-
-
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët, thirrje për distancim nga dhuna (VIDEO)
Pas molotovëve drejt policisë, protestuesit kanë hedhur të tjerë drejt Kullave Binjake. Policia i shoi menjëherë flakët në rrugë me fikëse zjarri. Uniformat blu po bëjnë thirrje për distancim nga aktet e dhunshme.
31 Tetor, 17:07 -
Protestuesit molotovë policisë, i spraps me ujë (VIDEO)
Kanë nisur sulmet e para të protestuesve me molotovë drejt efektivëve te kryeministria. Ata kanë hedhur disa prej tyre drejt autobotit të ujit, por pa arritur ta prekin.Policia po ndërhyn duke hedhur ujë. Vihet re se deri më tani nuk ka pasur përdorim të gazit lotsjellës. Protestuesit po sprapsen drejt Piramidës.
31 Tetor, 17:01 -
Protestuesit ‘lojëra’ te kryeministria, lazerë autobotit të ujit, i pasojnë gurë njëri-tjetrit (VIDEO)
Protestuesit po drejtojnë lazerë drejt autobotit të ujit që ndodhet në krah të kryeministrisë. Të tjerë, të maskuar, vijojnë sulmet me gurë.Dy protestues po përdorin gurët për të luajtur me njëri-tjetrin, duke i pasuar si ‘top’.
31 Tetor, 16:58 -
Protestat në Tiranë, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes: Nuk hedhim gurin e fshehim dorën, Kosova s’është rivale e Shqipërisë (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave në Shqipëri.
31 Tetor, 16:43 -
-
-
-
-
Tkurret protesta, vetëm një grup i vogël para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, shpërndahen me ujë
Pasi larguan militantët e PD-së, të rinjtë marshuan në shi drejt Kryeministrisë, ku protesta vijoi me pjesëmarrje të ulët. Të maskuarit shkulën gurë nga bulevardi dhe hodhën molotovë ndaj policisë, ndërsa efektivët ndërhynë me ujë me presion. Sulme me Molotov, gurë e djegie koshash ka pasur edhe Ministria e Arsimit.
31 Tetor, 15:43 -
Shiu shpërndan protestuesit, bie pjesëmarrja (VIDEO)
Ndërhyrja e policisë me ujë, pasuar edhe nga shiu, po shpërndajnë protestuesit. Një pjesë e mirë prej tyre janë pajisur me çadra e mushama, por ata po lëvizin drejt hyrjes së “Rrugës së Durrësit.”Disa prej tyre janë strehuar jashtë bizneseve, të cilat janë të mbyllura.&
31 Tetor, 15:35 -
-
-
Protestuesit e maskuar sulme me gurë e molotovë në drejtim të efektivëve, Policia ndërhyn me ujë me presion (VIDEO)
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish në dhunë, pasi protestuesit e maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë efektivët e policisë. Për t'i shpërndarë dhe për të ndalur sulmet, Policia ka ndërhyrë me ujë me presion.
31 Tetor, 15:24 -
Halloween dhe protestë, ‘kllouni’ djallëzor shfaqet në turmë (VIDEO)
Një protestues ka shfaqur kreativitet me maskimin e tij që në vend të kapuçëve të zinj apo syzeve, të përdorë maskën e një kllouni të frikshëm. Më pas, imiton edhe një të qeshur djallëzore.Maskimi i tij i përshtatet edhe festës së Halloween-it sot.
31 Tetor, 15:23 -
Studentët larguan demokratët nga protesta, Bardhi për Report Tv: Luftën e kemi me Ramën, jo me partitë e vogla (VIDEO)
Pas refuzimit të studentëve për të pranuar militantët dhe deputetët e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit, Gazment Bardhi tha për Report Tv se demokratët nuk e kanë betejën me partitë e vogla, por me kryeministrin Edi Rama.“10 apo 12 njerëz që kanë më sh
31 Tetor, 15:06 -
U arrestuan gjatë protestës, Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje mbesën e Martin Camajt dhe 27-vjeçarin
Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj dhe 27-vjeçari Besmir Pula kundërshtuan punonjësit e policisë, sulmuan me sende të forta instMinistrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash, duke dëmtuar pronën publike dhe bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit.
31 Tetor, 15:06 -
-
Protestuesit zjarr koshave të mbeturinave, policia hedh ujë (VIDEO)
Mes sulmeve me gurë të protestuesve të maskuar ndaj policisë dhe zjarreve në koshat e mbeturinave, policia ka nisur të ndërhyjë me hedhjen e ujit. Një autobot është afruar dhe po hedh ujë për të fikur flakët në kazanët e mbeturinave.“Polici e krimit”&
31 Tetor, 14:56 -
Deputetët e PD distancohen nga protestuesit, Balliu ‘komanda’ në telefon (VIDEO)
Për të shmangur incidentet me protestuesit te Ministria e Arsimit, deputetët e PD janë tërhequr më në hyrje të “Rrugës së Durrësit.”Në protestë shihet edhe Klevis Balliu që mbulon gojën me dorë ndërsa komunikon në celular.
31 Tetor, 14:48