë për tren që nga 1996ta; e thjesht kam patur hambar me vota; aq i madh ka qenë hambari sa edhe pse Salihu i bëri vetë zgjedhjet në 1996-ën, pra i shkruajti vetë, i hodhi vetë e i numëroi vetë, përsëri në fund fitues ishë unë me 50.01%
3 Qershor, 11:36 -
Shabani: Lapaj ka bërë disa herë të njëjtën deklaratë, se nuk do e pranojë mandatin si deputet! Vendimi i takon atij
Berisha dhe Rama kanë rënë, kurse partitë e reja vijnë në rritje. Adriatik Lapaj mori më shumë vota më 11 maj brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, por vendimi nëse do e pranojë mandatin e deputetit i takon vetëm atij.Kështu u shpreh kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, sot në studion e ‘5 Pyetjet nga Ba
2 Qershor, 23:00 -
Spahiu: Kutitë s’do hapen, sepse Berisha i ka dhënë besën Ramës, dhe prandaj i bashkoi votat me PS
Kutitë për rinumërim të votave të kandidatëve brenda partive nuk do të hapen, teksa ka akuza publike për tjetërsim dhe devijim të votave nga një kandidat tek tjetri.Kutitë nuk do hapen sepse ka marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, që dëmtohen të dy po të hapen. Madje Beris
2 Qershor, 22:44 -
Spahiu: Vota e emigrantëve me probleme dhe duhet ndryshuar! Diaspora të bëhet qarku i 13-të elektoral
Vota e emigrantëve në të ardhmen do i prishi punë dy forcave të mëdha politike dhe do sjellë rrotacionin, teksa mbështetja e saj u pa qartë edhe ndaj forcave të reja politike.Por vota e diasporës në mënyrën se si u realizua për 11 majin ishte me probleme të theksuara, deri edhe e orientuar, ndaj du
2 Qershor, 22:26 -
Shabani në Report Tv: Berisha ra me mbi 200 mijë vota, kishte numërues dhe qahet për humbjen! Hitaj: OSBE-ODIHR kritikoi të dyja palët, PD bën lojë! Gaba: Pati probleme
'5 Pyetjet nga Babaramo' solli sot në panelin e të ftuarve situatën paszgjedhore të 11 majit dhe gjendjen e opozitës. Të ftuarit Endri Shabani, Arbër Hitaj, Gentian Gaba dhe Leonard Karaj analizuan 'mejdanin' politik që kanë lënë rezultatet zgjedhore, faktorët, shkaqet dhe të ardhmen e partive të vogla. Pse ankohet PD dhe a qëndrojnë alibitë e saj?
2 Qershor, 22:08 -
Ben Andoni: Opozita është moral
Ky është një nga momentet më të vështira jo vetëm për PD-në, si forca politike kryesore e opozitës (partitë e tjera janë me peshë specifike pothuaj të papërfillshme), por për të gjithë demokracinë. Në emër të asaj që kështu i shërbehet Ramës, kërkohet që për opozitën të mos ketë kritika dhe ato t’i adresohen vetëm maxhorancës.
2 Qershor, 22:06 -
-
Spahiu për Report Tv: Në 5200 qendra votimi, asnjë nga 15600 komisionerë të PD s’kanë kapur 1 votë të vjedhur
‘5 Pyetjet nga Babaramo’ analizon situatën paszgjedhore të 11 majit dhe gjendjen ku ndodhet opozita e veçanërisht PD-ja. A qëndron alibia e Berishës për vjedhje votash e manipulim? Si e analizon juristi Kreshnik Spahiu dhe argumentet që sjell
2 Qershor, 21:31 -
Endri Kajsiu: Berisha, fituesi i heshtur i 11 majit
Në përfundim: Nëse zgjedhjet e 11 majit do të ishin një betejë për pushtet, Berisha nuk kishte asnjë shans për ta fituar. Por zgjedhjet nuk prodhojnë vetëm qeverisje — ato japin legjitimitet, pushtet politik, imunitet moral dhe kontroll mbi instrumentet e opozitës. Në të gjitha këto aspekte, Berisha është fituesi i heshtur, por i padiskutueshëm i 11 majit
2 Qershor, 20:53
