-
Putin 3 orë 'kokë më kokë' me të dërguarin e Trump për Ukrainën! Presidenti amerikan telefonon Zelenskyn, po përgatit takimin me Putin
Në pamjet e publikuara nga mediat ruse, Witkoff dhe Putin shihen duke buzëqeshur e shtrënguar duart. Dy zyrtarët janë takuar disa herë më parë. Pas këtij takimi, Donald Trump telefonoi edhe homologun ukrainas. Zelensky pohoi bisedën dhe tha se të pranishëm ishin edhe liderët europianë. Media: Takim Trump-Putin-Zelensky në horizont!
6 Gusht 2025, 15:12 -
-
-
SHBA anulon financimin 500 milionë dollarësh për vaksinat kundër gripit dhe Covid-19
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i njohur si kundërshtues ndaj vaksinave, deklaroi se vendimi u mor pasi “teknologjia mRNA paraqet më shumë rreziqe sesa përfitime për viruset respiratore”.
6 Gusht 2025, 09:06 -
-
Cirku i tarifave doganore vazhdon! Trump i drejtohet BE-së: Pa investime në SHBA, tarifat do të jenë 35%! Evropa: Marrëveshja është afër
Vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të tarifave të reja amerikane, duket se po lëkundet edhe marrëveshja e diskutueshme, e arritur me vështirësi në Skoci, mes presidenteve të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Tarifa e përgjithshme prej 15% mbi shumicën e importeve evropiane, e përcaktuar nga urdhri ekzekutiv i nënshkruar më 31 korrik, mund të rishikohet.
6 Gusht 2025, 07:37 -
Trump i dërgon letër presidentes Osmani, e falënderon për bashkëpunimin e Kosovës
Trump shkroi në letër, sipas njoftimit, se vendimi i Kosovës për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon “gatishmërinë e fortë” të saj për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe se “lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës”
5 Gusht 2025, 22:33 -
-
Kokalari i përgjigjet kundërshtarëve: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA! Jo në dorën e Këlliçëve dhe Salianjërve!
Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar pas deklaratës së saj të fundit se “e donte PD-në me çdo kusht, për të mos ia lënë Shkëlzenit”
5 Gusht 2025, 21:40 -
Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se zhvilloi sot një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me sanksionet kundër Rusisë dhe finalizimin e një marrëveshjeje për dronët SHBA-Ukrainë.
5 Gusht 2025, 19:27 -
BE-ja pezullon tarifat doganore hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin
Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave doganore hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një marrëveshje me Uashingtonin muajin e kaluar.
5 Gusht 2025, 16:35 -
-
Trump kërcënon përsëri/ Tarifa doganore prej 35% për BE-në nëse nuk investojnë në SHBA siç kanë premtuar! Deri në 250% për produktet farmaceutike
Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa doganore prej 35% ndaj Bashkimit Evropian nëse këta të fundit nuk arrijnë të përmbushin angazhimin e tyre për të investuar në mallra amerikane, tha Donald Trump në një intervistë me CNBC.
5 Gusht 2025, 15:42 -
Blerja e naftës ruse, India reagon pas paralajmërimit të Trump për tarifa doganore më të larta: E pajustifikuar dhe e paarsyeshme
India e ka cilësuar të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm, kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump për tarifa doganore më të larta ndaj mallrave indiane, për shkak të blerjes së naftës ruse nga ky vend.
5 Gusht 2025, 13:00 -
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve i kërkojnë presidentit Trump të njohë shtetin palestinez
Letra vjen në një kohë kur ekspertët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për urinë masive në Gaza dhe ndërsa disa nga aleatët kryesorë perëndimorë të Izraelit, përfshirë Francën dhe Kanadanë, kanë premtuar së fundmi se do të njohin një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
5 Gusht 2025, 08:38 -
-
SHBA propozon garanci deri në 15000 dollarë për viza turistike e biznesi! Nisma mund të prekë edhe aplikantët shqiptarë
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka propozuar një program pilot 12-mujor që mund t’u kërkojë aplikantëve për viza biznesi dhe turistike të depozitojnë një garanci financiare deri në 15,000 dollarë për të hyrë në vend
4 Gusht 2025, 23:27 -
E ‘shiti’ Berishën si 'pensionist' te DASH për t'i hequr 'non gratën', kompania e lobimit korrigjon letrat: Aktiv në politikë, por s'ka post në Qeveri! (DOKUMENTI)
Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit korrigjon vetëveten dhe ndryshon letrën e 22 korrikut, drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, ku e ‘shiste’ Sali Berishën si një pensionist dhe jo më si një politikan aktiv
4 Gusht 2025, 20:28 -
Netanyahu merr vendimin, zyra e tij: Do pushtojmë Gazën! Media: Trump është dakord, SHBA mbështet operacionin kundër Hamasit!
"Ne do ta pushtojmë Rripin e Gazës. Vendimi është marrë", tha një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kryeministri izraelit paralajmëroi edhe Shefin e Shtabit të ushtrisë: Nëse s'je dakord me operacionin, jep dorëheqjen! Shkak refuzimi i Hamasit për të dorëzuar pengjet
4 Gusht 2025, 20:01 -