-
Ekzekutimi i ish-policit Malko, GJKKO dënon me 130 vite burg për 5 anëtarët e grupit, 30 për Leonard Dukën! I vëllai shpallet i pafajshëm
Gjykata e Posaçme dënoi me 30 vjet burg Leonard Dukën për vrasjen e Santiago Malkos dhe shpalli të pafajshëm vëllain e tij Erlis Duka. Në total për 5 të pandehur u dhanë 130 vite burg, gati 7 vjet nga ngjarja e rëndë. Më herët me vendim të formës së prerë janë dënuar Blendi Teta e Ilir Selmani. Vrasja e Malkos dyshohet se u bë prej miqësisë së tij me të zhdukurin Ervis Martinaj, armik i klanit “Daka”.
21 Janar, 13:03
