-
Zgjedhjet/ Amuli për Report Tv: Berisha e shiti listën e kandidatëve në Shkodër, Primaret të turpshme, u tall me demokratët! PD-në e përdor për interesa personale
Sali Berisha u tall me Primaret dhe e përdor Partinë Demokratike vetëm për interesa personale. Akuza e dyshime për pagesa deri në 700 mijë euro për listën e mbyllur të deputetëve në Shkodër. Kështu shprehet Xhevdet Amuli për Report Tv, ish-drejtues i PD, aktualisht kandidat i Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës
20 Mars, 14:21 -
Basha takim me strukturat dhe kandidatët e Degës 2 në Tiranë: Fokus te pronat, të përndjekurit dhe familja
Basha u ndal te tri çështje kyçe, çështja e pronës, dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë dhe mbështetja për familjen shqiptare. Basha propozoi një paketë mbështetjeje për familjet, përfshirë ndihma financiare për fëmijët dhe çifte të reja, si dhe rritje të pensioneve.
19 Mars, 22:10 -
‘Berisha zhbëri primaret!’ Haklaj për Report Tv: Saliu u tall me demokratët! Idrizi në listë të hapur, servilizëm ndaj Greqisë
Nga ana tjetër Haklaj ka thënë se drejtuesi politik i Euroatlantikëve Lulzim Basha është shprehur i pari se SPAK ka marrës sërish mbështetjen e SHBA-së duke iu referuar Collen Hyland Zëvëndës Ndihmës Sekretarja e Shtetit e cila përpara disa ditësh ka takaur Dumanin në një vizitë në SHBA.
19 Mars, 18:09 -
'Do na hiqte vizat me Amerikën', Basha i përgjigjet Ramës: Kështu the dhe para 15 vitesh, por i hoqëm me BE-në
Më tej, Basha ka theksuar se, ashtu siç u hoqën vizat me BE-në, do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me SHBA-të, dhe ka kërkuar një përgjigje nga Rama për faktin se ai nuk ka kandiduar në listën e hapur, duke ngritur dyshime për arsye të paditura që e trembin kryeministrin
17 Mars, 21:34 -
Ndocaj për Report Tv: Berisha është arkivoli që po i përgatitet PD-së! Antikombëtar që duhet të jetë në burg, pasuroi familjen e dhëndrin! SPAK të hapë dosjen e Olldashit
Eduart Ndocaj, 'kaubojsi' ish-deputet, aktualisht kandidat për Koalicionin Euroatlantik në qarkun e Lezhës, bën analizën politike në 'Studio Live'. Shpjegon lidhjet e errëta të ish-kryeministrit Berisha, sesi pasuroi familjen dhe dhëndrin, qëllimet antikombëtare dhe pse zgjodhi Bashën. Dyshimet për aksidentin e Olldashit
14 Mars, 18:24 -
Kandidoi ish-gardistin e 21 janarit për zgjedhjet e 11 majit, ja si përgjigjet Basha
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndërsa foli për listat e kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 Majit, iu përgjigj edhe një prej pyetjeve që lidhej me emrin e Alfred Ahmetcenajt, ish-kreut të njësisë speciale të Gardës më 21 janar 2011, si pjesë e koalicionit të tij
13 Mars, 12:39 -
Të përjashtuarit e Berishës, Basha: S’kemi servilë dhe shërbëtorë pazaresh në listë! I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë të dëshpëruarve të listës së PD-së që të bashkoheshin dhe votonin për demokratët e vërtetë dhe për Shqipërinë.&
13 Mars, 12:27 -
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
Një nga emrat e kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës për qarkun e Fierit është Sabire Hoxhaj. Kjo e fundit me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se i është vendosur kandidimi pa dijeninë apo lejen e saj. Por KEA e ka mohuar, duke deklaruar se bëhet fjalë për një tjetër person, studente
13 Mars, 10:20 -
Basha dorëzon listat, të gjithë në ‘betejë’ të hapur! Merr edhe ish-gardistin e 21 Janarit, 2 deputetë aktualë e ‘kaubojsin’! Emra 'fiktivë' në listën e mbyllur
Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Premçi, Pampuri, Ahmetcenaj dhe Haklaj shoqërojnë Bashën në Tiranë. Hasa dhe Karabina në Elbasan, Hoxha në Berat dhe Çobo në Shkodër dhe 'kaubojsi' në Lezhë
12 Mars, 22:44 -
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të dërgojnë 46 emra në listat e mbyllura. Por ‘Djathtas për zhvillim’, ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dhe Koalicioni Euroatlantik kanë gjetur skemën se si t’i shpëtojnë penalizimeve. Emrat e familjarëve te të mbyllurat me strategji dorëheqjeje, vetë tek të hapurat
12 Mars, 16:22 -
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
Gazment Koduzi njoftoi se do të jetë në listën e Lulzim Bashës, për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit. Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, njëkohësisht mjek, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se do të kandidojë në Tiranë me Koalicionin Euroatlantik që ka formuar Basha, bashkë me parti të tjera opozitare
18 Shkurt, 19:03
