-
Nesër nis zyrtarisht ‘beteja’ për 11 Majin/ PD çel fushatën të premten, PS ‘ndez motorët’ më 12 Prill, simbolika me yjet e BE
Nesër nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. PD çel fushatën të premten në sheshin Nënë Tereza, ndërsa PS do të “ndezë motorët” një ditë më pas, 12 Prill, që përkon me yjet në flamurin e BE.
10 Prill, 10:50 -
Basha me mjekë, farmacistë e studentë: Rama premtoi shëndetësi falas, pasuroi shokët dhe oligarkët! E ka Beqajn të 313-ta, luftë kundër mafias së barnave
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë, Gazment Koduzi dhe Diana Toma, u takuan dhe biseduam sot me mjekë, farmacistë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë mbi planin tonë për shëndetësinë
9 Prill, 15:47 -
Takimi me mjekë, farmacistë dhe studentë të mjekësisë, Basha: “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër mafies së barnave thelbësore në programin e Koalicionit Euroatlantik
Basha tha se programi i Koalicioni Euroatlantik parashikon karta e sigurimit shëndetësor që çdo qytetar do të ketë akses në shërbime shëndetësore publike ose private pa pagesa shtesë, rimbursim bazuar në diagnozë, luftë kundër barnave jocilësore dhe mafies së ilaçeve dhe menaxhimi i duhur i tyre.
9 Prill, 14:46 -
“100 mln euro subvencione për fermerët”, Basha takime me qytetarë në Elbasan: Heqim taksën Rama tek karburantet
Basha gjithashtu tha se programi i Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe ndihmë direkte pa ndërmjetës, ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.
9 Prill, 12:52 -
Basha me fermerët në Baldushk: Kemi plan konkret për bujqësinë, 100 mln euro subvencione, ulje të kostove të prodhimit për 150 mijë familje fermerësh
Ai prezantoi planin e Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, që përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, ndihmë direkte pa ndërmjetës, dhe ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.
9 Prill, 12:11 -
VIDEO/ ‘Të kishte kërkuar shoku për debat Rame...!’ Basha ironizon kryeministrin për lidhjen me Berishën: Shoku i kujt është Elvis Roshi, i bufit të artë apo i të bardhit?!
Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ironizoi në serinë e radhës me video virtuale në rrjetin social Facebook dyshen Rama-Berisha për marrëveshje dhe lidhje mes tyre, duke marrë si referencë edhe kandidimin e kushëririt të parë të ish-kryebashkiakut socialist Elvis Roshi në Kavajë për listat e PD-së më 11 maj
8 Prill, 12:04 -
Basha takime në Divjakë dhe Sauk: 100 mln euro subvecione në vit për fermerët, angazhimi ynë të sjellim rritje reale të pensioneve
Në takimin me fermerët, ai u njoh me problematikat që përballen duke filluar që nga mungesa e subvencioneve, mungesa e infrastrukturës dhe tregut, të cilët i detyrojnë që prodhimin ta hedhin në rrugë.
7 Prill, 20:40 -
'S’ka BE me qeveri që ka një këmbë në burg', Basha prezanton ekipin dhe platformën kundër korrupsionit në Degën 5: Shqipëria 2030 e Ramës, u kthye në 313
Basha foli për programin elektoral dhe angazhimet e forcës politike që drejton për zgjedhjet e 11 majit, ku theksin e vuri tek problemi më i madh i vendit siç është korrupsioni, që sipas tij koha e retokikës ka kaluar, duhen veprime konkrete.
6 Prill, 10:12 -
I përmendi emrin në Shkodër, kandidati i Bashës i përgjigjet Berishës! Kokaj: Një burrë i vërtetë s’i baltos ata që përndjek regjimi! Të hapa derën në ditët e tua më të errëta
Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër, Anton Kokaj, i është përgjigjur Sali Berishës për komentet që ka bërë në lidhje me familjen e tij, të bëra sot nga Malësia e Madhe. Kreu i PD-së u shpreh se “nëse i ka mbetur një miligram gjak demokrati, ta braktiste ‘Lul Bravën’ dhe të kthehej në parti”
5 Prill, 22:51 -
Basha i përgjigjet Berishës dhe Ramës: Jeni bashkë me pazaret tuaja, nga ‘Mali i Tiranës’ te ato të betonit! Njëri me buf floriri dhe tjetri të bardhë! Fërkoje dhe për pak Rame... (VIDEO)
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët dhe programin elektoral, gjatë takimit që pati me qytetarë dhe strukturat në Degën 9 në kryeqytet. U përgjigjet Ramës dhe Berishës, që e ironizuan dhe sulmuan sot, njëri nga Malësia e Madhe e tjetri nga Tirana
5 Prill, 22:19 -
Basha në kuzhinë duke gatuar jufka, vijon replikat me kryeministrin: O Rame, ku i ke shokët
Ndër të tjera drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik foli edhe për pasionin që ka për leximin dhe kinematografinë. Ai gjithashtu thotë se gjëja që ka kuptuar ditët e fundit është që nganjeherë më mire është me thënë të vërtetën me fjalë të thjeshta sesa të përpiqesh për shpjegime t’gjata.
5 Prill, 17:30 -
'O Rame', Basha ironi me kryeministrin: Kandidatët tanë nuk tremben nga sirena e policisë, jemi krah SPAK (VIDEO)
Në fjalën e tij Basha foli për angazhimet e Koalicionit Euroatlantik sa i përketë antikorrupsionit. Sipas tij, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit të parlamentarëve dhe projektvendimi për mbështetje të SPAK, të cilët kanë një vit e gjysmë në syrtaret e parlamentit dhe nuk sillen për diskutim nga ata që liruan të korruptuarit e dënuar nga GJKKO, do të janë mbështetje reale për institucionet e drejtësië.
5 Prill, 10:39 -
‘Qesh mirë kush qesh i fundit Rame’, Basha ironizon deklaratat e Ramës për largimin e amerikanëve nga SPAK: Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi (VIDEO)
Në video, Basha ka rikthyer deklaratat e tij kur e paralajmëronte “Ramën që ndryshimi i administratës në Uashington nuk do të ndryshonte prioritetet për Shqipërinë”. Fakt ky që u vërtetua me rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe atyre të FBI në BKH.
4 Prill, 22:58 -
Berisha sulmon Bashën: Përdorimi i simboleve të PD në rrjete sociale, vjedhje! Shqiptarët s'e votojnë më Lul Bravën
Në konferencën e radhës me gazetarët, Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën duke e akuzuar se bashkëpunon me Edi Ramën. I pyetur se si do ta ndalojë drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, që t&
4 Prill, 13:21 -
‘Hija’ e Bashës ndjek Berishën! PD kërkesë në KQZ: Mbyllini Facebook-un dhe faqen e web të 'Koalicionit Euroatlantik', po keqpërdor simbolet e PD
Lufta për Partinë Demokratike dhe simbolet e saj vijon të përplasë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Berisha i kërkoi KQZ-së të mbyllë faqen zyrtare të demokratëve euroatlantikë dhe rrjetet sociale të paraardhësit të tij, me pretendimin se po keqpërdor simbolet e PD.
4 Prill, 13:10 -
‘Dueti’ Rama-Basha: Petro Koçi në Report Tv: Dëfrim elektoral! PS e vetmja që garanton reformën në drejtësi
Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në Report Tv komenton replikat Rama-Basha, të cilat i quan dëfrim elektoral.“Dueti Rama-Basha e kam parë si dëfrim elektoral, si një gjë të domosdoshme, se ka brenda jo vetëm aspekte serioze, por ka edhe pak batutë që mund të merret pak si një lloj d&am
3 Prill, 19:59 -
Replikat/ Hasa: 7x7 = 313, Rama në hall! Koçi: I kam thënë Bashës, 7x7 = 2017, 2021, 2025
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa ka replikuar në studion e Report Tv me deputetin e PS, Petro Koçi. Hasa i kthehet replikave virale Rama-Basha, duke e pyetur kryeministrin se ku i ka shokët, ndërsa me ironi thotë se 7x7 = 313. Ndërkohë, Petro Koçi numëron humbjet radhazi të Partisë Demokratike, duke thënë me ironi se 7x7 = 2017, 2021, 2025.<
3 Prill, 19:46 -
‘Ku i ke shokët?’, Endri Hasa pyet Ramën nga Report Tv: ‘7x7 = 313’! S’na e jep dot pasaportën e BE, pa luftuar korrupsionin! Me Bashën, krah SPAK
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa i ftuar në Report Tv thotë se kanë nisur takimet derë më derë me qytetarët për të preznatuar programin për 11 majin. Një replikë e ka drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama, të cilit i thotë se duhet t’i përgjigjet pyetjes ‘O Rame ku i ke shokët'.
3 Prill, 19:16 -
'E lule lu, unë për ty, po ti...!' Rama i përgjigjet Bashës me VIDEO ironike: S'je më ai Lul tsunami, ke ra! Të tremb ai dreq bufi, të shkuli si dhemb qumështi me qysqi
Episodi 9-të i 'serialit' 'Zgjimi i Lulit'/ Kryeministri Edi Rama, pas një pauze të shkurtër, i është kthyer ‘serialit’ me video-dissing virtual për Lulzim Bashën, duke i përcjellë mesazh, ironizuar dhe përgjigjur pas deklaratave të fundit dhe video-postimeve në Facebook të kreut të KEA-s
2 Prill, 20:12 -
‘PD dhe PS na vodhën programin!’ Basha prezanton Pëllumb Seferin te Njësia 8: Rama nuk tregon ku i ka shokët, projekti i tij ‘Shqipëria 313’! Shpiku bufin dhe gogolin
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi takim elektoral me mbështetësit në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku prezantoi edhe kandidatin e partisë Pëllumb Seferin, (emrin e të cilit ia lakon kryeministrit Rama në video-postimet virtuale në rrjetin social së fundmi)
2 Prill, 19:11
