-
‘Territorialja’, kryetari i Fushë-Arrëzit: Shkrirja e bashkive prek 300 mijë qytetarë! Mbështetet nga kryebashkiaku i Memaliajt e Korreshi (VIDEO)
Hilë Curri, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, është mes protestuesve që kundërshtojnë reformën territoriale. Ai thotë se nga 15 bashkitë që do të shkrihen, preken 300 mijë protestues. Fushë-Arrëzi është bashki që do të bashkohet me Pukën.&
8 Tetor, 11:34 -
Situatë e tensionuar te flamingot, policia hedh spray me piper! Lëndohet një protestues (VIDEO)
Tensionohet edhe më tepër situata përpara parlamentit, aty ku ndodhen flamingot. Policia ka përdorur spray me piper ndaj tyre. Një protestues është lënduar pasi spray i ka rënë në sy. Pranë tij shihen disa të tjerë duke u përpjekur ta ndihmojnë duke i hedhur ujë e solucion.
8 Tetor, 11:21 -
Policia ndan me kordon sigurie protestuesit e PD dhe flamingove! Përdoret spray me piper te militantët e Berishës (VIDEO)
Policia po shtyn protestuesit që tentojnë të kalojnë kordonin e sigurisë te Xhamia e Namazgjasë. Efektivët po përdorin edhe spray me piper. Vihet re se kordoni i policisë është vendosur në mënyrë të tillë që të ndajë protestuesit e PD nga ata të flamingove.Nd&
8 Tetor, 10:57 -
Bardh Spahia lë seancën plenare dhe shkon në protestë, përpiqet të çajë kordonin e efektivëve (VIDEO)
Bardh Spahia dhe një tjetër zyrtar po përpiqen të çajnë kordonin e efektivëve pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku ndodhen protestuesit e PD. Në Kuvend vijon seanca, por disa deputetë e kanë braktisur për të shkuar pranë protestuesve.Veç Spahisë, janë edhe Klevis
8 Tetor, 10:52 -
Balliu i kërkon policisë t’u lirojë rrugën protestuesve! Thirrje nga turma drejt efektivëve: O serb, ke mësuar shqip (VIDEO)
Klevis Balliu i ka kërkuar efektivëve të largohen dhe të lirojnë rrugën që protestuesit të vijojnë lirisht, pa u penguar.Klevis Balliu: Hapni rrugën! Nuk e kanë me ju! Mos e bëni personale me njerëzit! Sa drejtorë policie duhet të futen në burg? Shkoni fliteni me shefin! Perimetri
8 Tetor, 10:50 -
Protestuesit bllokojnë rrugën, përplasen me drejtuesit e mjeteve (VIDEO)
Një përplasje ka ndodhur mes qytetarëve dhe protestuesve të grumbulluar te Xhamia e Namazgjasë.Këta të fundit kanë bllokuar kryqëzimin te “Rruga e Elbasanit” që shkon drejt Xhamisë së Namazgjasë. Një drejtuese mjeti kërkon të kalojë, por protestuesit e dëbojn&a
8 Tetor, 10:34 -
-
Protestuesit sjellin pulë, shpendi ‘struket’ pas policëve! Thirrjet: Deputetë frikacakë, keni frikë nga veza (VIDEO)
Protestuesit e flamingove kanë lëshuar një pulë në rrugën para parlamentit, e cila është strukur pas efektivëve.“Keni frikë nga veza! Keni frikë nga pula! Deputetë frikacakë!”, thërrasin ata.
8 Tetor, 10:28 -
Protestuesit e PD nisen nga selia, ‘harrojnë’ Berishën në banderolë: Rama n’burg, Belinda n’burg
Protestuesit e mbledhur në selinë e Partisë Demokratike janë nisur drejt parlamentit. Ndryshe nga ç’tha Sali Berisha se do të jetë një nga protestat më të fuqishme, numri i pjesëmarrësve është i ul
8 Tetor, 10:07 -
Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
Thirrjes së dytë të PD-së për protestë kundër reformës territoriale iu përgjigjën më pak se 20 mbështetës, ndërsa paradite ishin mbledhur rreth 100. Protestat e PD-së dhe “Revolucionit Flamingo” u shoqëruan me përplasje me policinë. Policia shoqëroi 8 protestues.
8 Tetor, 09:36 -
-
Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren (VIDEO)
Kuvendi do të nisë pas pak dhe policia ka marrë masat në terren për shkak të protestës së paralajmëruar. Përveç flamingove, edhe PD ka lajmëruar se do të kundërshtojë brenda e jashtë Kuvendit votimin e reformës së re territoriale që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.
8 Tetor, 08:52 -
Incident pranë Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika sulmon makinën e Ramës! Arrestohet nga Policia (VIDEO)
Nga pamjet duket se aktivisti Lika ka sulmuar makinën e kryeministrit Edi Rama, pasi ajo shoqërohej edhe nga një eskortë mjetesh të tjera. Menjëherë pas sulmit, forcat e Policisë bënë të mundur vënien e tij në pranga.
7 Tetor, 22:41 -
-
Ylli Pata: Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?
Revolucioni i Flamingove ishte një lëvizje anti-Trump, duke e përdorur Shqipërinë, e Edi Rama u bë një digë politike për ta bllokuar atë lëvizje. Për këtë Rama ka marrë koston e tij të qarqeve të mëdha politike, porn ë fund të fundit politika ka kosto, e Rama në këtë rast nuk është në fillimet e tij.
6 Tetor, 21:23 -
Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Gazetari Bledi Mane e cilëson sulmin me vezë ndaj tij si një veprim të mirëorganizuar nga protestuesit. Ai akuzon publikisht Arlind Qorin dhe Agron Shehajn si përgjegjës, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se i shërben qeverisë. Pavarësisht hetimit të policisë, Mane nuk do të bëjë kallëzim penal ndaj protestuesve.
6 Tetor, 17:54 -
Filip Çakuli: Kur protesta kërkon imunitet nga humori
Protesta ka të drejtë të bërtasë. Humori ka të drejtë të qeshë me të. Këto nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një protestë që kërkon të rrëzojë një qeveri duhet të ketë mjaftueshëm besim te vetja për të duruar edhe një shaka. Një president i njohur francez nuk ndihej mirëditën që gazetat nuk talleshin dhe nuk karikaturonin atë.
6 Tetor, 16:12 -
Policia nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane: E drejta e protestës nuk mund të përdoret për të kanosur të tjerët
Policia e Shtetit thotë se ka nisur hetimet për sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane, i cili u sulmua një ditë më parë me vezë nga një grup protestuesish, mes tyre edhe një i mitur. Policia thotë se e drejta e protestës nuk mund të p
6 Tetor, 14:42 -
Nisin hetimet për sulmin ndaj Bledi Manes! Gazetari: Më kërcënuan për shkak të detyrës dhe mendimeve të mia, kishte edhe të mitur (VIDEO)
Një grup protestuesish, përfshirë edhe një të mitur, rrethuan dje gjatë protestës gazetarin Bledi Mane, të cilin e sulmuan me vezë, por siç thotë ai edhe me një gur të vogël pas koke.
6 Tetor, 11:02 -
I mituri godet me vezë në protestë, Unioni i Gazetarëve dënon sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane: E papranueshme, autorët të përballen me ligjin
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar sulmin verbal dhe fizik ndaj gazetarit Bledi Mane, gjatë protestës së zhvilluar dje në kryeqyet. Në një reagim, UGSH thekson se gazetari është përballur me agresion verbal, hedhje sendesh të forta dhe vezësh.
6 Tetor, 07:11