Shpëtohen nga 'kthetrat' e trafikantëve 13 fëmijë shqiptarë! Mbaheshin të izoluar në 2 shtëpi në Prishtinë

Shpëtohen nga 'kthetrat' e trafikantëve 13 fëmijë shqiptarë! Mbaheshin të izoluar në 2 shtëpi në Prishtinë

Foto ilustruese

PRISHTINË- 26 persona, mes tyre 13 fëmijë shqiptarë janë shpëtuar nga "kthetrat" e trafikantëve në Prishtinë. Këta persona, ishin strehuar në dy shtëpi në qytetin e Prishtinës. Shpëtimi i tyre ka ardhur si rezultat i operacionit të kryer nga Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë.

"Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë ngjarje, referuar njoftimit zyrtar të policisë kosovare, është ndaluar 21-vjeçari nga Shqipëria i identifikuar me inicialet M.S.  pasi bashkëjetonte me një 13-vjeçare nga Greqia.

"Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare", vijon njoftimi. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar "kokat" e këtij grupi kriminal.

Nuk dihet se për sa kohë fëmijët kanë qëndruar të mbyllur në këto dy shtëpi, por fatmirësisht ato janë në gjendje të mirë dhe janë kthyer në Shqipëri.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 19/08/2020 23:18

    O jane femije jevgj, por keto i bien shkurt lajmeve... S'ka te bej kosovare o jo kosovare. Ato jane atje per te lypur.

    Përgjigju
  • Tropojani: 19/08/2020 22:30

    TA MARRI VESH POPULLI SHQIPTAR SE CFARE JANE KOSOVARET...

    Përgjigju
    • Kosovari: 20/08/2020 15:37

      Me duket se ti shoqi spo dishe me lexu mir e spo kuptojshe asgjë kjo ngjarje ka te baj me shtetas te Shqipëris e jo me Kosovar

    • Parrucjani: 20/08/2020 14:04

      pusho ti mor bole. se me te mir se shum shqiptar te Shqipnis jan.

    • Agron: 20/08/2020 09:01

      O more qenef Tropoje - lexo jane shtetas Shqiptar te arrestuarit - kane kesi qenefa nga Shqiperia qe shfrytezojne e dhunojbe femij - por te siguroj se keta qe jane arrestuar kete here i ke te "sterilizuar".

  • Arbëri: 19/08/2020 20:53

    MJERIM MJERIM O POPULL, KU JEMI KATANDISUR NË NUK KEMI AS SHTETE AS PUSHTETE POR KEMI KRIMINEL QË NA UDHËHEQIN ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë