-
Europa me sytë nga Shtëpia e Bardhë, Trump kërkon marrëveshje sigurie me Putinin! Aleatët skeptikë: Nuk u besojmë rusëve
Propozimi i administratës Trump për një marrëveshje të re sigurie që përfshin Europën dhe Rusinë ka ngritur shqetësime në kryeqytetet europiane. Zyrtarët europianë druhen se kontinenti mund të lihet jashtë vendimmarrjes dhe se marrëveshja mund të forcojë pozitat e presidentit rus Vladimir Putin
6 Nëntor, 19:24 -
Ambasadori amerikan Eric Wendt shpall 3 prioritetet në Tiranë: Forcim i mbrojtjes, bashkëpunim ekonomik dhe luftë krimit! Vlerësim për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit (VIDEO)
Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt prezantoi tri prioritetet e misionit në Tiranë. Ai njoftoi një proces vlerësimi për të përcaktuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa mesazhin drejtuar shqiptarëve e mbylli në shqip: “Shkojmë së bashku”.
6 Nëntor, 10:59 -
Lufta i humbi zgjedhjet, Trump: Nëse duhet, shkatërroj Iranin! Teherani i dërgon SHBA-së një propozim bërthamor, vendosin 7 kushte për negociatat
Irani u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një propozim bërthamor nëpërmjet Katarit, i cili do të diskutohet vetëm pasi Uashingtoni të përmbushë shtatë kërkesat e Teheranit, tha një zyrtar i lartë iranian
6 Nëntor, 09:53 -
Nga ikja me lotari në SHBA te fitorja përballë një demokrati në zgjedhjet e mesmandatit, shqiptari Hoxha rrëfehet për Report Tv: Jam i mërzitur me republikanët, ja pse humbëm
Joe Hoxha, shqiptari që shkoi në SHBA në 1996-ën me lotari amerikane, rrëfen si fitoi një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, përballë demokratit Nate Brown. Sipas Hoxhës, lufta me Iranin dhe pasojat në ekonomi ndikuan në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.
6 Nëntor, 09:50 -
Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, Shtëpia e Bardhë mohon largimin e Hegseth dhe Rubios! Kreu i Pentagonit: Nisma për shkarkimin tim do të dështojë, nuk tërhiqemi
Kreu i Pentagonit mbron luftën me Iranin dhe shprehet i bindur se nisma për shkarkimin e tij do të dështojë. Rubio hedh poshtë spekulimet për një largim përpara garës presidenciale të vitit 2028: Plani im ka qenë gjithmonë të punoj me Trumpin deri në fund të mandatit.
6 Nëntor, 09:32 -
Zgjedhjet e mesmandatit/ Frika se demokratët në SHBA do të frenojnë inteligjencën artificiale, tregjet globale humbin triliona dollarë
Tregjet financiare në mbarë botën pësuan rënie të forta të enjten, pasi bursat amerikane u përfshinë nga një valë shitjesh që fshiu rreth 3.2 trilionë dollarë nga vlera e tregut.
6 Nëntor, 08:19 -
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Anatomia e një humbjeje, nga Epstein tek Irani! Kush janë gabimet e Trump
Ishte mesi i shkurtit 2025, viti i parë i mandatit të dytë të Trump, kur këshilltarët ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë e vizituan për t'i dhënë lajme të mira: të ardhurat e familjeve amerikane po rriteshin, fondet e pensioneve po mbusheshin me para dhe PBB-ja po rritej përtej pritjeve
6 Nëntor, 07:29 -
Fund ekzekutimeve! Guvernatori i Kalifornisë fal 548 dënime me vdekje, zëvendësohen me burgim të përjetshëm
Rreth 382 raste, ose afërsisht 70% e të dënuarve, kërkojnë miratimin e Gjykatës së Lartë të Kalifornisë, për shkak të dënimeve të tjera penale që kanë marrë personat në fjalë. Pjesa tjetër mund të trajtohet drejtpërdrejt nga guvernatori.
5 Nëntor, 22:38 -
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, çfarë do të bëjë presidenti amerikan në dy vitet e ardhshme?
A do të jetë Donald Trump i ardhshëm ai çuditërisht i nënshtruari që dje pranoi humbjen dhe madje i përgëzoi demokratët, duke premtuar se do t'ua bllokonte rrugën me vetot e tij, por edhe duke folur për gjetjen e zgjidhjeve të negociuara?
5 Nëntor, 08:55 -
-
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, Vance: Humbëm për shkak të luftës në Iran! Trump: Ka të drejtë, por do ta bëja sërish! Hegseth nuk do të shkarkohet
Donald Trump shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët, pasi republikanët humbën kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit. Vance fajëson luftën në Iran për disfatën, ndërsa presidenti pranon ndikimin e saj, por thotë se do ta bënte sërish dhe përjashton shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
4 Nëntor, 22:55 -
Zgjedhjet në SHBA, reagimet në të dy kampet dhe sinjalet për pasuesin e Trump, Keida Kostreci: JD Vance shihet si kandidat i republikanëve për Shtëpinë e Bardhë
Në një lidhje nga Uashingtoni, Keida Kostreci komenton reagimet e para dhe ndalet te JD Vance, i cili shihet si një nga kandidatët kryesorë të republikanëve për të pasuar Donald Trump në garën presidenciale.
4 Nëntor, 20:47 -
Joe Hoxha, i vetmi shqiptar që siguron mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA! Vetëm 164 vota diferencë, kandidatët e tjerë shqiptarë humbasin garat elektorale!
Joe Hoxha është i vetmi kandidat shqiptar që arriti të fitojë në zgjedhjet afatmesme në SHBA, duke siguruar mandatin e tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it me vetëm 164 vota diferencë.
4 Nëntor, 19:36 -
Surprizat e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, nga senatori i parë mysliman te një gay! Gratë demokrate bëjnë histori, Dhoma e Përfaqësuesve drejt kryetarit të parë afroamerikan
Fitorja bindëse e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit solli edhe surpriza. Për herë të parë senator u zgjodh një mysliman, i cili ironizoi zv.presidentin Vance duke i thënë “Habibi im”. Fitore korri edhe një demokrat gay, i cili falënderoi publikisht bashkëshortin e tij për mbështetjen.
4 Nëntor, 13:10 -
-
'I gatshëm t’i pranoj këto rezultate', si ka reaguar Trump ndaj fitores historike të demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit
Foto: Donald TrumpPresidenti Donald Trump ka thënë se do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të së martës, duke i dhënë fund pyetjeve nëse ai mund ta kundërshtojë rezultatin - t&e
4 Nëntor, 12:12 -
Trump i ngatërronte emrin, Abdul El-Sayed bëhet myslimani i parë që fiton në Michigan! Ironizon presidentin: Tani mund të më thërrasë senator
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers
4 Nëntor, 11:32 -
Donald Trump dhe lufta me Iranin, çfarë mund të bëjë pa shumicën në Kongres?
Ligji amerikan parashikon që presidenti të kërkojë autorizimin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit ose t’i përfundojë operacionet ushtarake pas 60 ditësh. Megjithatë, në të kaluarën, disa presidentë e kanë shpërfillur vullnetin e Kongresit dhe kanë vijuar angazhimin ushtarak pavarësisht humbjes në zgjedhjet e mesmandatit.
4 Nëntor, 09:55 -
-
Zgjedhjet e mesmandatit/ Si funksionon qeverisja në SHBA dhe çfarë ndryshon tani me Trump që ka humbur shumicën
Duke filluar nga 3 janari, dita kur dhomat e reja të zgjedhura dje në zgjedhjet e mesit të mandatit do të vendosen në Kapitol, pjesa më e madhe e kastës është e destinuar të ndryshojë.
4 Nëntor, 08:14