-
Fier/ Tjetërsimi i 1143 hektarëve tokë në Seman, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë
Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, i akuzuar se përfitoi 1143 hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë.
1 Tetor, 10:23 -
-
Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Gjykata e lë në burg
Pas Semanit, Prokuroria e Fierit ka zbuluar një tjetër skandal për tjetërsimin e pronave, ku i përfshirë rezulton sërish ish- kreu i Kadastrës, Ertis Shehu. Bëhet fjalë për 71.7 hektarë toke në Levan, të cilën ish drejtori në bashkëpunim me vartësin e tij Emiljano Ruko i kaloi me dokumenta false në emër të Ervin Habilajt, i cili ishte kompensuar më parë nga shtetit për të njëjtën pronë. Gjykata e Fierit la sot në burg, për të dy rastet, ish- kreun e Kadastrës, Ertis Shehu.
19 Shtator, 11:22 -
Fier, zbulohet skema e tjetërsimit të 1143 hektarë tokë në Seman, në pranga dy ish-drejtorët e Kadastrës dhe ‘pronari’! Sekuestrohet toka dhe 150 mijë euro
Kastriot Hasko u prangos për grabitjen e qindra hektarëve në Seman të Fierit. Bashkë me të u arrestuan dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit dhe juristi. Nga hetimet u zbulua se 72-vjeçari u bë pronar tokash në bregdet me letra false. Masat e sigurisë të dhëna nga gjykata u ekzekutuan nga policia, si dhe u sekuestrua prona.
17 Shtator, 10:17 -
Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumentet e pronësisë në Seman në 2024-ën
Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.
16 Shtator, 22:15