-
Shkeljet me tenderin 2.2 mln € të rrugës Shpal-Rrëshen, GJKKO heq masën e pezullimit të kreut të KPP! Jonaid Myzyri kthehet pas tre muajsh në detyrë
Myzyri kthehet në detyrë tre muaj pasi u pezullua me vendim të GJKKO. Në fuqi mbetet vetëm masa detyrim paraqitje. Kreu i KPP u mor i pandehur për tenderin me vlerë 2.2 mln euro për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.
3 Tetor, 11:26 -
Përgjimet e SPAK, zyrtarja e KPP për Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni me sy mbyllur! I besova si mik, ne firmën, ata lekët
Përgjimet në dosjen e SPAK për çështjen e tenderave në Komisionin e prokurimeve publike, ngrejnë dyshime serioze për korrupsion. Një nga zyrtaret e këtij institucioni, e marr e pandehur së bashku me drejtuesin Jonaid Myzyri, i ankohet të jëmës, gjatë një bisede telefonike me të, se po firmosin akte për të cilat drejtuesit marrin para.
18 Korrik, 13:34 -
Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë skandalin me grabitjen e 200 mijë Eurove dhe pengmarrje me zyrtaren e Prokurimeve
Hetimi për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka nxjerrë në dritë një episod ku përzihen shuma të mëdha parash, grabitje dhe një rrëmbim. E vënë në përgjim për shkelje të barazisë në tendera, zyrtarja nën hetim e KPP-së, Lindita Skeja, flet me nënën e saj për vjedhjen e 200 mijë Eurove në banesë dhe marrjen peng të vëllait të saj, nga grabitës të maskuar.
17 Korrik, 10:28 -
Tenderi 2.2 mln € për mirëmbajtjen e Shpal-Rrëshen, 11 të pandehur! Detyrim paraqitjeje për kreun e KPP, pezullohet nga detyra! SPAK: Firmat fituan me dokumente false
Me vendim të GJKKO është pezulluar nga detyra kreu i KPP, Jonaid Myzyri. Ai është i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa i është vendosur edhe masa e sigurisë detyrim paraqitje. Tenderi për të cilin SPAK ka gjetur paligjshmëri dhe së bashku me Myzyrajn ka vënë nën akuzë edhe 10 të tjerë, bëhet fjalë për mirëmbajtje rruge 2.2 mln euro.
30 Qershor, 10:24
