-
SHBA-ja thotë se është 'e shqetësuar' nga ligji i propozuar për agjentë të huaj në Mal të Zi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për pasojat e mundshme që ligji i propozuar për agjentët e huaj mund t’i shkaktojë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, përfshirë lirisë së shprehjes dhe bashkimit në Malin e Zi, vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
11 Tetor 2024, 11:29 -
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
Komisionarja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johanson, e bëri të ditur lajmin sot, por nuk tregoi se kur mund të hyjë ai në fuqi. Por, disa ekspertë të vendeve anëtare kanë paralajmëruar se ky sistem ka mundësi t’i rrisë pritjet e gjata në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian
10 Tetor 2024, 22:32 -
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
Mbështetja financiare do të jetë për energjinë dhe infrastrukturën, turizmin, arsimin profesional, bujqësinë, si dhe mbështetjen teknike në procesin e përafrimit të legjislacionit në kuadër të procesit të Integrimit Europian. Në Berlin është nënshkruar sot Protokolli i Bashkëpunimit me Gjermaninë për vitet 2024-2026
10 Tetor 2024, 22:19 -
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.
10 Tetor 2024, 09:29 -
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet përshkallëzohen midis Izraelit dhe Hezbollahut, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit
9 Tetor 2024, 15:26 -
Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë
Inteligjenca ushtarake ruse po kërkon të shkaktojë kaos në Britani dhe Europë. Paralajmërimi vjen nga shefi i inteligjencës britanike. Ai thotë se kërcënime të mëdha ka edhe nga Irani, Al Kaeda dhe Shteti Islamik që përbëjnë kërcënime të mëdha për terrorizëm
8 Tetor 2024, 18:07 -
-
Kosova heq ndalesën për mallrat nga Serbia! E mirëpret BE e SHBA: Hap i rëndësishëm
Nga kjo e martë është hapur pika kufitare në Merdarë të Kosovës, për hyrjen e mallrave nga Serbia, për të cilat kryeministri Albin Kurti njoftoi dje heqjen e masave shtrënguese. Bashkimi Europian vlerësoi vendimin e marrë nga Prishtina, duke e cilësuar si një hap që i garonton vendit sukses në Procesin e Berlinit.
8 Tetor 2024, 16:32 -
Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua këtë të hënë me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Hamburg të Gjermanisë, takim të cilin lideri serb e quajti të përzemërt dhe të fokusuar në rrugëtimin e Serbisë drejt BE
7 Tetor 2024, 18:10 -
Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme
Dialogu Kosovë Serbi mund të rinisë në javët e ardhshme. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se do të nisë përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel midis kryenegociatorëve.
7 Tetor 2024, 15:36 -
-
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor
Gjysmë-shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopolitike të Luftës së Ftohtë në Evropën Juglindore, ku Shqipëria totalitare luajti një rol kritik, në këtë epokë të re të çarjeve të sërishme politike, Kina është kthyer në rajon si një aktor i rëndësishëm.
5 Tetor 2024, 19:22 -
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
Agjencia evropiane Frontex akuzohet se ka qenë e përfshirë në operacione të paligjshme për largimin e migrantëve përtej kufijve. Bazuar në disa video të depozituara nga një ekip gazetarësh gjermanë, zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në këtë agjenci, ngriti akuza të rënda se në disa raste stafi ka shkelur të drejtat e emigrantëve të cilët mbërrinin në ujërat e BE.
4 Tetor 2024, 20:54 -
-
BE-ja çon Hungarinë në gjykatë për shkak të ligjit kundër ndikimit të huaj
Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj
3 Tetor 2024, 13:42 -
Republika Çeke bllokoi deklaratën e përbashkët të BE-së për ndërhyrjen izraelite në Liban
Republika Çeke ka bllokuar një deklaratë të përbashkët të BE-së përmes së cilës bëhej thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënohej numri i civilëve të vrarë.
2 Tetor 2024, 22:04 -
Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Berlin
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Berlin kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit
2 Tetor 2024, 15:03 -
Presidentja Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
1 Tetor 2024, 17:00 -
Dhuna e opozitës në Kuvend, ambasadori i BE-së: Në demokraci normale s'ka vend dhuna! Jam i keqardhur
Nga i njëjti oborr ku një ditë më parë morën flakë karriget e deputetëve, erdhi edhe reagimi i parë ndërkombëtar. Para fjalës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare te Nismës së Evropës Qendrore, që u mbajt pikërisht në sallën që të hënën
1 Tetor 2024, 15:45