-
Shkaktar i aksidentit ku vdiq 17-vjeçari në Fier, profesori italian merret i pandehur! Prokuroria dërgon dosjen për gjykim
Aksidenti i rëndë u shënua pasditen e 8 gushtit në Qafën e Koshovicës, në aksin nacional Levan-Fier. Dyshohet se D’Angelo që lëvizte me Lancia i preu rrugën Benzit që drejtohej nga Egli Sholla.
14 Nëntor, 09:42 -
U lirua nga qelia, flet profesori italian që u përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari shqiptar: Makthi ka mbaruar, u ktheva te studentët dhe macet e mia
Profesori italian u përfshi në një aksident në aksin Levan-Fier në muajin gusht dhe u mbajt në qeli për 17 ditë. 3 ditë pas aksidentit një 17-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në spital. Profesori duhet të vijë në vendin tonë të premten e fundit të çdo muaji për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje.
25 Tetor, 11:51 -
15 mijë euro garanci pasurore, lirohet nga qelia profesori italian që u përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari shqiptar! Dje u kthye në Itali
Vendimi për lirimin e profesorit italian u mor dy ditë më parë nga Gjykata e Fierit. Profesori Michele D’Angelo duhet të paraqitet të premten e fundit të çdo muaji para oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Fierit.
24 Tetor, 12:18 -
Përfundoi në burgun e Fierit pas aksidentit, profesori italian: S’po kërkoj dhembshuri, por të vërtetën! Kam besim në punën e autoriteteve shqiptare
Profesori, përmes bashkëshortes së tij, rithekson besimin tek institucionet vendase: “Kam besim në punën e autoriteteve shqiptare dhe në aftësinë e tyre për të vlerësuar çdo element me paanshmëri.”
30 Shtator, 22:57 -
U përfshi në aksident, gruaja e profesorit italian të burgosur në Shqipëri: Michele po shkatërrohet në qelinë e tij! Tani qeveria duhet ta sjellë në shtëpi
Profesori italian Michele D’Angelo, i izoluar prej gati dy muajsh në burgun e Fierit pas një aksidenti rrugor ku humbi jetën një 16-vjeçar, përmes partneres së tij apelon për lirinë e tij. Bashkëshortja, Vanessa Castelli, i kërkon kryeministres italiane Meloni dhe institucioneve të Romës ndërhyrje për transferimin e procesit në Itali.
29 Shtator, 12:30 -
Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit pas aksidentit rrugor, media italiane: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare
Një profesor italian edhe me famë ndërkombëtare po mbahet prej dy muajsh në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti në datën 8 gusht në rrugën Levan-Fier, raportojnë mediat italiane. Në njoftimin e policisë shqiptare pèr aksidentin. shkaktar raportohej profesori italian.
26 Shtator, 21:48 -
