-
Nga nesër homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, ceremonia mortore të shtunën në 10:00! Do marrin pjesë liderë nga e gjithë bota, Italia 5 ditë zie (VIDEO)
Ndërsa bota vijon zinë për Papa Françeskun, në Vatikan bëhen me dije detajet që do të çojnë deri në ceremoninë e nderimit të Atit të Shenjtë. Sot trupi do të qëndrojë në Santa Marta, nesër do të dërgohet në Shën Pjetri dhe do t'u ekspozohet besimtarëve deri pak orë para varrimit që do të bëhet të shtunën. Liderë nga i gjithë globi konfirmojnë pjesëmarrjen.
22 Prill, 10:42 -
-
-
Papa Françesku telefononte çdo ditë në Kishën e vetme katolike të Gazës, prifti zbulon bisedën e fundit: Dha bekimin e tij për të gjithë
Të krishterët nga e vetmja Kishë Katolike e Gazës i kanë bërë homazhe Papa Françeskut, i cili për më shumë se një vit e gjysmë telefononte në Kishë për të dhënë kurajo, lutje dhe bekim mes vuajtjeve të luftës.
22 Prill, 08:38 -
-
-
Kush është kardinali Kevin Farrell, kreu në detyrë i Vatikanit? Do të mbajë këtë post derisa të zgjidhet Papa i ri
Farrell u emërua peshkop i Dallasit në vitin 2007 derisa Papa Françesku i kërkoi atij në vitin 2016 që të shërbente si udhëheqës i departamentit të ri të Vatikanit, përgjegjës për kujdesin baritor të familjeve, duke e ngritur atë në gradën e kardinalit
22 Prill, 07:35 -
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, trupi do të ekspozohet për homazhe në sheshin e Shën Pjetrit, varrimi të shtunën! Më pas Konklava
Pas ceremonisë mortore, kalendari vijon sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara me përpikëri. Për nëntë ditë me radhë do të kremtohen meshë në përkujtim të shpirtit të Françeskut – të ashtuquajturat novendiale. Më pas, sapo kardinalët të përfundojnë diskutimet për të përcaktuar profilin e Papës së ri, do të hapet Konklavi, midis ditës së 15-të dhe të 20-të pas ndarjes nga jeta të Françeskut, pra, më së voni deri më 10 maj.
22 Prill, 07:26 -
-
-
-
Mesha për Papën në dioqezën e Sapës, ipeshkvi Simon Kulli përlotet: Ishte papa i fëmijëve dhe i të pamundurve
Në dioqezën e Sapës është mbajtur një meshë në nderim të Papa Françeskut, ku morën pjesë dhjetëra besimtarë. Gjatë meshës, ipeshkvi i Sapës, Mons. Simon Kulli, u përlot teksa foli për figurën e Papës, të cilin e cilësoi si “barin e mirë të Kishë
21 Prill, 21:05 -
Bota vajton Papa Françeskun, portret nga priftërinjtë në nderim tij në Jerusalem, flamuj në gjysmështizë në Bruksel dhe lutje në mesha (FOTO)
Papa Françesku, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, është vajtuar në mbarë botën nga miliona besimtarë e qytetarë të të gjitha feve. Në shumë vende janë zhvilluar lutje dhe homazhe, ndërsa në kishat katolike janë ndezur qirinj në nderim të jetës dhe misionit të tij.
21 Prill, 20:46 -
-
-
Fier/ Kambanat e Kishës së Shën Gjergjit bien në nderim të Papa Françeskut, qytetarët për Report Tv: Ishte udhërrëfyes i paqes
Edhe në kishën e Shën Gjergjit në Fier, në orën 18:00 këmbanat kanë rënë në nderim të Papa Françeskut, i cili vdiq sot në moshën 88- vjecare.Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe jane lutur për shpirtin e tij.“Papa na pikëlloi me humbjen e papritur', kanë th
21 Prill, 19:30 -
Kishat Katolike të Shqipërisë në zi, meshë lutjeje për shpirtin e Papa Françeskut në Katedralen e Shkodrës
Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur pasditen e sotme në katedralen e Shkodrës. Kjo meshë është kthyer në një meshë lutjeje për shpirtin e Papa Françeskut, të ndarë nga jeta, që iku nga kjo botë pikërisht një ditë pas festës së Pashk&a
21 Prill, 19:29 -
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Dom Artur Jaku për Report Tv: Bota humbi një zë të fuqishëm, shenjtëroi ‘Nënë Terezën’, ka inkurajuar shqiptarët për të ecur përpara
Ndarjen nga jeta të Papa Françeskut Dom Artur Jaku, rektori i Bazilikës Zoja e Këshillit të Mirë, e ka cilësuar si humbjen e një zëri të fuqishëm për botën. Ai u shpreh se papa shenjtëroi Nënë Terezën dhe lumnoi martirët e kishës shqiptare.
21 Prill, 18:07 -
I dorëzoi çelësat e Tiranës në 2014, Basha për Report Tv kujton takimin me Papa Françeskun: Një njeri i jashtëzakonshëm, kolos i mirësisë
Në postin e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, kreu i koalicionit euroatlantikë Lulzim Basha, ka kujtuar takimin me Papa Françeskun në vitin 2014 kur ai zhvilloi një vizitë në Tiranë. Teksa shprehu ngushëllime për ndarjen e papës nga jeta ditën e sotme, Basha tha se ai e kujton me shumë emocion vizitën e tij, ndërsa i dorëzoi edhe çelësin e qytetit.
21 Prill, 17:38 -
Shuhet Papa Françesku, Zef Bushati: U censurua kur tha se ndalimi i industrisë së luftës do zhdukte varfërinë! Vatikani ka në vëmendje Shqipërinë për bashkëjetesën fetare
Për të folur për figurën dhe kontributin e Papa Françeskut, ish- ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati ishte sot në një intervistë në Report Tv. Ai tha se ai ka lënë gjurmë të mëdha në botë. Ai u ndal tek një nga deklaratë e papës se nëse industria e luftës nuk do të prodhonte një vit do të zhdukej varfëria në botë.
21 Prill, 17:21
