-
Sulmi kibernetik në SPAK/ Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për tre akuza
Ismaili u paraqit paradite në SPAK. Burime bëjnë me dije se është marrë në pyetje pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për tre vepra penale. Më herët për sulmin u arrestuan dy persona.
13 Nëntor, 10:08 -
-
Gjykata e Lartë u rrëzon rekursin, ngelin në qeli dy ish-zyrtarët që akuzohen për sulmin kibernetik ndaj SPAK
Dy ish-zyrtarët e burgjeve dhe IMT do të qëndrojnë në qeli, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.
30 Korrik, 15:03 -
Sulmi kibernetik ndaj SPAK, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e burgut Vlorë Zambak Gjoni
Sot u mbajt seanca për informacionet dy mujore, ku Gjoni kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se nuk ka kryer asnjë veprim në sistemet kompjuterike të SPAK. Gjykata nuk e miratoi kërkesën e tij duke e lënë në burg pa afat.
27 Qershor, 10:23 -
-
Hakeroi SPAK-un, i arrestuari Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti! Prokuroria dyshime se gënjen
Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.
10 Prill, 16:27 -
Sulm haker e-maileve të prokurorëve, SPAK: Rrodhën informacione, por jo dosje hetimore! U tentua edhe adresa e Dumanit! 2 ish-zyrtarë në pranga (VIDEO)
Një sulm në emailet e prokurorëve Dibra, Millonai dhe Kaçkini ngriti në këmbë SPAK më 12 mars. SPAK ka dhënë detaje vetëm 3 javë, pasi informacioni doli në media, teksa thotë se masat ishin të menjëhershme dhe nuk u cenua asnjë dosje hetimore apo sistemi i brendshëm i IT. Në pranga, Arnold Rrokaj ish-punonjës i IMT dhe Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut Vlorë.
3 Prill, 13:16 -
'SPAKGATE'/ Si u hakeruan e-mailet e tre prokurorëve, çfarë u mor nga kompjuterat
Sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre. Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
2 Prill, 21:21
