-
Mbi 2 muaj gjyq, Veliaj ende pa 24 fashikuj e provat dixhitale! Dado: Do i shohësh në sallë! Shtyhet seanca, kryebashkiakut i pezullohen afatet e paraburgimit
Në seancën e parë me trupën e re gjykuese, avokati i kryebashkiakut Veliaj tha se nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikuj dhe provat dixhitale të dosjes. Prokurori Ols Dado tha se Veliaj ka marrë vetëm fashikujt që lidhen me të, ndërsa provat dixhitale do hapen gjatë procesit. Në seancën e radhës më 10 qershor, gjykata do shprehet për kërkesat e mbrojtjes. Gjykata refuzoi kamerat në sallë: Debati publik dëmton ecurinë e procesit.
26 Maj, 10:21