-
Ergys Mërtiri: Kush e pengon PD-në të organizojë protestën e saj, që t'i duhet të vjedhë e grabisë protestat e të tjerëve?
Deri diku mund të themi se ka arritur ta zbehë, duke e njollosur me praninë e njerëzve të tij, përfshirë këtu edhe me deklaratat e turpshme ku pretendon se është ai organizatori i tyre, por jo deri në fund. Qytetarët e kanë kuptuar deri diku këtë lojë dhe, një pjesë e mirë, arrijnë të ndajnë protestën e vërtetë nga përpëlitjet e tij për mbijetesë.
1 Nëntor, 09:07 -
Sofra e gurtë para Kryeministrisë! Pas disa refuzimeve, Rama fton sërish protestuesit për dialog (VIDEO)
Ditën e djeshme në Tiranë kishte pjesëmarrje të ulët të protestuesve dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
1 Nëntor, 08:45 -
Adriatik Doçi: Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës
Pronësia mbi protestën dhe çdo akt revolucionar është jetike për PD-në, rrjedhimisht për Familjen Berisha. Vetë Sali Berisha nuk i është bashkuar protestave të Flamingove dhe studentëve, për të evituar ndonjë incident dhe përballjen me jehonën në shesh 'Rama n'burg, Berisha n'burg'.
1 Nëntor, 08:37 -
Ben Andoni: Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!
Në mandatin e katërt, Rama 2026 mbetet në hije të njeriut të lirive të vitit 2013 dhe përsëritje e njeriut-pushtet që Shqipërisë nuk i ndahet në ekzistencën e vet. Pushtet absolut. Parti Socialiste e vendosur tashmë në rresht dhe ndonjëherë me disa vetëkritika të zbehta. Pushtet Ekzekutiv me fuqi të mëdha dhe tejet i larguar nga njerëzit.
1 Nëntor, 08:03 -
Aktet e dhunshme në protesta, Duraj: Të zakonshme! ‘Ndizet’ debati, Morava s’duron: Po i minimizon, je pro dhunës!
Diskutimi lidhur me protestat e dhunës kaloi në një debat në studion e Report Tv midis Kostana Moravës dhe Alban Durajt. Sipas avokatit, në çdo protestë ka akte vandale, ndërsa moderatorja iu përgjigj se deklaratat e tij janë minimizim i dhunës dhe përkrahje e saj.Alban Duraj: Çdo protest&e
31 Tetor, 22:30 -
Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Zef Brozi tha se i mbështet plotësisht protestat pasi vetë ka qenë pjesë e tyre, por nuk përkrah dhunën. Sipas tij, më të rrezikshmit janë ata që i financojnë të rinjtë e të miturit për t’i kryer aktet e dhunshme. Mesazhi i tij kryesor për protestuesit është të protestojnë paqësisht, policia të tregohet e matur dhe Shqipëria të mos përgjaket e digjet.
31 Tetor, 22:16 -
Protestat e dhunshme, Kostana Morava: Po manipulohen, kanë linçuar këdo që s’iu bashkua! Njerëzit heshtin nga frika, askush s’e do dhunën
Kostana Morava ka shprehur haptazi skepticizmin e saj lidhur me protestat e më shumë se dy javëve të fundit që janë karakterizuar nga dhuna. Moderatorja është e bindur se numrat virtualë janë shumë më të lartë se ata realë, çka ndikon edhe në vetë vërtetësinë e protestës. Sipas saj, ka vetëm një rrugë që protestuesit t’ia dalin mbanë.
31 Tetor, 21:40 -
Protestuesit refuzuan militantët e PD, Berisha: Ramës i dështuan përpjekjet për përçarje! Kryedemokrati thirrje: Protesta ka nevojë për mbështetje (VIDEO)
Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se u përpoq të krijonte përçarje, ndërsa vetë shprehu sërish mbështetje për protestuesit dhe nxiti të tjerë të bënin të njëjtën gjë. Sipas kreut të PD, përpjekjet për të krijuar përçarje u ndërmorën nga Arlind Qori dhe policia, por nuk ia dolën.
31 Tetor, 20:18 -
-
Protestueset ironizojnë me veshjet e policisë për Halloween: Maska më e frikshme (VIDEO)
Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloween. Njëra prej tyre mban në duar një pankartë ku ironizon ‘blutë’.“Maska më e frikshme sot për sot, policia”, thuhet në të.
31 Tetor, 19:25 -
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Alban Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit, kërkon të përvetësojë protestën e të rinjve
Partia Demokratike ka dështuar të përfaqësojë opozitën në vend dhe tani po përpiqet të marrë kontrollin e protestës së të rinjve. Kështu e komenton analisti Alban Daci në Report Tv përplasjen mes protestuesve dhe militantëve të PD-së.
31 Tetor, 19:17 -
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, policia reagon me spraj, lëndohet edhe një gazetare! Qytetari kërkon ndryshimin e Kushtetutës (VIDEO)
Një grup i vogël protestuesish janë rimbledhur para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj, ndërsa gjatë incidenteve është lënduar edhe një gazetare. Një prej protestuesve kërkoi ndryshimin e sistemit politik dhe hartimin e një Kushtetute të re, duke akuzuar Ramën dhe Berishën se kanë krijuar
31 Tetor, 19:00 -
Protestuesit përzunë militantët e Berishës, Alibeaj për Report Tv: Nis gara se kush do të jetë opozita, dy kandidatë për Tiranën në zgjedhjet e 9 majit
Përplasja mes të rinjve protestues dhe militantëve të Partisë Demokratike, të cilët u përzunë nga para Ministrisë së Arsimit, sipas Enkelejd Alibeajt ka nxjerrë në pah ndarjen mes opozitës së vjetër dhe asaj që po lind nga protesta.
31 Tetor, 18:50 -
Kur protesta pa kufij takon opozitën pa skrupuj
Deputetë dhe përfaqësues të PD-së u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe në momentin që kuptuan se ishin pak, vendosën të marshonin drejt Ministrisë së Arsimit, ku protestonte një grup studentësh dhe aktivistësh të rinj, çka e tensionoi protestën dhe shkaktoi përplasje mes dy grupeve.
31 Tetor, 18:18 -
-
Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, hedhin molotovë te ‘Myslym Shyri’! Policia marshim (VIDEO)
Protestuesit kanë hedhur molotovë në disa pika në rrugën “Myslym Shyri.”Protestuesit janë shpërndarë në pika të ndryshme rreth qendrës së Tiranës. Ndërkohë, policia gjithashtu po marshon dhe u është vënë pas.Më herë
31 Tetor, 18:11 -
-
-
Uji shpërndan protestuesit, policia merr ‘kontrollin’ e bulevardit (VIDEO)
Policia ka ndërhyrë përsëri me ujë për të zhvendosur protestuesit, pas disa sulmeve radhazi me molotovë.Protestuesit duket të jenë shpërndarë, ndërsa ndërhyrja është e gjithanshme, nga Piramida drejt ish-hotel ‘Dajtit’ dhe Ministrisë së Brendshme.
31 Tetor, 17:24 -