-
Pas Llogarasë, Balluku nën hetim edhe për Unazën e Madhe! GJKKO e pezullon nga detyra, SPAK: Shkelje me dy tenderët, masat u ekzekutuan! Mister orët e gjata të qëndrimit në kryeministri
Me vendim të GJKKO-së, Ballukut i ndalohet dalja jashtë shtetit dhe i është bllokuar pasaporta. Balluku me vartësit akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Arrest shtëpie për Gentian Gjyli dhe Erald Elezin.
20 Nëntor 2025, 11:20 -
‘Pse u ndryshua eksperienca për tunelin e Llogarasë?’, bisedat që dogjën Ballukun! SMS me Berberin teksa tenderi ishte ende i hapur
Gazment Bardhi ka shkëputur nga dosja hetimore një bisedë të zhvilluar mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit ish-drejtor i ARRSH-së, i arrestuar tashmë për një tjetër çështje. Në mesazhe Balluku i shkruan Berberit për ta pyetur mbi një procedurë të ndryshuar lidhur me tenderin e hapur për tunelin e Llogarasë.
4 Nëntor 2025, 17:36 -
6 të pandehur për shkeljet me tenderin e Llogarasë, SPAK i komunikon akuzën edhe 5 vartësve të Ballukut! Mes tyre kreu i ARRSH dhe Evis Berberi
SPAK i komunikoi 5 vartësve të Belinda Ballukut akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Të pandehur janë drejtori dhe ish drejtori i ARRSH, drejtori aktual i OSHEE dhe 2 të tjerë, të gjithë në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Ofertave.
3 Nëntor 2025, 09:02 -
Gjykimi për Berberin/ SPAK zbardh 8 rastet e korrupsionit të ish-kreut të ARRSH dhe bashkëpunëtorëve: Përfituan miliona euro, tenderat ia jepte kompanisë së tij
22 persona dhe 2 kompani të pandehur, korrupsion me vlera miliona euro dhe pastrim parash përmes faturave fiktive është dosja e ish kreut të ARRSH Evis Berberi që pret gjykimin, teksa këtë të mërkurë u caktua gjyqtar Bib Ndreca. SPAK ka dhënë detaj mbi hetimin, ndërsa ka evidentuar 8 tendera kryesorë në shkelje që kapin vlerën e mbi 5 milionë eurove. Gjatë kontrollit në banesë, Berberit i janë sekuestruar rreth 33 mijë euro.
4 Qershor 2025, 16:27 -
Dosja e ARRSH-së/ Caktohet gjyqtari i çështjes! 22 të pandehur dhe 2 kompani, mes tyre Evis Berberi dhe drejtori Gentian Gjyli
Gjyqtari Bib Ndreca është caktuar për të shqyrtuar dosjen e 'ARRSH', ku SPAK ka dërguar për gjykim 22 të pandehur dhe dy shoqëri për akuza si korrupsion, mashtrim dhe shkelje të barazisë në tendera. Tre persona ndodhen në arrest, përfshirë ish-drejtorin Evis Berberi, ndërsa 19 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë.
4 Qershor 2025, 11:26