-
Shkodër/ Gazetari Ervin Dushi kallëzim në polici: U dhunova nga pronari i një marketi dhe 2 të tjerë, shkak denoncimi për kërcënimin e një qytetari
Gazetari Ervin Dushi ka kallëzuar se ka rënë pre e dhunës në Shkodër. Me shenja në fytyrë, ai ka deklaruar se autorë të dhunës ishin 3 persona, njëri prej të cilëve Prelë Gjoni, pronar i një rrjeti marketesh në Shkodër. Shkak i dhunës, sipas gazetarit ka qenë një denoncim që ai kishte bërë më herët për kërcënimin e një qytetari nga Prelë Gjoni.
18 Maj, 22:53