Marrëveshja për emigrantët/ Meloni në Senat: Protokolli i Shqipërisë i zbatueshëm me shtetet e tjera! Fryma evropiane që duhet ndjekur, falenderoj Ramën

Italia ka dhënë një shembull të mirë me nënshkrimin e Protokollit Itali-Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian.

Dy objektet e parashikuara nga Protokolli - qendra e Shëngjinit dhe qendra e Gjadrit - janë tashmë gati dhe funksionale.

“Ne morëm pak kohë shtesë që gjithçka të bëhej në mënyrën më të mirë të mundshme, por jemi shumë të kënaqur me rezultatet e kësaj pune", tha kryeministrja Giorgia Meloni, në komunikimin e saj në Senat, në funksion të Këshillit Evropian.

Teksa ka falënderuar "në veçanti ministrat Crosetto, Piantedosi dhe Nordio, nënsekretari Mantovano dhe Ambasada italiane në Shqipëri, të cilët ndoqën hap pas hapi zbatimin e protokollit”, shkruan ANSA.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë perfekte frymën europiane dhe që ka të gjitha kredencialet për t'u ndjekur edhe me vendet e tjera jashtë BE-së. Dhe falënderoj gjithashtu kryeministrin Rama dhe të gjithë Qeverinë që ka besuar, bashkë me ne, në mirësinë dhe efektivitetin e kësaj nisme”, u shpreh Meloni.

Duke folur në Senatin italian përpara Këshillit Evropian të 17-18 tetorit, Meloni vuri theksin te një rënie prej 60% të zbarkimeve të emigrantëve të parregullt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë.

Sipas kryeministres italiane, një element kyç i kësaj strategjie ka qenë Protokolli Itali-Shqipëri, që parashikon përpunimin e kërkesave për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian.

Ky bashkëpunim midis Italisë dhe Shqipërisë përbën një model për menaxhimin e flukseve migratore dhe po kontribuon në përmirësimin e situatës në të gjithë Mesdheun, nënvizoi Meloni.

Ajo shtoi gjithashtu se do të ketë takime joformale të vendeve të BE-së për të diskutuar efektet e mëdha të emigracionit, për të përmirësuar më tej këtë qasje të përbashkët. /ANSA/

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë