-
GJKKO nuk lejon transmetimin live të gjyqit për Veliajn, Ndreca i drejtohet KLGJ-së: Anuloni udhëzimin tuaj të 2023-shit që përdoret nga gjykatat për të ‘mbyllur’ seancat
Gjykata e Posaçme nuk e lejoi transmetimin live të gjyqit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Edhe në këtë seancë, ku vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit.
10 Qershor, 13:32 -
GJKKO urdhëron: Veliajt t’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon në gjyq: Kafazi antikushtetues! Mungojnë 4 avokatë, shtyhet seanca
Në Gjykatën e Posaçme dështoi edhe këtë të mërkurë seanca e parë e themelit të gjyqit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Shkak këtë herë është bërë mungesa e avokatëve të disa të pandehurve, ndërsa GJKKO i pezulloi afatet e paraburgimit Veliajt, i cili kishte mbrojtësin në sallë.
10 Qershor, 07:42 -
-
Mbi 2 muaj gjyq, Veliaj ende pa 24 fashikuj e provat dixhitale! Dado: Do i shohësh në sallë! Shtyhet seanca, kryebashkiakut i pezullohen afatet e paraburgimit
Në seancën e parë me trupën e re gjykuese, avokati i kryebashkiakut Veliaj tha se nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikuj dhe provat dixhitale të dosjes. Prokurori Ols Dado tha se Veliaj ka marrë vetëm fashikujt që lidhen me të, ndërsa provat dixhitale do hapen gjatë procesit. Në seancën e radhës më 10 qershor, gjykata do shprehet për kërkesat e mbrojtjes. Gjykata refuzoi kamerat në sallë: Debati publik dëmton ecurinë e procesit.
26 Maj, 10:21