Gjykata e Posaçme nuk e lejoi transmetimin live të gjyqit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Edhe në këtë seancë, ku vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit.

Kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë, dhe seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj, të mos filmohet.

Ky vendim u kundërshtua nga avokati Plarent Ndreca, i cili në përfundim të seancës bëri me dije se i ka kërkuar Këshillit të Lartë gjyqësor që të shfuqizojë nenin 14 të një udhëzimi të 2023-shit të vetë KLGJ-së, që përdoret nga gjykatat për të mos lejuar transmetimin live të seancave.

Kliko këtu për të lexuar udhëzimin e KLGJ 


Lajmi kryesor:

GJKKO urdhëron: Veliajt t’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon në gjyq: Kafazi antikushtetues! Mungojnë 4 avokatë, shtyhet seanca