Mbahet sot në GJKKO seanca gjyqësore për 11 të pandehurit e dosjes "Veliaj". SPAK pritet të lexojë pretencën për të pandehurit të cilët gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Biznesmeni Elman Abule, ish-deputetja e PS Klotilda Bushka e 10 të tjerë, kërkuan të gjykoheshin sipas procedurës së shkurtuar. Ndërkohë kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxaj dhe 17 të pandehur të tjerë, do të gjykohen sipas procedurës së zakonshme.
Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.
Kryebashkiaku Veliaj i vetmi me masë arresti në burg nga grupi i të pandehurve, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente









