-
VIDEOLAJM/ Piloti amerikan ‘vizaton’ Mona Lizën, fluturon për gati 4 orë për të krijuar portretin gjigant
Një pilot ka rikrijuar portretin e famshëm “Mona Liza” të Leonardo da Vinçit, jo në telajo, por përmes itinerarit të fluturimit të avionit të tij mbi shtetet amerikane të Oklahomës dhe Arkansasit.
19 Shtator, 09:42 -
-
Dosja për UFO-t/ Pentagoni publikon grupin e gjashtë të dokumentave, objekte misterioze të shndritshme shihen duke fluturuar (FOTOT+VIDEO)
Megjithatë, detajet e kufizuara të pamjeve dhe mungesa e pikave të referencës fikse nënkuptonin se hetuesit nuk mund të arrinin në një përfundim konkret për ekzistencën e UFO-ve.
18 Shtator, 22:45 -
SHBA/ Trump 'luftë' me mediat, ndalon CNN, Msnow dhe Politico për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë: Përhapin lajme të rreme
Trump ka qenë gjithmonë intolerant ndaj mbulimit të lajmeve që ai i konsideron të pafavorshëm dhe ka një histori të gjatë të ngritjes të padive kundër mediave ( duke përfshirë New York Times, Wall Street Journal dhe BBC ) dhe gazetarëve individualë, të cilët ai i ka sulmuar si personalisht ashtu edhe në mediat sociale.
18 Shtator, 22:28 -
Konflikti/ Trump: Jam në një moment vendimtar për Iranin, dua ta asgjësoj! Por Teherani dhe Huthët duan marrëveshje me SHBA
Deklaratat vijnë ndërsa lufta, ka mbushur muajin e gjashtë dhe ndërkohë zgjedhjet e mesmandatit në SHBA janë afër. Konflikti nuk është kufizuar vetëm në territorin iranian, por është shtrirë edhe në pjesë të tjera të lindjes së mesme, përfshirë Jemenin dhe zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit.
18 Shtator, 19:50 -
Para zgjedhjeve të mesmandatit, Trump përsërit premtimin: 5 mijë dollarë për çdo amerikan! Brenda republikanëve shtohen rezervat
Gjatë një takimi në Karolinën e Veriut, një nga shtetet kyçe për rezultatin e zgjedhjeve, Trump tha: “Nëse fitojmë, do t’ju sigurojmë 5 mijë dollarë. Kaq. Shumë e thjeshtë.”
18 Shtator, 17:09 -
OKB pretendon se SHBA-ja ka kryer krime lufte në Iran, Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë një raport të një misioni të pavarur faktmbledhës të Kombet e Bashkuara, i cili tha se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer krime lufte gjatë dy sulmeve ajrore në Iran.
18 Shtator, 15:28 -
-
-
Rusia dhe Kina vendosin veton ndaj SHBA-së në OKB, bllokohet monitorimi i sanksioneve ndaj Iranit
Sanksionet e OKB-së u rikthyen më 27 shtator të vitit të kaluar përmes mekanizmit të njohur si “snapback”, pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Ato përfshijnë ngrirjen e pasurive iraniane jashtë vendit, kufizime për marrëveshjet e armëve dhe masa kundër zhvillimit të programit iranian të raketave balistike.
18 Shtator, 08:26 -
-
-
Kanadaja mirëpret afrimin me BE-në, Kryeministri Carney në Parlamentin Europian: Së bashku jemi më të fortë! Trump: Nëse e shoh të rrezikshme do vendos tarifa
Kryeministri kanadez Mark Carney mirëpriti të enjten propozimin që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e Bashkimit Europian, duke thënë se Europa dhe Kanadaja janë më të forta së bashku. Disa orë më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte përqeshur nismat e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke i cilësuar ato si “qesharake”, dhe tha se do të vendoste tarifa të tjera ndaj Europës.
17 Shtator, 13:23 -
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme për Kosovën! Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?
Diplomati amerikan William Walker, e cilësoi dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së një ditë të kobshme për Kosovën. Ai kritikoi BE-në se, sipas tij, u mjaftua me deklarata përballë dhunës dhe trajtimeve mizore së forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, përpara ndërhyrjes së NATO-s.
17 Shtator, 08:25 -
Rama drejt SHBA-së, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së! Fjalim më 25 shtator, takim edhe me komunitetin shqiptar
Kryeministri Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet nga 22 deri më 28 shtator. Ai pritet të mbajë fjalën më 25 shtator, ndërsa një ditë më herët do të marrë pjesë në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York.
16 Shtator, 07:55 -
Jakin Marena: Berishës i duket SHBA ‘lavatriçe’ që flet në emër të Trump pas kthimit?!
"Duke qënë gjithnjë kontradiktor në vetëveten me fjalët që thotë, kontradiktat e tij janë në kufijtë kohorë madje dhe të një ore, pasi çfarë thotë tani e mohon pak më pas, Berisha deklaroi para publikut shqiptar se nuk ka qenë kurrë ‘non grata’".
15 Shtator, 20:36 -
Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive të SHBA në treg
Diplomati i lartë amerikan tha se politika e jashtme e Uashingtonit po ndryshon thelbësisht dhe në fokus është forcimi i sigurisë dhe goditja e rrjeteve të krimit të organizuar.
15 Shtator, 16:31 -
-
-